Martesa? Të doli ngjalë, e hëngre. Të dolli gjarpër, të hëngri.

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Duke lexuar neper internet gjeta kete shpreje ( thuhet qe eshte nga zona e Korces:p)

"Martesa? Të doli ngjalë, e hëngre. Të dolli gjarpër, të hëngri."

Ju si do e shpjegoni?
Martesa eshte nje llotari? Ca kan fat e fitojne...e ca humbin( se keshtu eshhte dhe ne jete, jo te gjithe fitojne?!)

Per ju qe jeni te martuar, si ndryshon jeta mbas marteses ( kjo nqs ka ndryshime).

Shprehje tipike-shqiptare-injorante.

E martesa nuk eshte kurrsesi nje llotori, qe te ra rastesisht. Eshte nje zdjedhje e jotja personale bazuar ne ndjenjat qe ke per ate person. Dashurine per te. E pastaj njeriu merr vendime te tipit-nuk jetoj dot pa ty- u r the ONE per mua. Dhe i jep asaj lidhje me shume kuptim duke e kurorezuar me Martese. Por kjo martese nuk te erdhi nga qielli kshu fare papritur. Ti shpenzove kohe dhe attentin kundrejt ketij personi. Dhe per aq kohe besoj se u njohte me te mirat dhe keqiat qe ka. Dhe ashtu e pranove. Nuk ka as fitore dhe as humbje ne kete mes. Thjesht nese di tja vesh kufirin e lirise aty dhe ku fillon jotja, as nuk ha gje dhe as nuk i fut gje. Lol
 
Martesa? Të doli ngjalë, e hëngre. Të dolli gjarpër, të hëngri.

un e kuptoj kshtu:
te doli ngjal e hengere-te ra grua e mire |burre i mire do jetosh e lumtur bla bla
te doli gjarper te hengri-te ra grua e keqe|burr i keq oj nene cdo te gjej........
hihiihihihi
 
Edhe une jam dokort me shokun me siper qe shprehje injorante e shqiptareve , mertesa ska as me te futme as me te hengme po nejse ...
 
Kjo shprehje eshte e vjeter dhe mund te kishte vend me parë kur martesat ishin me shkesë,por tani eshte kohe tjeter dhe ke mundesi te njoher personin qe do te ndash jeten me te...
 
Shprehia mund te jete nga zona e Korces gjithsesi mbetet nje shprehi jo e vertete,madje nje krahasim jo me vend.Martesa mund te mbetet nje llotari por vetem me nje ndryshim te vogel,numrat qe do te dalin pas hedhjes se shortit jane te njejte,martesa eshte nje ene e mbushur plot, e cila vetem tre gishtat e pare i ka te mbushur me mjalte, me posht eshte e mbushur plot e perplot me m.. Sido qe te te dale ngjale apo gjarper perseri ka per te te vrare,ngjala do te te reshqase nga duart aq shume sa do te te lodhe dhe do i urroje vehtes qe te kishe perballe gjarprin nje te kafshuar dhe je i qete. I bashkangjitem mendimit te abstraction, nje martese e lumtur eshte ajo qe percakton kufijte e secilit.Meqense nuk jam i martuar,kur te martohem dhe te kem konsumuar tre gishtat e pare atehere mund te jap nje pergjigje te vertete,jo imagjinare si ajo qe dhashe tani.
 
Shprehje tipike-shqiptare-injorante.

E martesa nuk eshte kurrsesi nje llotori, qe te ra rastesisht. Eshte nje zdjedhje e jotja personale bazuar ne ndjenjat qe ke per ate person. Dashurine per te. E pastaj njeriu merr vendime te tipit-nuk jetoj dot pa ty- u r the ONE per mua. Dhe i jep asaj lidhje me shume kuptim duke e kurorezuar me Martese. Por kjo martese nuk te erdhi nga qielli kshu fare papritur. Ti shpenzove kohe dhe attentin kundrejt ketij personi. Dhe per aq kohe besoj se u njohte me te mirat dhe keqiat qe ka. Dhe ashtu e pranove. Nuk ka as fitore dhe as humbje ne kete mes. Thjesht nese di tja vesh kufirin e lirise aty dhe ku fillon jotja, as nuk ha gje dhe as nuk i fut gje. Lol

Kjo është thënë nga përvoja dhe aspak nuk është injorancë!
Duhesh të kesh parasysh edhe kohën kur është thënë dhe sipas
mënyrës se si janë martuar njerëzit atëherë, do të duhej të ishte
e saktë.

