Kresha
A pretty face can never trick me
Dr Hans Koechler
Nga perspektiva universale e historisë së qytetërimeve, Evropa shfaq një pabarazi të veçantë në lidhje me ndikimet kulturore të ndërsjella të botës myslimane dhe të krishterë. Ndikimi i mendimit evropian në botën myslimane daton në fillimin e shekullit të 19, ndërsa qytetërimi Islam e kishte dhënë ndikimin e tij të thellë në kulturën evropiane të krishterë – rrugës së saj të gjatë drejt zhvillimit dhe teknologjisë – gati një mijëvjeçar më parë dhe gjatë një periudhe prej disa qindra vjetësh. Me fjalë të tjera për më shumë se një mijë vjet kultura evropiane nuk pati ndikim të veçantë në botën myslimane, për më tepër përfitoi nga “iluminizmi” i hershëm islamik në të gjitha fushat e kulturës dhe shkencës.
ثshtë fakt historik që formimi i jetës intelektuale të vërtetë evropiane në mesjetë erdhi si rezultat i qytetërimit islamik lulëzues në Spanjë. Gjatë pesë shekujve, pikërisht nga shekulli i tetë deri në shekullin e 13, historia e qytetërimeve të botës ishte ajo e Islamit. Në krahasim me qytetërimin e krishterë të Evropës në atë kohë, qytetërimi islamik ishtë më i rafinuar dhe i gjerë. Gjatë një periudhe afërsisht prej 200 vjetësh ndeshja e Evropës me qytetërimin islam i mundësoi asaj zhvillimin e aftësive në të gjitha fushat shkencore dhe të dijes, veçanërisht në filozofi, mjekësi, astronomi, kimi dhe matematikë. Një nga arritjet më të mëdha të dijetarëve myslimanë në mesjetë është ruajtja e thesareve të shkencës dhe filozofisë së lashtë greke për brezat e ardhshëm. Dijetarët e krishterë u njohën me konceptet e metafizikës aristoteliane nga filozofët arabë ne Spanjë dhe nga përkthimet dhe komentet e tyre. Filozofi arab ibn Rushd i lindur në Kordovë në vitin 1126 e.r., ushtroi ndikimin më të madh me anë të komentit të tij mbi Aristotelin. Shkollat arabe (universitetet) në Kordovë, Sevilje, Granadë, Valencia dhe Toledo tërhoqën një numër të madh dijetarësh të krishterë. Mendimtarët më të mëdhenj të krishterë të asaj kohe, si Albertus Magnus, Roger Bacon, Thomas Aquinas, Williami i Ockham, Gerberti i Aurillac, që më vonë u bë papa Silvester i II, për të mos përmendur të tjerë, zhvilluan aftësitë e tyre intelektuale në ato qendra mësimi.
“Biblioteka e madhe e Evropës” në Toledo, ku në vitin 1130 e.r. u themelua një shkollë përkthimi, tërhoqi studentë dhe studiues nga e gjithë Evropa. Shkenca mjekësore arabo-islamike pati një ndikim të madh në zhvillimin e disiplinës mjekësore në Evropë. Në shekullin e 12 profesorët e parë në universitetet e porsathemeluara të Evropës ishin të gjithë studentë të dijetarëve arabë. Për gjashtë shekuj, puna kryesore e dijetarit mjekësor më të famshëm, Ibn Sina (Avicenna), ‘Al-Kanun’ (canon medicinae), u mësua në të gjitha fakultetet e mjekësisë kryesore evropiane. Në vitin 1587 e.r. mbreti Henri III i Francës krijoi një katedër për gjuhën arabe në kolegjin Royal për t’i dhenë shtysë studimit mjekësor në Francë. Ndikime të ngjashme në zhvillimin e metodave shkencore mund të gjenden në fushën e matematikës, astronomisë, kimisë, arkitekturës, muzikës dhe teknikave industriale. Astronomi arab Al-Battani, (Albatenius 858-929) hodhi poshtë prerazi dogmën e Ptolemeut të heliocentrizmit, shumë kohë para se Koperniku të publikonte librin e tij të famshëm “De revolutionibus orbium coelestium” në shekullin e 16-të. Periudha romane e artit evropian i detyrohej mjaft arkitekturës islamike, veçanërisht në Spanjë. Pa hyrë në detaje të mëtejshme mund të deklarojmë me të drejtë se qytetërimi islam – që lulëzoi në jug të Evropës deri në fund të shekullit të 12-të dhe në arritjet e tij e tejkaloi kontributin e mëparshëm të perandorisë romake për zhvillimin e qytetërimit – zgjoi Evropën nga “gjumi dogmatik” në mesjetë dhe si rrjedhim përgatiti një rilindje evropiane të hershme në kuptimin e një vizioni botëror jodogmatik, racional dhe të gjerë.
Megjithatë në nivelin politik, ky ndikim i pasur kulturor nga i cili qytetërimi i krishterë në Evropë përfitoi në mënyrë të njëanshme –sepse nuk kishte asgjë të vetën për të ofruar për të zhvilluar qytetërimin islamik në atë kohë – shumë rrallë u ballafaqua me tolerancë dhe mungesë paragjykimesh. Karli i Madh (747-814 e.r.) kishte marrëdhënie të mira me Abasidët në Bagdad.
