Martesa e dytë, më stabile

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0502085812593_m.gif

Derisa shanset për shkurorëzim te martesa e parë janë 45%, në martesën e dytë ky rrezik bie në 31%, shkruan "Daily Mail".
Në martesën e dytë shpesh burrat janë më të lumtur osha jetësore, përvoja e dashurisë si dhe qëndrimet më reale, kontribuojnë që martesa e dytë të jetë më stabile. Kështu, çiftet në martesën e dytë janë më të lumtur dhe më të realizuar, ku shumë më rrallë vjen deri te shkurorëzimi, ka treguar një studim i Shoqatës britanike të martesës.

Sipas statistikave, gjasat që martesa e dytë të përfundojë me shkurorëzim janë 31%, derisa në martesën e parë ky rrezik është 45%, shkruan "Daily Mail". Përpos kësaj, shkencëtarët kanë zbuluar se gjasat më të mëdha për gjetjen e lumturisë hasen më shpesh te meshkujt, që janë në martesën e dytë.

“Marrë në përgjithësi, martesat e dyta janë më të suksesshme sesa të parat, sepse partnerët janë më të pjekur, më të gatshëm që të marrin përsipër obligime. Po ashtu, prit jet e tyre janë më reale, thotë udhëheqësi i studimit”, Harry Benson.

Ndër problemet më të shpeshta që i godet çiftet në martesën e dytë janë vështirësitë financiare, sidomos nëse kanë fëmijë nga martesa e parë dhe paguajnë alimentacion, por, marrë në përgjithësi, megjithatë janë më të lumtur.

Ekspertët shtojnë sesi njerëzit nga martesat e dështuara shpesh nxjerrin mësime, të cilat u ndihmojnë që të mos gabojnë në martesën e re. /Telegrafi/
 
Titulli: Martesa e dytë, më stabile

Nese flitet per shqiperi stabile eshte dhe e treta apo e katerta :) . ktu ku jetoj un dhe e dyta jo shume e marin mundimin te kurorezohen sepse nga divorci i se pares nese ka fmije mban dhe gruan dhe fmijet me buke . pastaj mendon per vete ....
 
Titulli: Martesa e dytë, më stabile

Ne fakt ne Shqiperi shumica martesen e dyte e kerkojne jo se nuk jane te lumtur me te paren, por sic e kerkon zakoni e dua nje djale, dhe gruaja e pare nuk di te "beje". :qan:
 
Titulli: Martesa e dytë, më stabile

ihihihihihihhihihihihi kjo eshte se ceshte .....cudira shqiptare ...
 
Titulli: Martesa e dytë, më stabile

Po normal që do të jenë më të mira,është çështje eksperience ,madje të 3-4-tat duhet të jenë edhe më të mira.Fundja ç'është martesa,një eksperiencë nga e cila mëson për t'u martuar më mirë herën tjetër :)
 
Pe: Martesa e dytë, më stabile

ne martesen e dyte cfare moshe kane bashkeshortet ?

ky studimi le te na shpjegoje perpara se cfare moshe kane bashkeshortet e martuar per here te dyte dhe me pas hajde e flasim .....

se sot jane bere te gjithe te ditur kush e kush te gjej diagnozen e gjithckaje ......
 
Titulli: Martesa e dytë, më stabile

edhe ka mundesi te funksionoje me mire , pasi korigjon gabimet, dhe je me i/e qarte,

Ps.. Ne Shqiperi nuk ecin k'to metoda :D
 
Titulli: Martesa e dytë, më stabile

mir e ke ti Zançe . po ça ti besh atyre qe e kane per zakon mos te dijne se nga lidhet gomari.
 
Titulli: Martesa e dytë, më stabile

Si i bije tek kjo shoqja ime qe u divorcua per te dytes here?! Qe eshte stabile ne divorcim ?
 
