Marrëveshja e Ohrit

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
36103_2.jpg


Nënshkrimi i marrëveshjes kuadër (FRAMEWORK AGREEMENT), në Ohër në datën 13 gusht 2001, është moment historik për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (ish-RJM), i cili madje koincidoi me plotësimin e dhjetë vjetëve nga shpallja e pavarësisë së saj. Konflikti i armatosur, që u manifestua më 4 mars 2001, me veprimtarinë e grupeve të armatosura shqiptare në fshatin Tanushë, ishte pa dyshim i parashikuar. Në çdo rast, ishte parashikuar në kohë nga diplomacia greke. Shkrimi i sotëm bazohet në shënime të hollësishme, nga ditari i përditshëm, që zakonisht në mënyrë sistematike i mbaja.
Fillimisht dy konstatime. I pari: Kriza, që shpërtheu në ish-RJM, gjeti Greqinë në pozicion avantazhi, në kuadrin rajonal, si rezultat i aktivizimit intensiv diplomatik dhe humanitar gjatë kohës së luftës, (operacioneve të Nato-s) në Kosovë, i veprimeve të dukshme dhe të padukshme, që çuan në rënien e regjimit të Millosheviçit dhe i prezencës së saj ekonomike-investuese në të gjitha shtetet e Ballkanit. Greqia ishte “historia e suksesshme” (success story) e Evropës në Ballkan.
I dyti: Ministri i Jashtëm i asaj kohe, J. Papandreu, dhe unë i nënshkruari, kishim kanale të drejtpërdrejta komunikimi të rregullt dhe rezultativ me të gjithë e liderët shqiptarë të rajonit. Si shembull karakteristik përmend konferencën e parë ndërkombëtare pas Millosheviçit, që u zhvillua në Vulagmeni më 1 dhe 2 dhjetor 2000, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare amerikane “Project on Ethnic Relations”. Merrnin pjesë pothuajse të gjithë liderët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi. Gjithashtu politikanë të rëndësishëm serbë dhe sllavo-maqedonas dhe kuadro të larta organizmash ndërkombëtar. Përse i shkruaj këto?
Përgjigja është e thjeshtë. Sepse në kuadrin e kësaj konference me theks të pazakonshëm për nënshkruesin, u hodh për diskutim nga ana e z. Arbën Xhaferri, partia e të cilit merrte pjesë në koalicionin qeveritar në Shkup, të udhëhequr nga Ljupco Georgievski, çështja e ndryshimit të hyrjes së Kushtetutës së ish-RJM, e cila kishte kundërshtimin e Greqisë dhe të Shqiptarëve të ish-RJM, që në vitin 1991. Në kuadrin e atij takimi, politikan kosovar, konfirmon informacionet, që kishim në ministrinë e Jashtme, për rrezikun e zgjerimit të krizës, që ekzistonte në Serbinë Jugore, në territorin e ish-RJM. Qeveria Georgievski nuk shfaqte shqetësim. Madje nuk merrte seriozisht në konsideratën e saj paralajmërimet e përsëritura greke. Siç më tha më vonë Ljupco Georgievski, i vetmi kryeministër i Shkupit, që besoi në të vërtetë në miqësinë dhe bashkëpunimin me Greqinë, u besonte sigurimeve qetësuese të bashkëbiseduesit të tij të vlefshëm shqiptar. Pothuajse në këtë mënyrë zakonisht shkruhet historia. Të theksohet gjithashtu se NATO-ja nuk nxitoi, pavarësisht nga paralajmërimet e Greqisë, të marrë masa për kontrollin më të mirë të kufijve midis Kosovës dhe ish-RJM. Kishim linjë të hapur me përfaqësuesin e përhershëm të asaj kohe, ambasadorin z. Kaskarelis. Por Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm, Lordi Robertson, nuk shfaqte të njëjtin mendim në lidhje me shkallën dhe karakterin urgjent të shqetësimeve greke.
