Mars, zbulohet zona me shenja jete

braziljania

Anëtar i Nderuar
Shkencetaret zbulojne nje tjeter sekret jetesor per planetin Mars. Syte elektronike te sondes Mars Reconnaissance Orbiter” te NASA-s kane zbuluar nje zone ne planetin e kuq, e cila mund te jete me e pershtatshme se zonat e tjera per te mirepritur zhvillimin e jetes.
Vendi i zbuluar quhet “Gropa e Nilit” dhe eshte i pasur me perberes karbonike e minarale te tjere qe gjenden edhe ne uje. Perberes te ngjashem jane vene re edhe ne zona te tjera por ne sasi me te vogla. “Gropa e Nilit” eshte nje zone me diameter 1500 kilometra.

Gjate viteve te para te jetes se tij, Marsi kishte nje atmosfere te perbere nga karboni anhidrik qe e bente ambientin marsian te ngjashem me ate te Tokes ne fillimet e evolucionit. Per kete, shkencetaret mendojne se ne planetin e kuq jane zhvilluar jete ne formen e njeqelizoreve.

“Edhe pse nuk kemi gjetur elemente karbonike qe te kene lidhje me atmosferen antike, kemi marre proveza nga e gjithe siperfaqja marsiane qe kishte gjurme te shirave te rene rreth 3.5 miliarde vjet me pare. Kemi zbuluar te pakten nje zone qe mund te kete qene me shume mikepritese e jetes se shume te tjera ne planet”, shprehet Bethany Ehlmann nga Universiteti Providence.



Top-Channel
 
Titulli: Mars, zbulohet zona me shenja jete

Brazilu ka 6 muaj qe ka dale ky lajm,megjithate teme interesante!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top