Harun Rashidi e respektonte atë si mbrojtësin e të krishterëve orientalë me disa të drejta zyrtare mbi Jeruzalemin. Në një periudhë më të vonshme historike, perandori Frederiku II (1194-1250 e.r.), “Mbreti i Siçilisë dhe Jeruzalemit”, pavarësisht nga pjesëmarrja e tij në kryqëzata, tregoi një çiltërsi të vërtetë ndaj qytetërimit islam dhe ishte i etur për të mësuar nga dijetarët myslimanë. Megjithatë duhet të theksohet se interesi i dy sundimtarëve ishte drejtuar nga perandoria islame në lindje, jo në tokën evropiane të përqendruar në Kordova ku, pavarësisht nga ndikimi i madh kulturor, nuk u gjet asnjëherë një rivendosje politike e marrëdhënieve.
Historia politike e marrëdhënieve islame-të krishtera në Evropë dominohet nga lëvizja e kryqëzatave, që filloi në shekullin e 11, me anën e të cilave Papët u munduan të krijonin hegjemoninë e padiskutueshme të Selisë së Shenjtë (Vatikanit) veçanërisht ndaj vendeve të krishtera të perëndimit. Shumë shpejt kryqëzatat u kthyen në sipërmarrje kolonizuese imperialiste, me anë të të cilave shtetet evropiane donin të siguronin interesat e tyre jetike ekonomike dhe tregtare. Feja ishte thjesht një pretekst për planet kolonizuese të drejtuesve evropianë, jo vetëm ndaj myslimanëve në Tokën e Shenjtë (Palestinë) por edhe kundër perandorisë së krishterë bizantine, gjë që u tregua më qartë nga kryqëzata e katërt, gjatë së cilës doxhi i Venecias, Enriko Dandolo, pushtoi Konstantinopojën e plaçkitur në vitin 1204 e.r.. Ndërsa ripushtimi islam ishte i suksesshëm në marrjen e Jerusalemit nga Salahudini, ripushtimi i krishterë, solli përfundimisht fundin e pranisë islame në Evropë me rënien e Granadës në vitin 1492 e.r.. Megjithatë në pjesën lindore të Evropës perandoria e re turke kishte pushtuar jo vetëm Konstantinopojën, qendrën e krishtërimit lindor në 1453 e.r., por i kishte zgjeruar pushtimet e saj gradualisht deri tek portat e Vienës në vitin 1683 e.r.
Kjo histori e ndërlikuar konfrontimesh mes të krishterëve dhe myslimanëve në perëndim, jug dhe në lindje të Evropës dhe në Lindjen e Afërme e ka bërë praktikisht të pamundur një “dialog të vërtetë të qytetërimeve”, pavarësisht nga ndikimi i madh i kulturës Islame në zhvillimin e mendjes evropiane. Në kontekstin e konfrontimeve politiko-ushtarake, feja shërbeu si një mjet ideologjik nga ana e të krishterëve për të mbrojtur interesat e drejtuesve evropianë, përfshirë drejtuesin e Selisë së Shenjtë në Romë. Kjo shpjegon historinë e keqkuptimeve të paqëllimshme si dhe të paramenduara që shoqëron përplasjen islamike-të krishterë në Evropë gjatë shekujve.
Përplasja e hershme e qytetërimeve që nga mesjeta, ka krijuar një trashëgimi konfrontimesh, mosbesimi dhe keqkuptimi deri në ditët e sotme. Stereotipet anti-islamike në Evropë, herë pas here duke u bërë virulente nën një grup të ri politikash botërore, janë pasqyrimi i kësaj historie të hershme antagoniste të bashkëveprimit islamik-të krishterë gjatë zgjerimit të sundimit islam në Evropë, që nga shekulli i tetë dhe nga rezultati i ripushtimit të krishterë dhe kryqëzatave. Brenda këtij konteksti të përplasjes së dhunshme evropiane më islamin, siç thotë Eduard Said, doktrina evropiane ‘e ktheu Islamin në simbolin e vërtetë të një të huaji kundër së cilit u themelua gjithë qytetërimi evropian që nga mesjeta’ (1).
Me ardhjen e kolonizimit evropian, marrëdhëniet me Islamin morën një kthesë tjetër drejt dominimit politik dhe ‘tutelës kulturore’ nga ana e Evropës. Politika e pushtetit evropian ka krijuar hartën e Lindjes së Mesme deri në kohët e sotme. Dominimi politik dhe ushtarak u plotësua nga pretendimi i hegjemonisë ideologjike të Evropës së krishterë ndaj qytetërimit arabo-islamik. Paragjykimet e hershme, të ushqyera që nga koha e kryqëzatave, kanë rilindur madje janë forcuar si mjete në një konfrontim që ka qenë mjaft i lidhur me krijimin e një eniteti të ri politik në Palestinë me çmimin e pranisë islame historike veçanërisht në Jerusalem.

Redaktimi i fundit: