Marrëveshje Tradhtare të Zogut dhe Esat Pashës me Serbinë!

Dilematiku

Antar Aktiv
Një segment i bashkëpunimit të disa bajraktarëve veriore shqiptarë me serbët ka ekzistuar në kohë dhe rrethana të caktuara, madje qysh në të kaluarën jo aq të afërt. Dihen lidhjet antishqiptare që ka pasur me Serbinë, Esad Pashë Toptani, Ceno Beg Kryeziu, Ahmet Zogu, sikur është edhe marrëveshja për vasalitetin e plotë të Shqipërisë e nënshkruar nga Pashiqi dhe Zogu në gusht të vitit 1924 dhe e publikuar shumë vonë.

Marrëveshja Nikolla Pashiq – Esat Pashë Toptani e 17 shtatorit të vitit 1914

Pasi që me dëshirën e zotit të dy popujt, serb dhe shqiptar e banojnë një territor, vetvetiu janë të detyruar nga ngjarjet historike të jetojnë në paqe dhe miqësi, të ndihmohen reciprokisht dhe bashkërisht të mbrohen. Që të plotësohet dëshira e zotit dhe urtësia politike, paria – përfaqësuesit e të dy popujve janë pajtuar ta bëjnë këtë marrëveshje:

1 Serbia dhe Shqipëria lidhin midis tyre paqe të përjetshme dhe miqësi. Do t´i shmangen si njëra ashtu edhe tjetra që të mos ofendojnë dhe dëmtojnë interesat dhe nderin e palës tjetër.

2. Serbia dhe Shqipëria marrin mbi vete detyrë dhe obligime, që prej tani mos të bëjnë marrëveshje me cilin do shtet tjetër në dëm të interesave dhe zhvillimit të palës tjetër, dhe kurrë me askënd mos të bëjë marrëveshje kundër mikut dhe aleatit të vet.

3. Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojë rregullimin e Shqipërisë në frymën e vetive popullore dhe të nevojave të kombit shqiptar, duke pasë parasysh veçoritë e fiseve që janë zhvilluar gjatë historisë.

4. Po ashtu Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojë formimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku do të jenë të përfaqësuara të gjitha fiset. Këshilli do të ketë fuqi ligjdhënëse dhe do t´i emërojë gjyqtarët e popullit.

5. Të dy palët janë dakorduar që për sundimtar të Shqipërisë ta njohin atë shqiptar, të cilin do ta zgjedhë Kuvendi i madh popullor i përbërë nga dy përfaqësues të fiseve më të mëdha dhe nga një i fiseve më të vogla.

6. Nëse do të zgjidhet Esat Pasha, ose çdo shqiptar tjetër i aftë dhe i denjë, atëherë të dy palët obligohen që bashkërisht t´i nxjerrin tre kandidatë dhe atë që do ta zgjedhë Këshilli i madh popullor, atë ta njohin dhe ta përkrahin të dy palët.

7. Për t´u siguruar miqësia e përjetshme dhe aleanca midis Serbisë dhe Shqipërisë, ata që tani janë dakorduar për doganën e përbashkët, mbrojtjen e përbashkët, përfaqësinë e përbashkët ndaj vendeve tjera si dhe për mjetet e përbashkëta të komunikacionit.

8. Nëse e kërkon nevoja, për ruajtjen e miqësisë dhe aleancës së përbashkët si dhe kontakteve të drejtëpërdrejta për mbrojtjen e të dy shteteve, do të themelohet me kohë një trup i përbashkët që do të kujdeset për zhvillimin dhe ekzistimin e enteve të përbashkëta.

9. Krerët shqiptarë marrin mbi vete obligim se në territorin e vet nuk do të durojnë kurrfarë agjitacioni kundër Serbisë dhe qetësisë së saj, dhe se do t´u lejojnë të krishterëve predikimin e lirë të besimit dhe mësimit në dialektin me të cilin flasin.

