Marionetat shqiptare të Erdoganit

Lauri

Anunnak
Para disa vitesh kur kishte ardhur në Kosovë Reccep Tayyip Erdogan, në pritjen e tij nga Qeveria e Kosovës, në restorantin “Gorenje”, pjesëmarrësit kosovarë, kryesisht ministra, mbanin ujë dhe lëngje në duar.

Me një përjashtim, madje të një zyrtareje qeveritare grua, që kishte marrë gotën e verës, të tjerët, pa alkool, kishin pritur me nderime autokratin Erdogan. Këtë rrëfim e tregojnë disa ish-zyrtarë qeveritarë pjesëmarrës në këtë pritje, më shumë të çuditur se si kjo grua nga Qeveria e Kosovës nuk kishte pranuar t’i nënshtrohej agjendës përulëse ndaj Erdoganit, atëherë kryeministër i Turqisë.

erdogan4_zpss5hnghzj.jpg

“Vëllain” Erdogan duhej respektuar me nënshtrim deri në mosguximin e pirjes së një gote verë përpara tij. I njëjti në 2013-n, iu adresuar qytetarëve nga Prizreni se “të gjithë i përkasim një historie të njëjtë, një kulture të njëjtë, një civilizimi të njëjtë. Ne jemi vëllezër të asaj strukture. Mos harroni Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë!”. E kush të bëjë zë?! اele gur gojën...

Madje ish-kryeministri Hashim Thaçi, edhe pse s’njihet si ndonjë besimtar i denjë i fesë islame, pat shkuar bashkë me Erdoganin dhe myftiun Naim Ternava për të falur drekën në Xhaminë e Madhe të Prishtinës. Të njëjtin e ndiqnin pas kur erdhi në inaugurimin e Aeroportit të Prishtinës, Hashim Thaçi bashkë me Edi Ramën.

Nuk shkoi shumë dhe Rama i premtoi hapësirë në qendër të Tiranës për të ndërtuar xhaminë më të madhe në Ballkan, derisa në Kosovë kishte ndërtuar përmes organizatave shtetërore, dhjetëra xhami dhe shumë të tjera nga periudha otomane i kishte rinovuar.

Agjenda neo-otomane në Kosovë

Me vetëdije të plotë, si Kosova edhe Shqipëria ua hapën dyert politikave turke që të promovojnë agjendën neo-otomane, e cila ka një qëllim: shtrirjen e influencës në ish-territoret e Perandorisë Osmane.

“Turqia po eksporton islamizmin nën maskën e bashkëpunimit kulturor. Po ashtu, ajo synon avantazhin ekonomik duke përdorur bizneset si leva për të konsoliduar interesat e saj kombëtare.” Këtë e thotë media më e madhe online në SHBA “Huffingtonpost”. Pra shtrirja e ndikimit turk, që nisi në Bosnjë e po vazhdon në trevat shqiptare, është spikatur edhe nga të tjerët shumë më larg nesh.

Jo pse Erdogani e qeveria e tij kanë interes ekonomik për tregjet tona shumë të vogla, ai e ka bërë të qartë agjendën e tyre ideologjike në krye me islamin politik. Investime marramendëse janë bërë në Kosovë, por jo në fabrika. Agjencia Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (TIKA) është mekanizmi parësor përmes të cilit Turqia avancon agjendën e saj ideologjike.

“TIKA është pararojë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që mbështet formacionet e ‘Vëllazërisë Myslimane’ në botë. TIKA drejton një strukturë paralele të politikës së jashtme në koordinim me Ministrinë e Kulturës në Turqi, si dhe Kryesinë për اështje Fetare për ta promovuar agjendën islamike të AKP-së”, shkruan “Huffingtonpost”, duke e ripërsëritur se TIKA operon nën maskën e një agjencie për mirëqenie sociale në Kosovë.

Në Kosovë, citon hulumtimin e gazetës “Zëri”, organizatat shtetërore mbështetën më shumë se 400 projekte në fushën e agrikulturës, shëndetësisë dhe shkollimit edhe në shumë xhami e tyrbe. Shërbime shëndetësore të përballueshme ofrohen në Kosovë nëpër spitale e klinika turke, të sponsorizuara nga TIKA.

