-
- Anëtarësuar më
- Feb 26, 2009
-
- Mesazhe
- 2,158
-
- Reagimet e mara
- 1,269
-
- Mosha
- 70
-
- Vendndodhja
- Danimarkë
-
- Website i juaj
- www.radioprojekt.dk
MARSHI PËR LIRI NDAU SHAPIN NGA SHEQERI

Disa figura qendrore nuk morën pjesë në Marshin për Liri.
Dhe tani jam pak në dilemë si ta interpretoj këtë mospjesëmarrje.
Mos vallë e kuptuan se nuk e kishin vendin aty?
Mos ndoshta menduan se prania e tyre do ta zvetënonte marshin dhe se pjesëmarrësit do t'i shikonin me ndonjë sy jo fort dashamirës?
Apo, ndoshta, diku në ndonjë qoshe të fshehtë të ndërgjegjes së tyre, paska mbetur ende një grimë vetëdije, e cila këtë herë ua kujtoi peshën e fjalëve të tyre të dikurshme?
Sepse, nëse dikur për çlirimtarët janë dëgjuar edhe fjalë si „këta janë kriminelët“, atëherë sot mund të ketë qenë pak e vështirë për ta të dukeshin ( merrnin pjesë ) në një marsh që thërret për lirinë e tyre.
Por, po deshët, mund ta lexojmë edhe sipas logjikës së ndonjë militanti të zjarrtë anti-VV:
„Mos u ngutni t'i akuzoni! Ndoshta kësaj radhe nuk dolën për interesa të Serbisë!“
E, nëse është kështu, unë vetëm një gjë do t'u them:
Bravo! Një pikë vetëdije — më në fund.
Por mos ta teprojmë me lavdërime…
Marshi ishte për liri, jo për mrekulli.
*Faktikisht mrekullia ishte pjesëmarrja enorme e njerëzve, pa marrë parasysh ngjyrimet partiake dhe bindjeve të BABAllarëve partiakë - të vetëshpallur!