“Mark Frroku, i dënuar për vrasje në Belgjikë”

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Mediat belge: Deputeti do të rigjykohet nga e para. Seanca e parë më 10 shkurt

Frroku-320x241.jpg


“Deputeti shqiptar, Mark Frroku, i sapozgjedhur në Shqipëri në postin e ligjvënësit, rezulton i dënuar në mungesë me 10 vite burg në Belgjikë për vrasje, mbi afera prostitucioni dhe trafiku ilegal emigrantësh”. Kështu shkruajnë mediat belge dhe më konkretisht portali nordeclair.be në një artikull ku theksohet se Frroku duhet të rigjykohet në muajin shkurt para Gjykatës Penale të Nivelles, mbi dënimin me 10 vjet burg, të marrë në vitin 2010, nga gjykata penale e Brukselit, në mungesë, pasi kishte arritur të fitonte lirinë para se çështja ndaj tij të shkonte në gjykatë. Mësohet se kjo çështje është një histori e re e gjyqësorit belg, pasi do të rigjykohen dy nga katër të akuzuarit shqiptarë, të dënuar në vitin 2010 me 10 vjet burg secili. Dënimi është dhënë nga Gjykata Penale e Brukselit për vrasjen e një bashkëpatrioti, Aleksandër Kurti, më 5 mars 1999 në Gare du Midi. Portali vijon se “rasti lidhet me botën e prostitucionit ku veprojnë disa rrjete emigrantësh shqiptarë në Bruksel. Viktima, Aleksandër Kurti, me sa duket kishte ‘shkelur’ mbi aktivitetet e anëtarëve të tjerë, bosë ose anëtarë të rrjeteve të imigracionit klandestin drejt Anglisë. Pasditen e 5 marsit 1999, ai u gjend duke dhënë jetë, pas disa goditjeve me thikë, në rrugën ‘Fonsny’, në një stacion treni”.

Artikulli vijon se pas disa denoncimeve anonime, 4 shqiptarë u identifikuan si fajtorë, ndër të cilët Besnik Morina (alias Mark Frroku), 41 vjeç dhe Ajan Bytyçi, 36 vjeç. Ata u arrestuan disa kohë më vonë, por u lanë të lirë para se të caktohej data e gjyqit në Bruksel. Të 4 të pandehurit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie, në mungesë. Pas rekursit të prokurorit, ka pasur një shfuqizim të masës së dënimit të 24 marsit 2010 dhe Frroku dhe Bytyçi duhet të rigjykohen. Rasti është planifikuar të nisë në Gjykatën penale e Nivelles, më 10 shkurt. “Të dy ende mungojnë në Belgjikë dhe jetojnë të lirë në vendin e tyre të origjinës, Shqipëri. Dhe sidomos Mark Frroku, i cili ka filluar një karrierë politike që çoi atë për t’u zgjedhur më 23 qershor si deputet në Parlamentin shqiptar”, vijon artikulli.

“Që prej këtij momenti, shtrohet pyetja nëse Frroku gëzon apo jo imunitet parlamentar? Sigurisht jo në Belgjikë, ku teorikisht ai mund t’i nënshtrohet gjykimit, meqë faktet, fajësimi dhe rikthimi i procesit në gjykatë kanë ndodhur para zgjedhjes së tij deputet. Asgjë s’na pengon, na thotë një eksponent i jurisprudencës. Po Shqipëria, do ta ekstradonte gjithsesi njërin prej deputetëve të saj? Asgjë s’është më e sigurt. Gjembi juridiko-diplomatik tashmë është mbjellë”, shkruan media belge nordeclair.be.//G.-Shqip
 
Back
Top