Sipas ditarit tim, në datën 17 dhjetor, ministria e Jashtme (Drejtoria A3 e cështjeve ballkanike) informoi me telegram të shkurtër COREU, me qëllim që të lexohet, partnerët tanë për rrezikun e zgjerimit të krizës në territorin e ish-RJM. Asnjë shtet tjetër nuk reagoi, ndërsa zyra e Havier Solanës gjithashtu nuk i vuri rëndësi. Pavarësisht se SITUATION CENTRE (SITCEN), që ishte në vartësi të kompetencës së tij, kishte regjistruar lëvizjet e grupeve të armatosura shqiptare. Veçanërisht për sa u përket reflekseve politike të personit, i cili ishte në krye të politikës së jashtme të BE-së, kisha gjithmonë rezerva. Dhe sigurisht nuk isha i vetmi. Dy vjet më vonë, gjatë kohës së presidencës greke të BE-së, e cila kishte si yll polar “Programin për Ballkanin Perëndimor”, bashkëpunëtori i atëhershëm i Solanës, dhe tashmë përfaqësues i Komunitetit Ndërkombëtar në Kosovë, Peter Feith, më tha me ankesë gjatë kohës së vizitës së përbashkët Papandreu – Solana në Sarajevë “Duhet që Presidenca (Papandreu) t’i japë më shumë fushë veprimi Solanës”. E kishte vënë nën hijen e saj diplomacia greke. Hap një parantezë. Presidenca e vitit 2003 dhe kurorëzimi i saj me Samitin e Selanikut, ishte nga momentet më të bukura, që kam jetuar në ministrinë e Jashtme. Kujtoj me nostalgji ato momente, ndërkohë, që vëzhgoj me kujdes çdo ditë inercinë e sotme në Ballkan. E kam kuptimin në veprim dhe jo në fjalë.
Rikthehem në apatinë dhe sipas mendimit tim në përgjegjësinë indirekte të NATO-s për ngjarjet e vitit 2001. Ne besonim se zgjimi në kohë i Aleancës, do të kishte mundësinë të kontrollonte ngjarjet. Por akoma edhe sot nuk jam i sigurt se kishte mundësinë t’i evitonte. Kryeministri K. Simitis i kishte folur në mënyrë të rreptë Sekretarit të Përgjithshëm Robertson, gjatë vizitës së këtij të fundit në Athinë, në datën 16 mars 2001, domethënë dhjetë ditë pas shpërthimit të konfliktit të armatosur midis sllavëve dhe shqiptarëve në ish-RJM. Në intervistën e përbashkët të shtypit nuk humbi rastin të theksojë se “Zhvillimet e fundit dhe në përgjithësi perspektivat në Ballkanin Perëndimor na shkaktojnë shqetësim të madh. Fatkeqësisht, përligjin shqetësimet dhe pozitat tona, të cilat kishte shprehur Greqia para shumë kohësh...Të gjitha problemet ka mundësi të zgjidhen me dialog demokratik, në kuadrin e procedurave të ligjshme. U bëj thirrje të gjitha forcave politike të ish-RJM të tregojnë maturi në drejtim të mirëkuptimit dhe të dialogut...Greqia, si shtet i vetëm në rajon anëtar i BE-së dhe i NATO-s, ndodhet në kontakte të vazhdueshme me partnerët dhe me aleatët e saj, si edhe me fqinjët e saj, me qëllim që të evitojë zhvillimet negative të gjendjes...”
Athina, që nga mesi i shkurtit, kishte plan-pozicion të përpunuar për ish-RJM. Në mënyrë përmbledhëse:
-Evitimi i cilësdo përpjekje ose veprimi, që mund të interpretohesh si shkelje ose ndërhyrje e njëanshme e Greqisë. Konsideroj idetë dhe propozimet e ngjashme jashtëzakonisht të rrezikshme për rajonin tonë.
-Mbështetja e sovranitetit, e integritetit tokësor dhe e karakterit unik (unitary) të shtetit.
-Dënimi i dhunës. Promovimi i zgjidhjeve konsensuale nëpërmjet dialogut.
-Angazhimi ynë në kuadrin e BE-së dhe NATO-s. Gjithashtu nëpërmjet OSBE-së dhe procesit së Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, (South East Europe Cooperation Process), d.m.th, të instrumentit të vetëm autokton rajonal bashkëpunimi shumëpalësh.
-Ofrim ndihme qeverisë Georgievski.
-Linjë e hapur komunikimi me Uashingtonin dhe Moskën.
