Marrja për torollake, a është kjo arsyeja se përse PPE i është përveshur keq Bashës?

Monique

With or Without u
Ashpërsia me të cilën ka reaguar lidershipi i PPE-së ndaj kreut të PD-së Basha dhe rrugëtimit të tij drejt bojkotit, është afirmimi më kokëfortë i kauzës së stisur të çadrës. Nëse reagimet e ashpra të Berlinit, Uashingtonit dhe Brukselit ndaj Bashës edhe mund të kontestoheshin, më vërejtjen e ndjekjes së një standarti handikap perëndimor të “mbylljes së njërit sy për hir të stabilitetit”, tek reagimet e PPE-se nuk mund te gjesh asnjë justifikim; aq më tepër kur është fjala për vetë Jozef Daul që nuk ka si ta honeps Ramën, ndaj së cilit – nëse ju kujtohet – këtu e 5 vjet të shkuara u shpreh dhe me gjuhën e Berishës ndaj tij, duke e kategorizuar tek individët me probleme psiqike.

Deri më tani, PPE thjesht ka treguar rezerva ndaj aksionit politik të motrës së saj të vogël shqiptare; por së fundi ajo e ka ashpërsuar gjuhën deri në kërcënimin e zbimit nga shtëpia. Si rregull politik, ajo duhet ta përkrahte kauzën opozitare, siç dhe Internacionalja Socialiste përkrahte Ramën kur ky i fundit ishte në opozitë. Dhe fakti që nuk e bën këtë gjë është vërtet ulëritës.

Pra, ç’po ndodh me PPE-në karshi sjelljes tekanjoze të PD-së, që në fakt është pak të thuash kështu, ku më mirë të thuhet kokëmushkësisë se saj të panjohur deri më sot në historinë e politikës moderne?

Mos harrojmë se Basha ka shkërmoqur duke nxjerrë të pavlerë dhe vetë konstruktin dhe ligjësinë e kompromisit në politikë, themeluar nga etër të urtë shumë më të dhënë ndaj lirisë dhe demokracisë se ai. Dhe meqë jemi tek këto dy terma, ndër më parazitarët në ligjërimin e varfër intelektual dhe ekstremisht populist të Bashës, deri në neveri, mësohet se këtë dyshe – pra, liri-demokraci – ja ka përcjellë dhe Daul-it në videokonferencë, duke pretenduar se çadra mbahet e ngrehur pikërisht nga këto dy kolona kauzale. Dhe mu në këtë pikë ndoshta buron dhe irritimi, nervozizmi dhe këmbëngulësia e të djathtëve europianë për ta nxjerrë që aty me çdo kusht dhe çuar në zgjedhje.

Ata po ndjejnë se po merren për budallenj nga Basha.

Ky i fundit, siç po kuptohet, nuk bën asnjë diferencë mes ligjërimit çadror, ku mbizotërojnë një tufë piskamash me një fjalëformim dhe kumtim në minumumin e inteligjencës, e që për rrjedhojë mund të zënë vend vetëm në në shpirtëra militantësh me defiçencë të theksuar mendimi, e komunikimit me ca burra “të rrahur me vaj e uthull” në politikë që e kuptojnë me erë se ç’po ndodh; se çfarë fshihet në një lëvizje; se ku “fle lepuri” i një aksioni politik, aq më shumë si ky i Bashës ku ka një krisje të dallueshme mes aktorit dhe personazhit, mes asaj çka thuhet dhe asaj çka ndihet, mes sikurit dhe reales, mes lojës në skenë dhe të jetuarit jashtë saj. Vetë Basha si tipologji njerëzore është i dënuar me panatyrshmëri për të bërë një përputhje mjeshtërore mes tyre. ثshtë një mungesë talenti politik që e ka të lindur dhe që vështirë t’i kultivohet.

Pra, PPE-në si organizatë politike europian nuk po e mundon shumë cenimi i standarteve demokratike nga një parti e saj, sesa të ndjerit e fyer nga marrja për torollake që po i bën ajo; dhe ku pa, në Shqipëri. /tesheshi.com/
 
Dmth ky ska askend qe e mbeshtet pervec 300 dasmoreve dhe vazhdon me budallallikun e tij?? e tmerrshme si vazhdon aty ku eshte ende
 
Pollen gje ata te dy?
saluli me ramen?
E zeme se arrijne nje marreveshje.
Po sikur te cohen socialistet e te futen ne cader pastaj?
Sepse i bie qe vota e tyre e lire e para 4 vjeteve s'ka pike vlere.
Dmth saluli pa fituar gje me vote kerkon qiqra ne hell.
Po keta qe e kane fituar me vote a kane te drejte te futen ne cader a ta zbythin ramen qe ben pazar me votat e popullit?

Kot po them une eeeeeeeeeee, thjeshte nga ana morale dhe ligjore e do kishin te drejte socialistet te ngrinin cadren e tyre?
 
Back
Top