Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Marrëveshja për Kosovën, presidente Atifete Jahjaga

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
PDK, LDK dhe AKR, janë pajtuar të mërkurën që nënkolonelja Atifete Jahjaga, të jetë kandidatja e tyre për presidente të Republikës së Kosovës. Kjo është një nga pikat e marrëveshjes ndërmjet ish-presidentit Behgjet Pacolli, kryeministrit Hashim Thaçi dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa, e cila u arrit me ndihmën e ambasadorit amerikan, Christopher Dell. Në një konferencë të përbashkët për media, Thaçi, Pacolli, Mustafa dhe Dell, kanë falënderuar njëri-tjetrin për arritjen e kësaj marrëveshje.
“Që të tre liderët e tri partive tona, kemi arritur një marrëveshje për Kosovën e reformave, për Kosovën evropiane. Kemi dalë mbi interesat partiake për interesin e përgjithshëm”, tha kryeministri Thaçi, duke bërë të ditur edhe pikat e marrëveshjes. Ai tha se përveç kandidates së përbashkët, PDK, LDK dhe AKR janë pajtuar edhe rreth afateve kohore për ndryshimet në Ligjin zgjedhor, ndryshimet kushtetuese, mbajtjen e zgjedhjeve për president dhe atyre të përgjithshme.

Njeriu i cili në këtë konferencë ka marrë përgëzim nga Thaçi, Mustafa dhe Dell, për sjelljen e tij si burrështetas, ish-presidenti Behgjet Pacolli, tha se është tërhequr nga rikandidimi për president pa presin, me qëllim që të evitojë zgjedhjet e jashtëzakonshme. “Jam tërhequr sepse kam konsideruar se interesat e qytetarit të Kosovës duhet të jenë në rend të parë. Sa i përket koalicionit, them se tani është edhe më i fortë se sa atëherë kur u arrit kjo marrëveshje”, tha Pacolli.

“Unë isha president i Kosovës për 35 ditë, fillova në mënyrë të ndershme të punoj, e di këtë, u arritën suksese, bëra një plan veprimi për këtë vit, por erdhi vendimi i Gjykatës kushtetuese, e pranova atë, u desh të largohem nga pozita e presidentit dhe besoj se edhe këtu kam pas sukses. Ky sukses u pasua me një suksesin e sotëm, të cilin e arritëm me ndihmën e mikut të madh të Kosovës, Christopher Dell. Ishte sukses, sepse arritëm marrëveshje, arritëm t’i ulim në një tryezë të përbashkët dy liderët e partive më të mëdha”.

Lideri i LDK-së, Mustafa, tha se beson në marrëveshjen e arritur, e cila sipas tij është e rëndësishme për reformën e sistemit zgjedhor, për reformimin e Kushtetutës. Ai po ashtu tha se kandidatja për presidente do ta ketë mbështetjen e partisë së tij në punën e saj për të kryer reformat e nevojshme.

Nga ana e tij, ambasadori Dell, tha para gazetarëve, secili kosovarë duhet të jetë krenarë për këtë marrëveshje, për gatishmërinë e liderëve për kalimin e kësaj krize. “Fakti që jam këtu tregon saktë se udhëheqësit e Kosovës mund të punojnë bashkë për të mirën e Kosovës. Në demokraci gjithmonë ka vend për dallime, por duhet të ketë vend edhe për respekt, për respekt ndaj njerëzve që janë të gatshëm të sakrifikojnë interesat e veta për të mirën e qytetarëve të vendit të tyre, për respekt ndaj Behgjet Pacollit...”.

Lidhur me kandidaten për presidente, ambasadori Dell tha se është i bindur që Atifete Jahjaga do ta mbrojë Kushtetutën e Kosovës dhe do të jetë e përkushtuar për sundimin e ligjit. Ai tha se Jahjaga e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe se beson që do ta ketë edhe mbështetjen e qytetarëve dhe institucioneve të republikës së Kosovës.

Marrëveshja PDK-LDK-AKR:

1. Nominojmë Atifete Jahjagën, si kandidate tonë për Presidente të Kosovës dhe shprehim përkrahjen e plotë të partive tona respektive për kandidaturën e saj. Jemi të përkushtuar ta vejmë interesin e vendit mbi atë tonin.

2. Ne pajtohemi që menjëherë të formojmë një komision për reformën e zgjedhjeve presidenciale që do të hartojë amendamentet e nevojshme kushtetuese dhe çfarëdo legjislacioni të ndërlidhur të nevojshëm për të amandamentuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në mënyrë që presidenti të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli.
Komisioni do të synojë të përfundojë punën e vet brenda 6 deri në 9 muaj nga data e themelimit të tij. Një anëtar i Kuvendit i identifikuar nga koalicioni qeverisës do të udhëheqë komisionin e themeluar për këtë qëllim.

Ne pajtohemi që zgjedhjet e para presidenciale në Republikën e Kosovës do të mbahen jo më vonë se 6 muaj nga data në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative hyjnë në fuqi.

3. Ne pajtohemi që menjëherë të formojmë një komision për reformën e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, i cili mes dispozitave tjera do të përkrahë krijimin e më shumë distrikteve zgjedhore në Kosovë dhe do të hartojë ndryshimet e nevojshme legjislative dhe kushtetuese për të arritur këtë qëllim. Komisioni do të synojë të përfundojë punën brenda 8 deri në 12 muaj nga data e themelimit të tij. Një anëtar i kuvendit i identifikuar nga partitë opozitare do të udhëheqë komisionin e themeluar për këtë qëllim.

4. Ne pajtohemi se Ligji i reformuar për zgjedhje të përgjithshme do të përfshijë një dispozitë që thotë se zgjedhjet e para të përgjithshme, sipas ligjit të amandamentuar do të mbahen jo më vonë se 18 muaj nga data në të cilën ligji i reformuar për zgjedhjet e përgjithshme dhe amandamentet e ndërlidhura kushtetuese hyjnë në fuqi.

5. Ne po ashtu pajtohemi se si pjesë e kësaj marrëveshjeje do të paraqesim ndryshimet e përmendura në paragrafët 2, 3, 4 në mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën zgjidhet presidenti i Kosovës. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back