Ia vlen të përmend se pavarësisht nga plani dhe nga strategjia jonë në rajon dhe konkretisht në përballimin e krizës në ish-RJM, që kishte ministria e Jashtme, i rëndësishëm dhe vendimtar ishte edhe roli i zyrës së kryeministrit K. Simitis. Bashkëpunimi me zyrën e kryeministrit ishte katalitik dhe efikas, ku është dashur që me modestinë e imponuar, të bëhen “ndërhyrje korrigjuese” në drejtime të caktuara. Për shembull, përmend urdhrin të anulohen planifikime të stërvitjeve ushtarake afër kufirit me ish-RJM, që promovonin disa oficerë të lartë ushtarakë, me qëllim që të mos i mbetemi pas, lëvizshmërisë intensive, sipas informacioneve tona të sakta, të Bullgarisë, (president Stojanov, kryeministër Kostov, ministre e Jashtme Mihailova), në aspektin ushtarak. Do të shtoja se qeveria e atëhershme e Sofjes u nxitua shumë, duke zbuluar mendimet e saj intime. Reagimi i parë, kur shpërtheu kriza tek fqinji ynë i përbashkët ishte, sipas deklaratës së Presidentit Stojanov, dëshira për ndërhyrje të njëanshme dhe gatishmëri dërgimi trupash bullgare në territorin e ish RJM.
Fatmirësisht, mënyra se si veproi diplomacia greke, kam bindjen se detyroi qeverinë e atëhershme Bullgare të përshtatet dhe të ndjekë, deri në një farë mase, qëndrimin e Greqisë. Rol të rëndësishëm, sipas mendimit tim modest, në tërheqjen e Bullgarisë nga dërgimi i “forcave ushtarake bullgare” në Shkup, ka luajtur edhe reagimi i plotë i z. Dogan, lider i “Lëvizjes së të Drejtave dhe Lirive” (Minoriteti Turk në Bullgari). Pas komunikimit telefonik, që u bë me iniciativë të kryeministrit Kostov, me Kostas Simitis, qeveria Bullgare nxori njoftim për “mendime plotësisht identike dhe bashkëpunim të dy shteteve për përballimin e krizës në ish RJM”.
Do të ishte neglizhencë serioze mostheksimi i veprimtarisë shumë të vlefshme që zhvilloi lideri i opozitës së atëhershme kryesore, Kostas Karamanlis, në kuadrin e Partisë Popullore Evropiane. Pas marrëveshjes me J. Papandreu dhe zyrën e kryeministrit, i dhashë konsulentit të tij, profesorit Janis Valinakis, shënime sekrete me pozitat tona dhe raporte, të cilat ishin në dijeni të kryeministrit dhe ministrit. Pa pësuar, siç është e njohur në mënyrë diakronike “procedurën e sterilizimit”, siç do ta quaja. Kështu që pozitat e Kostas Karamanlis, domethënë të opozitës kryesore dhe të qeverisë, ishin të njëjta. Në mes të krizës, Kostas Karamanlis, i shoqëruar nga Dora Bakojanis dhe Janis Valinakis, vizitoi Shkupin si përfaqësues i Partisë Popullore Evropiane për ish-RJM. Paraqitja e pozitave konkrete, e vlerësimeve dhe e propozimeve në kuadrin e PPE-së, kishte rëndësi të posaçme, veç të tjerash, për arsye edhe të pjesëmarrjes së “Bashkimit të Forcave Demokratike”, domethënë të grupit qeveritar të Bullgarisë.
Në datat 22 dhe 23 shkurt, në kuadrin e Samitit të SEECP, në Shkup, kryeministrat e Greqisë dhe të ish-RJM, K. Simitis dhe L. Georgievski, ishin shumë afër në arritjen e një marrëveshjeje për emrin. Marrëveshje, e cila kishte të gjitha karakteristikat e tezës, që gjashtë vjet më vonë, për herë të parë hapur dhe zyrtarisht, paraqiti nëpërmjet Ministres së Jashtme Dora Bakojani, qeveria e Kostas Karamanlis në Parlamentin Grek, gjatë diskutimit të deklaratave programatike në shtator të vitit 2007. Emër i përbërë, me referencë gjeografike, që do të ketë fuqi kundrejt të gjithëve.