10. Kufiri definitiv midis Serbisë dhe Shqipërisë do të caktohet nga një komision që do të përbëhet nga një numër përfaqësuesish serbë e Shqiptarë.

11. Shqipëria merr mbi vete obligim se nuk do t´i kundërshtojë Serbisë në ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut deri në Durrës, pasi që kjo të marrë obligim që t´ua kompensojë pronarëve për tokën që ua merr për nevoja të hekurudhës.

12. Që të mund t´i paguaj shpenzimet rreth sendërtimit të kësaj marrëveshjeje Serbia obligohet të japë nga 50. 000 dinarë në muaj, deri sa të zgjidhet sundimtari. Pasi të zgjidhet ky, do të bëhet një marrëveshje e posaçme për pagesën e shpenzimeve për nevoja të enteve të përbashkëta.

13. Ushtria serbe nuk guxon të kalojë kufirin serbo – shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerëz të armatosur, nuk guxojnë të kalojnë në tokat e Serbisë.

14. Kjo marrëveshje është arritur tani midis përfaqësuesve të Serbisë dhe përfaqësuesit të Shqipërisë Esat pashës, kurse më vonë do të vërtetohet nga sundimtarët e Serbisë dhe të Shqipërisë, kur të zgjidhet ky.

15. Përfaqësuesi i Shqipërisë, Esat Pasha, pranon mbi vete obligimin se nuk do të punojë asgjë kundër përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje dhe se gjithnjë në marrëveshje dhe me besnikëri do të punojë me përfaqësuesin e Serbisë, pa marrë parasysh se kush do të caktohet nga ana e Serbisë.

Në Nish, më 4 (17) shtator 1914.
Në emër të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar Esat Toptani. Teksti i marrëveshjes është shkruar në turqisht me shkrim arab, kurse nënshkrimi i Esatit është në latinisht. Po ashtu një kopje është edhe në serbisht.

Kjo marrëveshja theksonte:

“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve. 9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.) ( Shyqri Hysi: Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 )….

( Kohë më parë, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli Ahmet Zogun e krahasonte me reformatorin e madh turk, Mustafa Ataturk, i cili nuk kishte nënshkruar kurrë asnjë marrëveshje me forcat të cilat e kishin okupuar Turqinë. Për më tepër ai i vuri Turqisë themelet e një shteti të fortë laik, themele këto mbi të cilat Turqia moderne po rrugëton me shumë sukses. Mbase zonja Topalli nuk e ka lexuar këtë marrëveshje turpi të të adhuruarit të saj, Ahmet Zogu!
Dhe kjo është vetëm njëra prej faqeve të zeza të turpit, por jo e vetmja.
Janë të njohura edhe dy marrëveshje të tjera të turpit, të cilat i ka nënshkruar Esat Pashë Toptani me despotët e Serbisë. Po paraqesim me këtë rast tekstet integrale të këtyre dy marrëveshjeve, në esencë antishqiptare të nënshkruara nga Esat Pashë Toptani, Pashiq dhe Jovanoviq
 
Titulli: Marrëveshje Tradhtare të Zogut dhe Esat Pashës me Serbinë!

Bobo c''fare jane keto qe sjell ne forum do te te sulmoje keqazi Burrelsi tani ,se qe ta dish ti Esati per keta rrjepacaket tradhetare eshte hero, kurrse Avni Rustemi kamikaz edhe tradhetar.
 
Titulli: Marrëveshje Tradhtare të Zogut dhe Esat Pashës me Serbinë!

Jugosllavët vranë Avni Rustemin
Madhesia e germave:
Përgatiti: Klevisa Deçja
Pas tri atentateve që ndryshuan historinë e Shqipërisë në 1924, fshihen shërbimet sekrete të Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene.