Mbase që është gocë e ndershme? lol Hajt se ka plot burra po hë, do gjejë të 3-të e të 4-tërt mos të tutet
 
Titulli: Martesa e dytë, më stabile

Citim: Derisa shanset për shkurorëzim te martesa e parë janë 45%, në martesën e dytë ky rrezik bie në 31%, shkruan
Keto studime te shkrijn,,,:p,,po normal qe do jete rreziku me vogel per ndarje tek martesa e dyte,,sepse bije kerkesa e "tregut" per nje mall te zhvlersuar njehere,,,hahahahahaha
Ama ndahet per here te dyte,,e ka fatin e martohet..per here te tret,,nuk ndahet kurre me,,,se e din se do ngel beqar/re i perjetshem/me,.hahahahahahahalol..;p
 
Titulli: Martesa e dytë, më stabile

Mbase që është gocë e ndershme? lol Hajt se ka plot burra po hë, do gjejë të 3-të e të 4-tërt mos të tutet

E di si eshte puna e nderit ketu ku jetoj une Iron ... Mire qe e ke , po c'te hy ne pune .... Pra per shoqen time apo te gjitha keto qe rriten ketu nuk con peshe fare dhe as per opinionin. Biles e pare me kete sy qe thu ti eshte shume e nderdhme se u martu dhe u nda. Te tjerat ndahen dhe nuk martohen me .... Dmth nuk kane nevoje per Bashkeshort, nese me kupton cf dua te them...
 
Titulli: Martesa e dytë, më stabile

Te gjithe ata qe jane te martuar vetem njehere per te pasur nje bashkshortesi me stabile athere shkururzoheni !
 
Titulli: Martesa e dytë, më stabile

f.0502085812593_m.gif

Derisa shanset për shkurorëzim te martesa e parë janë 45%, në martesën e dytë ky rrezik bie në 31%, shkruan "Daily Mail".
Në martesën e dytë shpesh burrat janë më të lumtur osha jetësore, përvoja e dashurisë si dhe qëndrimet më reale, kontribuojnë që martesa e dytë të jetë më stabile. Kështu, çiftet në martesën e dytë janë më të lumtur dhe më të realizuar, ku shumë më rrallë vjen deri te shkurorëzimi, ka treguar një studim i Shoqatës britanike të martesës.

Sipas statistikave, gjasat që martesa e dytë të përfundojë me shkurorëzim janë 31%, derisa në martesën e parë ky rrezik është 45%, shkruan "Daily Mail". Përpos kësaj, shkencëtarët kanë zbuluar se gjasat më të mëdha për gjetjen e lumturisë hasen më shpesh te meshkujt, që janë në martesën e dytë.

“Marrë në përgjithësi, martesat e dyta janë më të suksesshme sesa të parat, sepse partnerët janë më të pjekur, më të gatshëm që të marrin përsipër obligime. Po ashtu, prit jet e tyre janë më reale, thotë udhëheqësi i studimit”, Harry Benson.

Ndër problemet më të shpeshta që i godet çiftet në martesën e dytë janë vështirësitë financiare, sidomos nëse kanë fëmijë nga martesa e parë dhe paguajnë alimentacion, por, marrë në përgjithësi, megjithatë janë më të lumtur.

Ekspertët shtojnë sesi njerëzit nga martesat e dështuara shpesh nxjerrin mësime, të cilat u ndihmojnë që të mos gabojnë në martesën e re. /Telegrafi/

hajde rren hajde.
 
Titulli: Martesa e dytë, më stabile

Dale te matrohem nje her heren e par pastaj te shikoj per her te dyt :p :p
 
Pe: Martesa e dytë, më stabile

Po normal qe do jet me stabile nese ndahen kur jan afer 60es :D skan mo koh dhe lek per divorce se duhet me pronotu arkivolin lol
 
Pe: Martesa e dytë, më stabile

Sa komente paragjykuese qe po lexoj...Nejse do doja te shtroja nje pyetje edhe pse e di qe sdo marr pergjigje,keshtu funksionon ketu ne fakt pyet dicka edhe merr pergjigje per dicka komplet ndryshe lol...

Mund te me thote njeri : Cili eshte ndryshimi mes nje femre te divorcuar 1 here,2 here etj etj dhe nje femre qe ka bashkejetuar 6 muaj me nje mashkull,2 vjet me nje tjeter etj etj?Cila ka me shume ndershmeri?:)
 
Titulli: Pe: Martesa e dytë, më stabile

Eshte shume e vertet kjo qe thua ti... Martesa e ka humb vleren, pasi ciftet edhe para martetes bashkjetojn, bilem disa krijojn familje...martesa me duket figuron vec ne mendjen e njerezve si rite, asgje me teper... Sa per pyetjen tende ska dallim...per fat te keq...
 