Bashkëpunëtorët direkt dhe të ngushtë të Liupco Georgievskit, përsëris konsideratën time se bëhet fjalë për politikan, që beson në rëndësinë e marrëdhënieve me Greqinë, midis të cilëve dhe zëdhënësi i atëhershëm i shtypit dhe në kohën e kryeministrit Gruevski, ministër i jashtëm, z. Antonio Milososki, me deklarata shtypi përgatisnin opinionin publik në Shkup. Duke hedhur përgjegjësinë për përligjen e emrit “The Former Yugoslav Republic of Macedonia” në shkallë ndërkombëtare tek “Bashkimi Socialdemokrat”. Në takimin, që kishte në vazhdim në të njëjtën ditë në Shkup, K. Simitis me liderin e opozitës së atëhershme kryesore, Branko Cervenkovski, e informoi për perspektivën e kurorëzimit të marrëveshjes dhe i kërkoi që ta mbështesë atë. Cervenkovski u përgjigj në mënyrë të tillë, që nuk ishte analoge e famës së liderit politikan dinjitoz, që kishte në qarqet ndërkombëtare. Përmbledh përgjigjen e tij: “Gëzohem, që përgjegjësinë dhe koston politike do t’i marrin përsipër në mënyrë të plotë qeveria dhe Georgievski”. Fillimi i konflikteve të armatosura në datën 4 mars, pezulloi zhvillimet në paraskenë për shumë muaj.
Por çështja e emrit erdhi përsëri në paraskenë nga maji deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në formën e thirrjeve, sugjerimeve dhe nxitjeve drejt Greqisë të “marrë përsipër koston politike kundërpeshuese të tërheqjes së saj në çështjen e emrit, me qëllim që të binden Sllavo-maqedonët”. ثshtë pikërisht i njëjti argument, të cilin ka përdorur jashtë mase dhe në formë presioni qeveria e Shkupit dhe personalisht Cervenkovski, president i ish- RJM-së në tetor të vitit 2004, me qëllim që të sigurojë njohjen amerikane të emrit kushtetues nga administrata Bush në datën 4 nëntor, si kundërpeshë e votës pozitive të Sllavo-maqedonëve në referendumin e datës 7 nëntor, me qëllim që të ketë fuqi marrëveshja e Ohrit.
Pas shumë kapërcimesh, rikthehem në paraqitjen e seleksionuar të disa ngjarjeve, siç i kam regjistruar në shënimet e mia.
-E shtunë 4 mars: Konfirmohen informacionet dhe vlerësimet tona. Shpërthejnë konflikte me grupe të armatosura shqiptare në fshatin Tanushë. Komunikim urgjent me ambasadorin, nga të shkëlqyerit, Jeorjios Kaklikis, kryesues i zyrës së Lidhjes në Shkup. Ministri i Jashtëm J. Papandreu ishte në OSBE, në Vjenë. Vendoset udhëtimi i menjëhershëm i tij në Shkup. Ngulëm këmbë në rëndësinë e takimeve të ministrit me numrin më të madh të mundshëm të politikanëve shqiptarë. Njëkohësisht të dielën, 5 mars, u përgatit letra–mesazhi i kryeministrit Kostas Simitis, të cilin e dorëzoi të nesërmen J. Papandreu tek kryeministri Ljupco Georgievski. J. Papandreu ishte politikani i parë, që vizitoi Shkupin. Tipar dallues i gatishmërisë dhe i veprimtarisë, që karakterizonte në atë periudhë sistemin e ministrisë së Jashtme.
Qëllimet e vizitës ishin mbështetja praktike qeverisë së Shkupit, inkurajimi që të ndiqet politikë modeste dhe e dialogut, fillimi i dialogut brenda kombësive dhe sigurisht të dëgjonim direkt vlerësimet e liderëve politikë të shtetit tonë fqinj. Më parë nga Vjena, Papandreu kishte komunikuar me sekretarin amerikan të shtetit, Colin Powel, dhe ministren e Jashtme të Suedisë, (Presidenca e BE-së), Anna Lindt, që humbi jetën padrejtësisht. Në Shkup u takua në mënyrë të njëpasnjëshme me kryeministrin L. Georgievski, në prezencën e nënkryetarit të qeverisë, Ibrahimi (PDSH), me presidentin Boris Traikovski, kryetarin e “Bashkimit Socialdemokrat”, (opozita kryesore), Branko Cervenkovski, dhe në mungesë të Arben Xhaferrit, me kryetarin plotësues të Partisë Shqiptare, PDSH, Menduh Thaçi. Letra e kryeministrit K. Simitis drejtuar Georgievskit përmbante të gjitha pikat, që përmendëm më parë si teza të Greqisë.