Pas tri atentateve që ndryshuan historinë e Shqipërisë në 1924, fshihen shërbimet sekrete të Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene. Një burim misterioz në Konsullatën Jugosllave në Shkodër paralajmëroi shqiptarët disa ditë para se të ndodhnin: për dy atentate kundër Zogut (një i parealizuar) , atë kundër Avni Rustemit dhe vrasjen e dy amerikanëve në Mamurras. Një histori komploti që tentonte okupimin e Shqipërisë së Veriut apo vënien e vendit nën ndikimin jugosllav





Tri atentatet më të rënda në Shqipërinë e vitit 1924, që pasuan me një revolucion dhe më pas me një luftë të shkurtër që riktheu në pushtet Ahmet Zogun, janë organizuar nga jugosllavët. Tri telegrame të Prefekturës së Shkodrës dhe një nga Vlora me informacione nga një njeri i besuar pranë Konsullatës Jugosllave në Shkodër tregojnë se tentativa për të vrarë Ahmet Zogun kur ishte Kryeministër, vrasja e Avni Rustemit dhe ajo e dy amerikanëve në Mamurras ishin paguar nga fqinjët për të krijuar trazira në Shqipëri. Një komplot thuajse i përkryer, derisa shqiptarët edhe sot besojnë se të paktën atentati ndaj Zogut dhe vrasja e Rustemit ishin pasojë e konflikteve të brendshme.

Telegramet e mëposhtme janë të nisura nga prefekturat e Shkodrës dhe Vlorës dhe lajmërojnë Ministrinë e atëhershme të Brendshme në vend për të tria atentatet. Vrasja e dy amerikanëve në Mamurras, ekzekutimi në qendër të Tiranës të Avni Rustemit dhe tentativa për të vrarë Ahmet Zogun nga i poshter Valteri, janë të gjitha sipas informacionit të këtyre telegrameve të përgatitura nga Shërbimet Sekrete Jugosllave. Pas këtyre fshihej një komplot tjetër madhor, jugosllavët do të përfitonin nga trazirat që do të krijoheshin në vend, apo nga një luftë civile për të pushtuar dhe marrë nën kontroll Shqipërinë e Veriut. Telegrami që njoftoi vrasjen e një shtetasi të huaj (rasti i amerikanëve në Mamurras), u dërgua në Ministrinë e Brendshme 2 ditë para se të ndodhte vrasja, deri tani misterioze; telegrami që lajmëronte vrasjen e Zogut atëherë Kryeministër u dërgua 1 muaj para se Valteri ta qëllonte atë në Parlament; po ashtu kohë më parë u dërgua edhe ai për vrasjen e Avni Rustemit. Për të tria atentatet deri më sot ka pasur shpjegime të ndryshme, në librat e historisë përgjithësisht mësohet se atentatet erdhën si pasojë e rivalitetit të brendshëm për pushtet. Por informacionet e këtyre telegrameve hedhin dyshime në një pistë krejt tjetër, ndërsa fakti që ato janë nisur muaj para vrasjeve apo atentateve të ndryshme i bën ato edhe më të besueshme. Jugosllavët ndërkohë ishin të interesuar për trazirat në Shqipëri. Fakti provoi që ata ndërhynë për të sjellë Zogun, më vonë mbret i shqiptarëve, në krye të vendit me synimin e vetëm që ta kishin atë nën kontroll, por ky i fundit braktisi influencën e tyre për përkrahjen e italianëve vetëm një vit më vonë. Telegramet nxjerrin ndërkohë në pah detaje misterioze. Si e dinte prefekti i Shkodrës se jugosllavët kishin paguar 10 mijë franga ari për të vrarë dy amerikanët në Mamurras, dy ditë përpara se ngjarja të ndodhte? Agjenti sekret mbetet ende mister, por ai njeri ka qenë i mirëinformuar kur tregonte se përgatitej një atentat ndaj Zogut. Një muaj pas këtij telegrami, i poshter Valteri qëlloi Zogun në Parlament dhe historia u fsheh pas rivalitetit dhe faktit se Valteri ishte anëtar i grupit kundërshtar të Kryeministrit. Duket se pakkush e kishte marrë në konsideratë telegramin. Muaj më vonë paralajmërohet se do të vritet Avni Rustemi, sërish askush nuk e merr parasysh. Kur ai qëllohet fajet bien mbi rivalin politik, Ahmet Zogu dhe vendi kalon në protesta masive dhe me ndihmën e ushtrisë rrëzohet qeveria e Zogut. Jugosllavët deri në këtë pikë rezultojnë të fituar. Zogu kërkon mbështetje tek ta dhe me ndihmën e tyre, rrëzon qeverinë e Nolit. Fqinjët paguhen me një haraç të rëndë dhe marrin në atë kohë Shën Naumin, por edhe një garanci se qeveria në Tiranë do të ishte nën vasalitetin e tyre, gjë që ndryshon në 1926, kur pas një marrëveshjeje Shqipëria lidhet ngushtë me Italinë dhe shpëton nga ndikimi i Mbretërisë Serbo-Kroato- Sllovene apo Jugosllave.