Në realitet vetë jeta është një lloto, nuk dihet ç'të pret në jetë.
Poashtu edhe martesa. Thot një fjalë popullore: "për ta njohur dikend,
të duhet një thes kryp ta hash me të"! Njeriun mund ta njohësh
vetëm sipërfaqësisht. Ka edhe aso njerëz, që kurr këmbët
nuk i qesin menjëherë! Duhet të vie një situatë e veçantë, që ta tregojë
fytyrën e vërtetë!
 
Martesa eshte si puna e gjelles qe gatuhet ,,,nese i ke te gjitha perbersit e gatimit dhe guzhinieret dine ti gatuajne atehere gjella do dali super e mire ....dhe ne rastin konkret martesa kerkon perbersit e saj (respektin , besimin ,perkushtimin etj etj ) nese burri dhe gruaja i njohin keto parime atehere nuk ka martese te deshtuar .
 
Kjo është thënë nga përvoja dhe aspak nuk është injorancë!
Duhesh të kesh parasysh edhe kohën kur është thënë dhe sipas
mënyrës se si janë martuar njerëzit atëherë, do të duhej të ishte
e saktë.

Në realitet vetë jeta është një lloto, nuk dihet ç'të pret në jetë.
Poashtu edhe martesa. Thot një fjalë popullore: "për ta njohur dikend,
të duhet një thes kryp ta hash me të"! Njeriun mund ta njohësh
vetëm sipërfaqësisht. Ka edhe aso njerëz, që kurr këmbët
nuk i qesin menjëherë! Duhet të vie një situatë e veçantë, që ta tregojë
fytyrën e vërtetë!

per vete kohen atehere, mua tani me duket injorance pra. Nuk me duket ndonje zgjuarsi qe duhet ti mburrim ato qe e praktikuan keto lloj martesash, qe vec martesa nuk kane qene per to. Sepse po ta analizosh shih cfare epitetesh perdorin, ngjale dhe gjarper= te hane.

Askush nuk hane askend sot. Mastesat behen me deshire dhe vullnet te plote, dhe me vetedije. Nese nuk funksionon, ndodh shpesh ska nevoj per kafshime dhe ngrenie.
Jeta eshte gje tjeter dhe martesa tjeter.
 
Me pelqehu shume shpreja e Ricky_ch: "për ta njohur dikend,
të duhet një thes kryp ta hash me të"

Dhe smund te them tjeter gje pervec se ka te drejte ne gjithe postimin e tij. Eshte e vertet qe ne ditet tona martesat nuk behen me pa e njoftur partenerin, dhe ne shume raste me nje bashkjete qe zgjat disa vjet para marteses...
Por me kohen njerzit ndryshojne, nderhyn dhe monotonia....mos me thoni qe mbas 10-15 vj e doni gruane/burrine si ne diten e pare kur u dashuruat...me kohen dhe dashuria transformohet, maturizohet... e te gjitha keto mund mos jene pikerisht ne anen pozitive, mund te zgjohesh nje dite qe se njef ate qe ke ne krah...
Pastaj nqs jetoje disa vjet me te, mund te kesh sigurine qe e njef 100%, qe e di se si do sillet ne nje situate x ose y?
 
po ngaterrohesh kot tani me duket, c'lidhje ka monotonia me njohjen? Monotonia eshte pjese e nje lidhje nuk diskutohet, por ama e ke ne dore qe here pas here i jep nje te shkundur asaj. Por prape nuk vjen se nuk e njeh partnerin po bie "viktime" e jetes monotone. Kjo ndodh te te gjithe pak a shume.

Dhe yes une do thoja qe filan person qe e dua shume, e njoh 100% me mire se ajo qe e ka sjelle ne kete jete. How about that?!
 
abstraction Shprehje tipike-shqiptare-injorante.

E martesa nuk eshte kurrsesi nje llotori, qe te ra rastesisht. Eshte nje zdjedhje e jotja personale bazuar ne ndjenjat qe ke per ate person. Dashurine per te. E pastaj njeriu merr vendime te tipit-nuk jetoj dot pa ty- u r the ONE per mua. Dhe i jep asaj lidhje me shume kuptim duke e kurorezuar me Martese. Por kjo martese nuk te erdhi nga qielli kshu fare papritur. Ti shpenzove kohe dhe attentin kundrejt ketij personi. Dhe per aq kohe besoj se u njohte me te mirat dhe keqiat qe ka. Dhe ashtu e pranove. Nuk ka as fitore dhe as humbje ne kete mes. Thjesht nese di tja vesh kufirin e lirise aty dhe ku fillon jotja, as nuk ha gje dhe as nuk i fut gje. Lol[/QUOTE]