Qindra bursa e aktivitete të tjera, për të cilat jo vetëm imamë, por edhe profesorë të shkollave të mesme dhe atyre të UP-së, u jargavitën parave të Erdoganit.

Derisa astete kryesore në vend, Distribucioni i KEK-ut dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, tashmë, janë në duart e kompanisë ku aksionar është dhëndri i Erdoganit në kompaninë “Limak Holding”. Sikur t’u mjaftonte me kaq. Turqia kohë më parë kishte synim edhe kampin amerikan “Bondsteel”.

“Turqia ka treguar gatishmërinë e saj për të marrë përsipër kontrollin e bazës amerikane ‘Bondsteel’ në Kosovë, pasi forcat amerikane të tërhiqen”, shkruante muaj më parë “Huffingtonpost”.

Të gjunjëzuarit e Erdoganit

Edhe pse Kosovën e mbron ushtria më e fortë në botë, NATO, Erdogani disa herë ka luajtur lojën politike gjoja “kërcënon” Serbinë se do ta mbrojë me ushtrinë e vet Kosovën. Ndërsa gjatë vizitave të tij në Serbi ai është shfaqur si mik i sinqertë i serbëve, duke kërkuar bashkëpunim ndërshtetëror politiko-ekonomik.

Përafrimi i politikanëve shqiptarë, ku nuk fshihet në Maqedoni, parti politike si “Besa” marrin direkt para nga Erdogani, janë hapa të sigurt drejt turqizimit të shqiptarëve dhe interesin e Serbisë për defaktorizimin e shqiptarëve, duke rikujtuar se qysh një shekull më parë ish-ministrit serb, Ilia Grashanin, i kishte rënë kambanës.

Sot një ngjarje e tillë na sjell përpara syve këta udhëheqës tek i “gjunjëzohen” Erdoganit, i cili me agjendë haptazi islamike arriti të shtrijë fare lehtë edhe ndikimin e tij ekonomik, duke marrë në dorë asetet kryesore. Sepse këtu është esenca e veprimeve të tij edhe brenda Turqisë. Duke përdorur fenë, arriti të marrë dhe të mbajë pushtetin.

Po feja nuk është e mjaftueshme për të ndërruar identitetin e një populli. Erdogan me të gjitha politikat që ndjek ndaj Kosovës kërkon të na zhbëjë edhe historinë. Pas kërkesës për të ndryshuar librat e historisë na vjen një shembull i vogël e domethënës.

E jo rastësisht dhe pa agjendë u dha edhe deklarata e zv/kryeministrit turk, Numan Kurtumulus, në Kosovë, kur e përsëriti disa herë se “Kosova është pjesë e botës islamike”, se “Turqia është e lidhur emocionalisht me Kosovën” dhe se “Kosova ka kulturë islame”, madje përpara syve të politikanëve tanë.

Ky përfaqësues i autokratit Erdogan, vetëm sa rikonfirmoi agjendën turke në Kosovë, për të cilën është punuar intensivisht qysh nga mbarimi i luftës 1999.

Të pavetëdijshëm për shtrirjen e ndikimit turk, duke qenë të zënë me ndërtimin e institucioneve tona, paratë nga Turqia kanë mbushur vazhdimisht gropat e zbrazura. Sot të kritikosh Erdoganin në Kosovë, një numër jo i vogël i shqiptarëve t’i “nxjerrin sytë”.

E adhurojnë një autokrat, diktator që arreston e burgos gazetarë pse e kritikojnë, atë që solli autoritarizmi e jo demokracia në krye të Turqisë.
/Arbana Xharra
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Po shihe xharra-t kur flasin, te kenaqin :D - T'gjithe Islamofob, turkofob :D
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Ti emertoje si të duash turkofo - i e pa turbi .

Un nk.mund ti shoh me sy atë rracë

Ti që i do aq shumë shko ne Turqi se je i mirpritur ndoshta atje .
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Dashuria per Turqin nuk eshte spontane, eshte ne dna.
Turqit qe jetojne ne troje shqiptare dhe dine shqip, ju thone shqiptarve: ikni pirdhuni ne greqi e serbi se keni shtetin tuaj. Te flasesh kunder turqeve je serb dhe grek.