Ministria e Punëve të Mbrendshme

Tiranë më 13.I. 1924

Dërguar: Zyrës sekrete të Kryeministrisë , Tiranë



Z.Syreja Bej Vlona tash më tha ç’ka pason: Jam informue se prej oficerve të gjandarmaris puth ndodhen për këtej Shkuminit asht formue nji komplot me qëllim atentati kundër personit të Z. Kryeministër prandaj lajmërojeni qit ë ketë kujdesin ma të madh për sigurimin jetës tij. Azizi sot mbas dite u nis për aty me anën e Fierit. Me vethe mori nji oficer, dy aspiranta, shtatë gjandarme. Gjindja e këtushme tue qënë fare e qetë.. dy ditë do të nisen për aty.



Prefekti i Vlorës

Z. Prodani



***

Prefektura e Shkodrës në komunikatën që i dërgon Ministrisë së Brendshme, tregon me hollësi mbi të dhënat që i ka dhënë një informator i besueshëm që është në brendësi të Konsullatës Jugosllave në Shkodër.



Shkodra

10-IV-1924

Zyrës sekrete të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, Tiranë



Ju parashtrojmë se para dy javëve nji konfident mjaft i zoti për me mbledhë informacione dhe puth ndodhet në kontakt me personat e Konsullatës së këtushme Jugosllave na kishte lajmue se më shtymjen e agjentave Jugosllav mbrenda dhjetë ditësh do t’u bante nji atentat në Tiranë koftra personave me randësi. Kjo Prefekturë tue mos pasë besë në seriozitetin e lajmit nuk bani të njoftun at Ministri. Ngjarja e vrasjes së dy Amerikanëve na shtyeni të besojmë vërtetimin e lajmit të sipërme prandaj dje thirren pranë vedit konfidentin e nalt-përmendun i cili na tha se vrasja e dy Amerikanëve asht e pregatitun prej Jugosllavëve me ndërmjetsien e dy agjentave Jugosllavë t’ardhun në Shqipni prej Gjakove dhe e organizuese prej Attashe-militerit Jugosllav në Tiranë e Konsullit të këtushëm. Ne këta kemi asht kah shërben dhe nji i qujtun Gjuro Gjevashkoviç në Durrës. Konfidenti shtojë se organizata Jugosllave nuk do të mjaftojnë vetëm me kaq por në këta ditë do të bajnë dhe nji atentat tjetër kontra nji personit të huej sepse Konsulli këtushëm në këta ditë ka paguem dhe 10 000 fr. Francet për kët qëllim. Thotë se Jugosllavia tue mos pasë besime miqsie me Qeverien e sotshme do të vazhdojnë në të tilla provokacjone me atentate t’arratisuna për me fitu kështu të drejtë për okupacionin e Shqipnis Sipërme. Këta lajme sa do puth janë të pa kontrollueshme për dijeni e shohim të nevojshme t’ia bajmë të njoftun Ministries.