UNE BASHKOHEM ME MENDIMIN TEND E LEXOVA ME VEMENDJE DHE ME PELQEU
KURSE E DYTA PER TY SWETZZINNA;ESHTE E SIGURT QE KJO SHPREHJE NUK ESHTE NGA KORCA SEPSE UNE NUK E KAM DEGJUAR NDONJEHERE NE KORCE KETE SHPREHJE
 
po ngaterrohesh kot tani me duket, c'lidhje ka monotonia me njohjen? Monotonia eshte pjese e nje lidhje nuk diskutohet, por ama e ke ne dore qe here pas here i jep nje te shkundur asaj. Por prape nuk vjen se nuk e njeh partnerin po bie "viktime" e jetes monotone. Kjo ndodh te te gjithe pak a shume.

Dhe yes une do thoja qe filan person qe e dua shume, e njoh 100% me mire se ajo qe e ka sjelle ne kete jete. How about that?!

Po mire nqs ti e njef 100% ate qe do shume, shpresoj mos kesh nje zhgenjim te madh nje dite.... Po ai te njef ty me mire se sa mamaja jote?!
 
Njeriu është si një vullkan i fshehur, kurr nuk dihet kur do të eksplodojë!

Sa i përket monotonisë: ajo vie nga mungesa e interesit për diçka!
اka don të thot se me kalimin e kohës, pasi që njeriu është fleksibël,
ndryshojnë dëshirat e pasionet e tij ndaj diçkaje.
Në këtë rast edhe ndaj personit më të afërt në jetë!
Po flas për vete, e dua gruan time shumë, mirëpo me kalimin e kohës
sytë po e ndërrojnë edhe drejtimin! E një ditë nuk dihet çfarë mund të
bëjë! Për këtë vendos situata në të cilën unë do të gjendem!

Sa për Abstraksionin, ajo po tregon siguri të madhe e ishallah i del
ashtu si po mendon!
 
Po per krizen e mashkullit 40 vj? Egziston?
Une kam pershtypjen qe egziston dhe tek femra nje krize e till, sepse arrine nje moshe pjekurie nga te gjitha pikepamjet dhe te "ha" frika qe do plakesh e sdo jesh me i/e mire per asgje...
Po ashtu, njerzit kur pesojne nje depresion te madh ( humbje pune, aksident, vdekje e motive te tjera) ndryshojne, disa ja marrin rruges alkoolit, cigares ose dhe me keq drrogave...

Si mund ti parandalosh disa gjera qe as e di qe do ndodhin? Ne sdime ca do ndodhi ne sekonden tjeter edhe jo me se ca ndryshoj ai qe ke afer...
Une jam dakord qe e njef ne nje pjes te mire, por asnjex sdo votoja per njofje absolute...sepse absoluti nuk egziston... dhe kjo na sjell tere surprizat qe na bejne jeten me te bukur, ose me pak te bukur
 
Jo që ekziston, por edhe njoh disa personalisht që janë në krizë!
Për pak e shumë del flaka! Jo pse e shikove, jo ja bëre me sy etj. etj.
Një ditë e dij se edhe unë do të plakem dhe nga përvoja përgatitem
që këto gjëra të mos më befasojnë!
 
Njeriu është si një vullkan i fshehur, kurr nuk dihet kur do të eksplodojë!

Sa i përket monotonisë: ajo vie nga mungesa e interesit për diçka!
اka don të thot se me kalimin e kohës, pasi që njeriu është fleksibël,
ndryshojnë dëshirat e pasionet e tij ndaj diçkaje.
Në këtë rast edhe ndaj personit më të afërt në jetë!
Po flas për vete, e dua gruan time shumë, mirëpo me kalimin e kohës
sytë po e ndërrojnë edhe drejtimin! E një ditë nuk dihet çfarë mund të
bëjë! Për këtë vendos situata në të cilën unë do të gjendem!

Sa për Abstraksionin, ajo po tregon siguri të madhe e ishallah i del
ashtu si po mendon!

Sa vjet te duhet ty te njohesh gruan tende qe fle me nje krevat kshu ? Kur te plakesh te shkosh nja 80 vjec dhe athere do thuash "Once upon a time.. njihja filanen" .Lol
 
Pse martesa është veç për një ditë?
Apo për tërë jetën?