Shqiptar
 
Redaktimi i fundit:

اfarë i bije të jem un tani o Laur ?
Serb apo Grek , sidoqoftë më mirë se sesa të jem Turk.
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

اfarë i bije të jem un tani o Laur ?
Serb apo Grek , sidoqoftë më mirë se sesa të jem Turk.

hahaha preferoj edhe une kete. Me mire nje grek i keq se nje turk i flliqur, pis milet.
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Po mir sa të drejt paskemi pasur, pis milet.

Turqit tu marrin të keqen Grekut e Serbit .
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Kete Arbana Xharra e kam mbledh nje dite ne Facebook... vetem siq e shoh, do te mbledhi perseri direkt.

Nuk di cka lyp kjo arbana ne Kosovë? Le ta leshon e le te shkoje ku te dojë...
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Ti emertoje si të duash turkofo - i e pa turbi .

Un nk.mund ti shoh me sy atë rracë

Ti që i do aq shumë shko ne Turqi se je i mirpritur ndoshta atje .

Edhe atje kam qene dhe do shkoj, dhe perseri mbes me shqiptar se ju me baterija nforum :D
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Kete Arbana Xharra e kam mbledh nje dite ne Facebook... vetem siq e shoh, do te mbledhi perseri direkt.

Nuk di cka lyp kjo arbana ne Kosovë? Le ta leshon e le te shkoje ku te dojë...

Qa thu oj Rrnes-e? Arbana Xharren ti e permbledhe :cek:lol nona vet je ti :vrap: pa le qe ka kalu 5 minuta pas 12 :cek:
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

kitrra123

SEpari nuk kam nikun Rrnes, theksoje ate qe eshte sakte, jo ndryshe. Nen dy Jam shum e re per te qene nena e saj, porse kur fut hundet ku nuk takon, del dikush dhe ia mbledh hundet me ndryshe.... dhe ia tregon ku e ka vendin dhe ku jo....edhe pse dikush pa i than hiq kupton, dikujt thuaj shumher, perseri smerr te kuptuar.

Je i qarte tani?
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Erdogani e konkretizoi gjithe perpjekjen qe eshte bere keto vitet e fundit ne Shqiperi e Kosove per te rritur influencen dhe pranine e Turqise. Hapat e meparshme mbi heqjen e fotos se Skenderbeut ne takimet zyrtare, kerkesat per ndryshimin e historise dhe tjetersimin e sundimit osman per ta konsideruar si jete e organizuar brenda perandorise, perralla se shqiptaret kane qene te privilegjuar gjate kohes se Perandorise Osmane apo se qenia ne kete perandori na shpetoi nga asimilimi serbo grek.

Nuk i kane mjaftuar 500 vjet shkaterrim e percudnim qe na lane ne vend e na tjetersuan si popull po akoma kane surrat e pretendojne.

Kjo eshte fatkeqesi kombetare. Kemi palaco politikane qe e shesin kete vend si t'i doje qejfi.

hajduti
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Kete Arbana Xharra e kam mbledh nje dite ne Facebook... vetem siq e shoh, do te mbledhi perseri direkt.

Nuk di cka lyp kjo arbana ne Kosovë? Le ta leshon e le te shkoje ku te dojë...

E dijme se e ka te veshtire.
E ka te veshtire familja Xharra te mbijetoje ne ate pis milet qe e kundershtojne,shajne,ofendojne,kercenojne ne ato troje .

Ajo bashke me te atin i kane dhene ketij vendi.
Ju qe e kercenoni kush jini??

Ajo eshte trime vajze ,edhe ua nxjerr ne pah fytyrat atyre mjekerlesht qe perdorin fjalorin e piste,ma te pamoralshmit,ma te pa fete,me ne gjak qe turfellin neper damaret e tyre,me zemerimin se di ku e kan gjet e kercenojne Arbana Xharren me familje,me jeten e femijeve.

Jini per meshire,e ti bashke me ata qe e kercenojne.
Jini per keqardhje.
 
Fakt edhe ju jeni per meshire dhe keqardhje...

arbana xharres nuk i pelqen ne Kosove, andaj rruget i ka te hapura le te shkon nga ka erdh.....