Titulli: Martesa e dytë, më stabile

Sot njerzit martohen per mode, duan te mbushin albumin me foto te dasmes te veshur me vel dhe me kostume luksi. Ska rendesi qe ndahen pas dy ditesh per motive banale si psh: ai/ajo le pantoflat keq ne fund te krevatit, le tubetin e pastes se dhembeve pa tape, gerrhet naten gjate gjumit, e shume si keto gjera te vockla qe sjellin shurme zenka qe arrijne deri ne divors..! Ne martesen tjeter ndoshta i vene re keta gjera dhe nuk i perserisin..
Me kujtohet nje lajme ne Toscana(ketu afer meje) shkuan ne gjykate pas 8 oresh martese lol mbase martesa e dyte per keta persona do zgjase ndonje dite me shume. Por jo per gjithmone, siç bejne betimin:)
 
Titulli: Pe: Martesa e dytë, më stabile

Sa komente paragjykuese qe po lexoj...Nejse do doja te shtroja nje pyetje edhe pse e di qe sdo marr pergjigje,keshtu funksionon ketu ne fakt pyet dicka edhe merr pergjigje per dicka komplet ndryshe lol...

Mund te me thote njeri : Cili eshte ndryshimi mes nje femre te divorcuar 1 here,2 here etj etj dhe nje femre qe ka bashkejetuar 6 muaj me nje mashkull,2 vjet me nje tjeter etj etj?Cila ka me shume ndershmeri?:)

Eshte pyetje shume relative kjo dhe e gjere per diskutim, per te mos thene edhe shume e varfer per analize, ngase mungojne shumica e faktoreve. Ne te kater rastet qe ke sjelle femra munde te jete shume e ndershme por ka rastise qe ndarja te jete bere per nje ceshtje krejt tjeter. Poashtu ne te kater rastet femra munde te jete viktime e tradhetise nga mashkulli! Po ashtu ne kater rastet ndarja munde te jete si pjese e tradhetise se femraave, por perseri kam pershtypjen se kjo nuk ka te beje komplet me ndershmerine e tyre. Ato te shkretat munde te vuajne nga ndonje crregullim ****ual dhe nuk rrine dot pa mashkull nderkohe qe ne virtytet tjera munde te jene te jashtzakonshme. Ka hipoteza e hipoteza ne kete drejtim andaj sdua te paragjykoj me shume.
 
Pe: Titulli: Pe: Martesa e dytë, më stabile

Eshte shume e vertet kjo qe thua ti... Martesa e ka humb vleren, pasi ciftet edhe para martetes bashkjetojn, bilem disa krijojn familje...martesa me duket figuron vec ne mendjen e njerezve si rite, asgje me teper... Sa per pyetjen tende ska dallim...per fat te keq...

Me kuptove mire Princesha :) Kete doja te thoja qe skane vend paragjykimet nga martesat apo bashkejetesat qe krijohen...
 
Pe: Titulli: Pe: Martesa e dytë, më stabile

Eshte pyetje shume relative kjo dhe e gjere per diskutim, per te mos thene edhe shume e varfer per analize, ngase mungojne shumica e faktoreve. Ne te kater rastet qe ke sjelle femra munde te jete shume e ndershme por ka rastise qe ndarja te jete bere per nje ceshtje krejt tjeter. Poashtu ne te kater rastet femra munde te jete viktime e tradhetise nga mashkulli! Po ashtu ne kater rastet ndarja munde te jete si pjese e tradhetise se femraave, por perseri kam pershtypjen se kjo nuk ka te beje komplet me ndershmerine e tyre. Ato te shkretat munde te vuajne nga ndonje crregullim ****ual dhe nuk rrine dot pa mashkull nderkohe qe ne virtytet tjera munde te jene te jashtzakonshme. Ka hipoteza e hipoteza ne kete drejtim andaj sdua te paragjykoj me shume.

Jo jo plakush se kam ne kuptim aq te thelle,e kam fjalen qe nje femer e martuar(me nje certfikate martese te firmosur)qe divorcohet shihet me nje sy krejt tjeter,nga nje femer qe eshte e ndare nga nje bashkejetese...Per mua ska ndonje ndryshim ne kete gje...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top