O Ricky se na lodhe. Lol

Po flasim per martesen ketu. Dhe po per long term martese. Se cte sjell jeta eshte gje tjeter, fatkeqesira, gezime jane pjese e jetes. Por te thuash nuk e njeh njeriun qe do lidhesh jeten me duket absurde pra. Nese ai person mbas 20 vjetesh, kur fillon e plaket dhe lajthit do jene nje sere faktoresh qe e shtyn ate person deri aty. E te rrime te "investigojme" apo analizojme faktoret eshte teme me vete.

njohja si proces ne nje lidhje vjen normalisht, dhe nese ke ndjenja per ate person dhe te dy jane te hapur ne kete lidhje, gje qe dallohet lehte.. dhe nuk eshte e veshtire te njohesh ate person , do ndash krevatin, shtepine e te gjitha.
 
Ti më lodhe seriozisht!
Unë njoh vetëm një martesë, nëse ke fatin do të të del ngjalë,
përndryshe të del gjarpër dhe të përbin! Nuk e dij sa është vështirë
ta kuptosh se ndjenjat janë momentale dhe se ato ndryshojnë sipas
rrethanave kur jetojmë! Nuk është me rëndësi se sa kohë i duhet
njeriut të ndryshojë, por është fakt se ai do të ndryshojë dhe këtë askush s'mund
ta dijë në ç'përmasë do jetë ky ndryshim! Edhe një ta kesh të kjartë se
nuk jemi duke biseduar për arësyet se pse je martuar me një person,
aty kuptohet dashuria ndaj personit luan rol kryesor, kurse njohje
pothuajse s'ke aspak! Thjesht dashuria të bën të verbër dhe nuk sheh
më larg se hunda! Pra, besoj se e kupton që jeta e as martesa s'kan
garanci! Vetëm ndjenjat ndaj personit nuk mjaftojnë!

Pak më thjesht: njeriu vepron sipas situatës, andaj nuk mund të
thuash se e njeh njeriun. Ajo që njeriu "përbind" për hirë të dashurisë
apo familjes është krejtësisht diçka tjetër, mirëpo gjarpëri herëdo kurdo
mundet që të dalë në pah! Krejt kjo është filozofia e asaj thënjes
së vjetër që ti e ke vështirë ta kuptosh! E ai që e ka thënë mos mendo
se ka qenë budalla, por e ka thënë nga përvoja!
 
Epo kur te zgjidhni njeriun e duhur, mos vendosni vetem me syte e zemres po dhe te mendjes pra. Vertet dashuria ti merr mendt po jo aq sa ti humbesh fare. E nese ti do kesh syte ne ball dhe do dashurosh njeriun e duhur, nje njeri te mire.. e se besoj qe ky njeri do shkoj nga ekstremi ne ekstrem. Njeriu po ndryshon, po nuk jane ndryshime aq kolosoale qe te rrish e tja besh "WoW". E ta thashe nese njeri do ndryshoj mos harro se do vij si rrjedhoj e dicka-je te pabere.

Megjithate, vazhdoni besoji asaj thenies shekullore. Ai qe e tha ishte burre i mire posi. Lol
 
Dhashtë Zoti ty mos të daltë ndonjë gjarpër.
Sa për vete, unë i besoj asaj thënje dhe martesën time e udhëheq
me mençuri e dashuri: herë e tërheq, herë e lëshoj, njësoj
sikur kur e zë peshkun e madh! Mirëpo, nuk ka të bëj me atë
se sa e kam njohur partnerin. Në fakt kemi pasur shumë pak kohë.
Më pak se 24 orë! Por ja që llotoja ishte nga ana ime!

Nuk po dua të hyj më shumë në detaje, se sa ndryshon njeriu
më ka ndodhur vetë në familje dhe është diçka katastrofale.
Një dihet, në fillim janë të gjithë engjuj.....
 
Kjo shprehje eshte e vjeter dhe mund te kishte vend me parë kur martesat ishin me shkesë,por tani eshte kohe tjeter dhe ke mundesi te njoher personin qe do te ndash jeten me te...

Po pra,kete po mendoja dhe une..Tani njeh ate,familjen e tij/saj,dhe gjerat sjane aq te ndrydhura sa me perpara,me gruan qe duhet te mbaje koken ulur,ti sherbeje vjehrrit,vjehrres burrit ohuuuu..sot njeriun e njeh dhe po vendose te martohesh me te dihet qe e di cte pret ;)
 
Po me doli ngjal , e skuq dhe e ha avash avash , po me doli gjarper e hedh persri ne lume.
 