Prefekti

1.Nepravishta
****

Në një letër që i dërgon personalisht Prefekti i Shkodrës, Abedin Nepravishta, Ministrisë së Brendshme e lajmëron këtë të fundit se informacionet që janë dhënë më sipër nuk janë trillime, por që vërtetë agjentët serbë kanë përgatitur një atentat kundër një titullari të rëndësishëm.



Shkodra, 24-IV- 1924

Zyrës sekrete, Ministria e Punëve të Mbrendshme, Tiranë



Si kur shkoqitërisht ju kemi parashtrue me telegramin t’onë Nr.102 datë 10 të k.m. konfidenti jonë sot erdhi dhe mbi lajmin puth na kish dhanë dhjet ditë ma parë për nji atentat eventual na kujtoi vrasjen e Avni Rustemit. Konfidenti sot serjozisht na thot se brenda pesë-gjashtë ditve do të bahet edhe nji atentat në Tiranë kontëra nji personit me randësi e ma të fort, thotë për Ahmed begun ose Luigj Gurakuqin. Vrasja e Amerikanëve e Avni Rustemit dhe atentatet e mbaskëndejshme të gjitha janë t’organizuara prej Jugosllavëve si ju kemi parashtrue me telegramin e sipërme. Konfidenti në fund shton se Qeverija Jugosllave mbas nji atentati eventual ka mendue me i dhanë nji ultimatum Qeverisë Shqiptare për punët e brendshme të territorit sajë. Thot të merret nën shiqim e kontrollim të rreptë i qujtuni Minestankoviç për të cilën ju keni telegrafue na Nr. 116 dt. 22 të k.m. Ky njeri ka hye pa pasaport prej Gjakove dhe Konsullata e këtushme jugosllave i ka dhanë pasaportën me emën Murto-Kaliç, vjeç njëzet e nandë, boj ezmer me mustake të preme anglisht dhe i veshun me kostum shqiptarë e mjaft masë mirit gjuhën shqipe.



Prefekti

A. Nepravishta

***



Shkodër, 30/ 4/ 1924

Zyrës Sekrete Ministries së Punëve të Mbrendshme, Tiranë

Vijon tel, Nr.0, res. Informohemi prej nji burimit jugosllav se këto ditë asht tue u pregatitun nji atentat i dytë kundër Ahmet Zogut, lutemi të merren masat e duhuna.

Prefekti

A. Nepravishta d.v
 
Titulli: Marrëveshje Tradhtare të Zogut dhe Esat Pashës me Serbinë!

Nga Fritz RADOVANI:



JA, VRASثSIT E ATDHETARIT LUIGJ GURAKUQI..!






Fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun e Shtetit në Shkoder. (Foto 2009) (Hap linkun e mesiperm,qe te shikosh faksimilen e letres)

------------ --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- ------
“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës

Italjane. Pyetnij اatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...
Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)

اatin Saraçit Hotel de la Ville...”



Shenim nga F.Radovani:Mirë njohje të përjetëshme Atdhetarit Gjon Kamsi!

Ende shumë “shqiptarë” nuk kanë mësue se historinë e bajnë dokumentat!

Fatkeqësisht, si në të gjitha punët vazhdohët “me ecë si gaforrja”, ka thanë dikur… i Madhi At Fishta. Mirëpo, na, edhe sot ndjekim atë rrugë.