Jemi ne kush jemi, ne mirremi me politiken e Kosoves moti para xharres, andaj le te shkon ku i pelqen. Nuk kemi nevoje fare aspak per to....
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Asaj i pelqen Kosova,por nuk i pelqeni ju.
Per vetedije hidhet ajo e i ati i saj me shkrimet,por perxhja juaj ua mohon ate c'kerkon ajo,edhe si frut i dhuroni terrorin e bere,kercenimet e bera duke i permend femij e c'ka.

Fjalorin ma te piste qe mund te ekzistoje e permendni ju qe predikoni islam ne Kosove.
E kam lexuar sidomos drejtuar Arbanes.

Jini copa mishi,perderisa i kercenoni femijte.

Kaq!
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Ne jetojm Shum bukur ne Kosove edhe pa arbanen dhe babain e saj....... E kuptoj gjendjen e saj, porse ajo bashk me babain e saj nuk ka ardhmeri ne Kosove ashtu siq jane duke e u shpreh...

Ne i dalim balle Kosoves pa arbanen dhe babain e saj xharra.

Kurse kush ofendon e fyen nga Kosova apo lloje padrejtesie mund te kete, une smirrem me punet e huaja, porse pergjigjem vetem per ate qe bej vet.

Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Per inat te vjerres shkon me mullixhine.

Cjane keto gomarlliqe qe thone?
Per mos te qen turk, behem grek dhe serb, e per mos te qene serb behem turk dhe grek.
Te duash hoxhen sduhet te urresh priftin.

Srrini dot Shqiptar?
Turqit te shkojne ne te semes ashtu si te shkojne dhe greket dhe serbet, italianet, gjermanet, kinezet, japonezet, bashk me arab apo cifut.

Turiqit jane pushtues, njerez te mir e te ligj si jemi ne shqiptaret, jane si serbet dhe si greket.
Te duash turqit sot eshte njesoj si te duash serbet pas 500 vjtesh e si te duash greket ne ditet e sotme.
Por dhe ti urresh eshte e tepert, sulltanet sjane me e ne mund te ishim me keq se ta nese do kishim pushtetin e tyre.

Ne duhet te jemi keta qe jemi me te mirat dhe te ligat tona, nese kemi nje fe dhe e mbrojme sduhet ta bejme per shkak te nacnionaliteteve qe i perkasim apo pelqejme por per shkak te bindjeve.
Nje shtet islamik seshte i mire se eshte islamik dhe as nje i krishter seshte i keq se eshte i krishter.

Jeni per turp, pa indetitet e pa ngjyre gjaku, keni vetem nje gjuhe qe e zhysni ne prapanicen e nje shteti tjeter, ndryshimi seshte se nderroni vend per te lepire por nderroni vetem nacionalitetin e prapanices qe lepini.
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Sic thoshte njeri:

Per inat te turkut, ne shtrat me armikun. Turkofobia ka bere qe ta urrejne cdo shqiptar musliman, sepse per komunistet e ateistet dhe armiqte e shqiptarizmit eshte ideja "S'mund tjesh musliman dhe shqiptar i mire".

Po kujt i intereson :D? Qente lehin, karvani ecen perpara. U mesuam me te lehurat e qenve.
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Qyqja qyqja... na habiset krejt.... kush me shume e kush me pak...
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

Heret a vone dhe tek ne do dale me ne fund dikush qe t'i thote ndal marrezise kolektive, parazitizmit, korrupsionit, paturpesise e halabakllekut politik e qeveritar. Dhe jam i sigurt qe kur te vije ajo dite, do kete gjithe popullin me vete.

hajduti
 
Titulli: Marionetat shqiptare të Erdoganit

kitrra123

SEpari nuk kam nikun Rrnes, theksoje ate qe eshte sakte, jo ndryshe. Nen dy Jam shum e re per te qene nena e saj, porse kur fut hundet ku nuk takon, del dikush dhe ia mbledh hundet me ndryshe.... dhe ia tregon ku e ka vendin dhe ku jo....edhe pse dikush pa i than hiq kupton, dikujt thuaj shumher, perseri smerr te kuptuar.

Je i qarte tani?

E si mos ta jem i qarte pas ketij sqarimi te pa imagjinueshem qe ke bere. Kete qartesim rralle kush qe nuk do ta kuptonte.
 
Back
Top