Si presidenti Traikovski, ashtu edhe Georgievski, hodhën idenë e krijimit të “zonës së çmilitarizuar të sigurimit me gjatësi 5 kilometra” përgjatë vijës kufitare me Kosovën (atëherë Republikë Federale e Jugosllavisë). Traikovski në prezencën e këshilltarit të aftë të tij, Nikola Dimitrov, roli i tij si ambasador në Uashington në 2004 për njohjen nga ana e SHBA-së të emrit kushtetues të shtetit ishte i rëndësishëm – pyeti ministrin e Jashtëm: “si i duket ideja”. Mbaj mend pikërisht skenën. Kisha filluar të hap një hartë ushtarake të NATO-s. Jorgos Papandreu kërkoi nga Traikovski të ngjyrosë zonën mbi hartë. Në vazhdim, më pyeti, madje në formë pyetjeje retorike, “ a kemi mendim për këtë propozim?”. Bëra vërejtjen, duke treguar gjithnjë hartën se “nuk kemi studiuar në thellësi pasojat e saj. Por, pavarësisht nga kjo, përvoja na thotë se kur ngjyrosen me dëshirë pjesë të territorit, që janë në sundimin tënd, nuk i merr prapë me të njëjtën ngjyrë”. Rezervimi ynë dhe rreziqet ishin të qarta. Si i pari kryesues i Zyrës së Lidhjes në Shkup, me Traikovskin dhe Georgievskin kisha lidhur që nga fillimi i vitit 1996, marrëdhënie personale konfidence të jashtëzakonshme. Mesazhi ynë zuri vend.
Ditën e nesërme, 7 mars informuam në mënyrë analitike partnerët tanë evropianë dhe z. Solana, me telegram COREU. Në konkluzionet përmbahen propozime konkrete për politikën e BE. Faktet më të shumta janë përmbledhur në Deklaratën e Presidencës Suedeze. -Por diskutimet më të rëndësishme dhe vendimet për aktivizimin e BE-së do të merreshin në Këshillin e اështjeve të Përgjithshme të datës 19 mars. U parapri në datën 16 mars, vizita e rëndësishme e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, lordit Robertson në Athinë, të cilën e kam përmendur.
-në datën 17 në mëngjes, ditë e shtunë, Drejtor i Përgjithshëm i atëhershëm i Drejtorisë së Bashkëpunimit Zhvillimor Ndërkombëtar, Alex Rondos dhe i nënshkruari, shkuam përsëri në Shkup. Ishin paraprirë marrëveshjet e ministrit të Jashtëm me Presidencën Suedeze dhe me Solanën. Kishim cikël të gjerë takimesh me gjithë udhëheqjen politike të vendit. Gjithashtu me disa gazetarë. Qëllimi ynë ishte të dërgonim të gatshëm në kohë tekstin me propozimet dhe diagramin kohor të veprimtarisë politike të BE-së, me qëllim që të përdoren nga ministri në Këshillin e اështjeve të Përgjithshme, si edhe në takimet e tyre bilaterale. Kontributi më i çmuar ishte ai i Arben Xhaferrit. Qëndroi bashkë me ne më shumë se dy orë. Pavarësisht nga fakti se, kur bisedonim në të kaluarën, kishte gjithmonë të gatshëm një plan qasjeje të çështjeve me bashkëbiseduesit e tij grekë, këtë radhë foli pa vërtitje. Rezultat i bisedimeve tona ishte dërgimi në Bruksel i tekstit me titullin: “NON PAPER: FYROM: OUTLINE FOR STRATEGY”, të dielën në darkë, 18 mars, ku ishte tashmë misioni ministror.
Në Greqi, dhe më konkretisht në Ministrinë e Jashtme, si udhëçelës në të gjitha, u paraprimë Ansange-it dhe WIKILEAKS-it. Kështu që rrjedhjet e seleksionuara, si rregull të personalizuara, të teksteve të plota në shtyp, ka qenë fenomen endemik. Herë pas here, bile me tendenca epidemie. Ky tekst u dha në shtyp. Fatmirësisht. Përndryshe do të ishte harruar. Në realitet, ky tekst konfidencial ka qenë kontributi më i çmuar i Greqisë në përgatitjen e politikës së BE-së. Argumentoj nga ana tjetër se ka shërbyer si bazë dhe trung i Marrëveshjes së Ohrit.