Pak ditë ma parë pashë në interne një artikull të një gazetares shqiptare, të quejtun Kozeta Zylo, që shkruente një artikull për vrasësit e Atdhetarit Luigj Gurakuqi, në Bari t’Italisë, me datën 2 Mars 1925. Kjo mbështetej tek një leter e emja, që i kam shkrue z. Ali Ohri, Përgjegjës i Pallatit Mbretnor në Tiranë. Letra ishte “cungue” për me tregue se vrasësi i Luigj Gurakuqit asht trathtari njohtun اatin Saraçi me Baltjon Stambollën. Asnjeni prej tyne nuk asht i pafajshëm, por, kur shkruhet historia duhet të tregohet fakti deri në fund dhe, jo, i gjymtuem ose edhe ma keq si ndodhë me ne shqiptarët: i transformuem ose i shtrembnuem.

Për këte vrasje asht shkrue mjaft. Ndër këta 85 vjet çka nuk asht lanë pa u shkrue e pa u shpikë për Luigj Gurakuqin… deri tek epiteti “agjent”…, tue e ba deri aty sa, sot, Figura e Tij mos me kenë as në Monumentin e Pavarësisë sonë Kombëtare të 1912, në Vlonë, monument bronxi i ngritun me rastin e 60 vjetorit në vitin 1972, në Sheshin e Flamurit. E, kush mund t’ishte ma pranë Ismail Qemalit se Gurakuqi, Kaçorri, Mustafa Kruja etj…? –Po, Luigj Gurakuqi katolik Shkodre, Kaçorri ipeshkëv edhe ky katolik, Mustafa Kruja “trathtarë” nga Veriu!

Falsifikimet shkojnë deri aty sa, paturpsisht thohet se edhe dorasin, pra, vrasësin Baltion Stambolla e paskan vra komunistët…Kaq “hakmarrës” me kenë “shokët” komunistë për vrasjen e shkodranit Gurakuqi, kur, vetë Ramiz Alia ka urdhnue heqjen e Luigj Gurakuqit nga boceti i Monumentit të Vlonës në 1972, tue i thanë skulptorve: “Ju shikojen edhe vetë me shokët këte që po të them, por Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një veper kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i Klerit Katolik!”.
Dhe ja, si asht e vërteta: “Mbas okupacionit italian të Shqipnisë, me ardhjen Kryeministër të z. Mustafa Kruja, Ky i kërkoi qeverisë italiane, që i dënuemi për vrasje Baltjon Stambolla, me vazhdue dënimin në Shqipni. Qeveria italiane asht kenë dakord dhe e ka sjellë Baltjonin në Durrës, prej ku, një makinë e policisë e ka marrë dhe e ka dërgue në Fieri, gjoja “për siguri” larg Shkodres. Atje ka ndejë në një shtëpi ku ruhej nga tre-kater polic shqiptar. Njëditë gjoja se desht me u arratisë, policët e kanë gjuejtë dhe i kanë shprazë një automatik me fishekë në bark. E kanë lanë disa orë pa e çue në spital, mbasi kështu kishte porositë Mustafa Kruja, që Baltjoni mos të vritej në çast, por të vuente nga dhimbjet e mënershme që shkakton arma kur shprazet në bark. Afro 2 – 3 ditë mbas gjuejtjeve Baltjoni ka vdekë nga infeksioni, tue vërritë nga dhimbjet.

Atdhetari Mustafa Kruja i ka tregue ngjarjen babës tem Kol Radovanit, se:

“Ia bana kështu Baltjonit, se ia kishe kaq e gja borxh mikut tem Luigj Gurakuqit!”. (Këte dëshmi ma ka tregue Nana eme, Viktoria Radovani dhe Profosor Gasper Ugashi, të cilve, aso kohe ua ka tregue Kola, Baba i em.)