Dhashtë Zoti ty mos të daltë ndonjë gjarpër.
Sa për vete, unë i besoj asaj thënje dhe martesën time e udhëheq
me mençuri e dashuri: herë e tërheq, herë e lëshoj, njësoj
sikur kur e zë peshkun e madh! Mirëpo, nuk ka të bëj me atë
se sa e kam njohur partnerin. Në fakt kemi pasur shumë pak kohë.
Më pak se 24 orë! Por ja që llotoja ishte nga ana ime!

Nuk po dua të hyj më shumë në detaje, se sa ndryshon njeriu
më ka ndodhur vetë në familje dhe është diçka katastrofale.
Një dihet, në fillim janë të gjithë engjuj.....
Jam e sigurte qe me kohen do i kujtojne dhe ata fjalet e tua...

Ps: Une kur thash per njofje se kam fjalen qe se njef hic, thash se njef totalisht, dmthn tek 100%. E ajo % qe ngel pa njoftur, te sjell surpriza...
Asnjehere ske si te parashikosh se si do veproj nje person ne nje situate ( as ti , as ai)...
Dhe surprizat mund te vine nga te dyja anet, jo vetem nga ana mashkullit, por dhe nga ana e femres...
 
sa te cuditshem qe jeni. LoL
oK ja se po ta zberthej me mire ty.

Kjo shprehje eshte thene ne kohen e qepes, sepse atehere martesat beheshin qe ne djep , ose te martonin pa dijenin tende fare. E duke qene se burrin e takoje diten e pare te marteses, nuk dije se cte priste me ate njeri. Mund te dilte engjell , mrekulli po mund te dilte dhe gjarper nga ato qe te japin dru mjes-dreke-darke dhe nga ato qe ti laje kembet atij , vjerrit e te tjereve meshkuj qe kishte shpia.

Sot ne kohen e civilizuar keto gjera nuk ndodhin me. Sepse dy te rinj para se te martohen njihen mire me njeri tjetrin. Ti me thua mua nuk e njeh dot 100% ? :eek:hh:
Po si mi nuk e njeh 100 % ? Po nuk e njohe ti kush tjeter do ta njohi?
Njeriu si specie vertet eshte i komplikuar por ama gjithmone ka nevoje te hapet diku, te jete ai qe eshte ne te vertete. E duke qene se njeriu eshte gjithmone ne kerkim te gjysmes tjeter per te plotesuar vetveten me dashje apo pa dashje do hapet tek partneri.

Se nje lidhje fillimisht fillon me pelqimin, e pastaj vazhdon me dating-dashuri per ca kohe. Gjate kesaj kohe njeriu mundohet te jete sa me perfekt, nuk i shfaq te gjitha dobesite qe e karakterizojne , qe mund te jene si psh: xhelozi, nevrik, temper, me huqe , i dhunshem, i bute shume, qefli, pasiv, impotent, player... etc etc cilesi te tjera si keto.

E ti si person qe shef dicka tek ai, te kane lidhur ndjenjat qe ke per to, ne kete fillim je e verbuar nga dashuria, dakort por ama nese ti i jep lidhjes kohen e vet, do jesh ne gjendje te dallosh tipin dhe mentalitetin e partnerit te ardhshem.
Nga ky step do kalosh ne fejese, i jep lidhjes nje nuance me serioze. E gjithmone duke qene se e do konsiderosh partnerin tamam tendin do jesh me konfort ne qendrimin me te. Nuk do stepesh me, nuk do i mendosh gjerat mire para se te thuash dicka por do jesh me e hapur. Sepse do shpenzosh akoma me shume kohe me te, Do flesh- do ngriheni bashke nga gjumi, e do beni shume e shume gjera te tjera bashke qe don apo sdon ti do ti nxjerri ne pah shume cilesi ne dac te mire, ne dac negative.Ky eshte fakt. Sepse do perballesh nga sitatuat me te ndryshmet, do shikosh qe ai mund te jete xheloz i tepruar, mund te jete i dhunshem ose mund te jete dhe xhentil apo kavalier. E qe ketu mbasi do kalosh ca kohe fejese do balancosh cilesite e tij. Do jesh ne DIJENI se kush ai person qe do lidhesh jeten. E nese ka me shume cilesi pozitive pse jo , martohesh. Por ama e theksoj ti je ne Dijeni qe burri jot i ardhshem psh mund te jete pak xheloz dhe ti e pranon kete gje dhe move on with your life, duke e martuar ate. Por prape je ne dijeni te personit qe po marton. Nuk eshte se mbas 20 vjetesh papritur a pakujtuar te shkosh te mami dhe te thuash"ua mami nuk me doli ashtu sic e kisha menduar, me doli gjarper qeni" Lol

se e zgjata shume, po se kuptuat dhe kshu .. skam cu them me shume. :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top