Njëkohësisht përshpejtoi në rang europian dhe ndërkombëtar diskutimin për nevojën emergjente të rishikimit të Kushtetutës (të vitit 1991) të ish RJM, duke përfshirë edhe hyrjen e saj. Rikujtoj se hyrja e Kushtetutës e vitit 1991, përmbante formulimin e mëposhtëm të diskutueshëm të krijimit të “Republikës së Maqedonisë” si shteti etnik i maqedonasve. Kjo hyrje, qysh në shtatorin e vitit 1991, kur u miratua Kushtetuta, ka qenë e bezdisshme dhe shqetësuese për Greqinë, ndërkohë që përligjte Shqiptarët e ish RJM si qytetarë të kategorisë së dytë. Mbështetej në vizionin sovjetik dhe titist të shtetit të nacionaliteteve (nationalities) dhe jo të qytetarëve, siç ekziston në Europë. Shkurt. Falë diplomacisë greke dhe koincidencës së interesave tona në këtë pikë të posaçme me Shqiptarët, me marrëveshjen e Ohri, u ndryshua krejtësisht formulimi i hyrjes së Kushtetutës.
Pas Marrëveshjes së Ohrit dhe pas rishikimit të Kushtetutës, ish RJM nuk ekziston më si “shtet etnik i maqedonasve”. Vërtet sa e njohin këtë? Nuk është e rëndësishme? Dhe u bë në mënyrë të tillë, që të mos i dedikohet Greqisë ky ndryshim. Tre vjet më vonë, në datat 22-23 tetor 2004, kur vizitoi Shkupin ministri i Jashtëm Petros Moliviatis, një gazetë e Shkupit nxori në pah çështjen. Vetëm për arsye historike kam shënuar se NON-PAPER grek u paraqit nga një pjesë e mjeteve të komunikimit masiv pak a shumë si tekst më i avancuar i tezave të UاK-së. Sipas thënies së dashur të një gazetari të njohur për korrespodencat luftarake nga Shkupi në kohë paqeje.
Pasuan tre vizita të tjera të Ministrit të Jashtëm J. Papandreu në Shkup. Bile në datën 28 mars 2001 u bë në Zyrën e Lidhjes takim i ambasadorëve grekë në shtetet e Evropës Juglindore. Pesëmbëdhjetë ditë më vonë, 6-7 prill, vizituam Ankaranë. Diplomacia turke nuk kishte për të treguar prezencë të fuqishme dhe veprimtari të konsiderueshme në Ballkan. “TURKISH DAILY NEWS”, gjatë mbërritjes së J. Papandreut në Ankara, thurte lavde për diplomacinë greke në Ballkan. Në kuadrin e vizitës u bë raundi i parë i konsultimeve greko-turke në rangun e drejtorëve kompetentë politikë (GORKAY – MALIAS). Në konferencën e përbashkët të shtypit, në pasditen e datës 7 prill, z. z. Papandreu dhe Xhem shpallën bashkëpunimin e ngushtë të dy shteteve për përballimin e krizës në ish RJM.
Për arsye se nuk ka vend të bollshëm botimi, jam i detyruar të ndërpres disi në mënyrë të nxituar rrëfimin. Qëllimisht evitoj paraqitjen e disa fakteve.
Lexova me kujdes deklaratat e fundit të Ali Ahmetit për rëndësinë – nevojën e implikimit të një pale të tretë, (procedura Deyton), në procedurën e kërkimit të zgjidhjes për emrin. Por problemi këtu e pesë vjet nuk ndodhet në Athinë. Ndodhet në Shkup. Ka emër. Quhet Nikolas Gruevski dhe është Kryeministër. Mos vallë mundësitë e BDI, të Ali Ahmetit personalisht, si edhe të gjithë partive shqiptare, të detyrojnë kryeministrin e sotëm në një qëndrim të përgjegjshëm, janë më të mëdha?

* Ish-Ambasador i Greqisë në Shkup, Tiranë e Uashington.///balkanweb.com

NGA: ALEXANDROS MALLIAS
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top