Tue mosdashtë me dhanë mendim përsonal për vrasjen e Kushrinit tonë të Nderuem Luigj Gurakuqit, ma shumë për mos me u quejtë mendimi subjektiv, kërkova fotokopje të dokumentit të sipërm nga Muzeu i Shkodres, dokument të cilin e kishe pa me sy para sa vitësh në Shtëpinë Muze të Gurakuqit, që edhe ate e kanë shembë “zotni demokratët” tonë të Shqipnisë “socialiste”,…tue marrshue drejtë “Evropës”…edhe këta, si gaforrja në krah të majtë…

Ma shumë se të gjitha fletët që mujshe me mbushë unë me faktet e vrasjes së Luigj Gurakuqit, nga Ahmet Zogu me agjentët e tij të shitun e të blemë nga kushdo, që ka dashtë me vra e me pre në këte të mjerën Shqipni, flet një “copë” letër e vogël e dërgueme nga trathtari Baltion Stambolla, me dy rreshta e tri adresa…të Ahmet Zogut, Ceno Beg Jakovës dhe اatin Saraçit, që i pabesi dhe trathtari Baltion Stambolla i dergon “miqve” të vet, tue i kërkue shpëtimin me: “mbrojtje, të holla, besën dhe ndihmë..”

Kush i kërkon këto? – Dorasi vrasës dhe i pabesë!

Kujt ia kërkon? – Bashpuntorëve të vet “besnikë”…në këte vrasje!

Besoj, do t’ishte e tepërt me dashtë me vazhdue me argumenta tjerë!

Ndër Atdhetarët Shqiptar, Luigj Gurakuqi asht vra tri herë:

I. Me 2 Mars 1925, nga Ahmet Zogu me veglat e tij vrasës e trathtarë…

II. Në vitin 1972, nga E. Hoxha dhe R. Alia…si i besuar i Klerit Katolik…

III. Në vitin 2005, kur “demokratët” i shembën edhe shtëpinë muze…

Dr. Mentor Quku, studjues, në 2010 e cilëson kështu Atdhetarin Gurakuqi:

“Mendimi im dhe i familjes sime është se, Luigj Gurakuqi, është simbol i bashkimit kombëtar për të gjithë Shqiptarët bashkohës.

Figura si Ai i vinë Kombit shumë rrallë.”



Historia e Shqipnisë, jo, vetëm, që, çdo fletë të saj e ka të lame me Gjakun e Herojve të vet Atdhetar, por, edhe çdo fletë e kalendarit asht plot data vrasjesh.

Nuk ishte mbushë as një muej nga data 2 Mars 1925, siç, thotë populli: Pa i ra ende dheu Fëtyrës së Gurakuqit, edhe një vrasje tjetër e shemtueme përhapë gjak në mbarë Trojet Shqiptare, me 29 Mars 1925, u vra edhe një Burrë i Malëve tona në Shpellën e Shqipëve të Dragobisë, Atdhetari Bajram Curri.

Pak muej kishin kalue që Bajram Curri u takue me mikun e vet Gurakuqin në Shkoder dhe, në shenjë Burrnije e miqësie, sikur, t’ ia ndinte zemra, kur, po, pinin kafe në shtëpinë e Kel Marubit, Bajram Curri i dhuroi Luigjit kutinë e duhanit të vetën, e cila, ruhet edhe sot…

Mbas asaj ditë dy Burrat nuk u takuen kurrma!

Me 20 Dhetor 1924 Don L. Shantoja në gazetën “Ora e Maleve” shkruen:

“Shka asht ma zi në këte luftë të padrejtë e mizore që sistematikisht po ban qeveria serbe, po, e lufton shqiptarin me shqiptar.

Secili komb i ka trathtarët. Dje përdori Esadin, sot përdorë Ahmetin: nesër mund të gjejnë ndonjë tjetër që, ti bahet vegel për me shkatrrue Shqipninë..”

E cila nga këto fjalë nuk asht vërtetue në këta 85 vjet në Shqipni?

A nuk e gjeti edhe tjetrin… e tjetrin… për me shkatrrue Shqipninë!?



Po, përsërisë edhe njëherë, në këte 85 vjetor të vrasjes së Luigj Gurakuqit dhe të Bajram Currit:

“Arkivat janë mjeti dhe arma ma e vlefshme në dorën e të Drejtit”.

Melbourne, Mars 2010.
 
Back
Top