Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Marilyn Monroe në shënjestrën e KGB-së

marilyn-monroe.jpg


Ka edhe një kapitull sovietik në jetën e Marilyn Monroe. Në vitin 1960 aktorja ka braktisur papritur xhirimet e një filmi hollivudian për të vizituar atdheun e Dostoevskijt, me ftesë të një agjenti të KGB-së të njohur rastësisht në Shtetet e Bashkuara.

ثshtë pikërisht ky i fundit që ka publikuar “sekretin moskovit” të aktores së famshme, në një artikull të botuar në tabloidin “Moskovski Komsomolets”.


Rrëfimi është përdorur nga regjisorja ruse Luidmila Tiemnova për një dokumentar që do të shfaqet së shpejti, me titullin “Monroe në vendin e Dostoevskijt”.

Ish-agjenti sekret, që punonte i maskuar si diplomat në përfaqësinë sovietike pranë OKB-së, ka pranuar të filmohet pas shumë kundërshtimeve, por ka kërkuar që të mos publikohen gjeneralitetet e tij.

Regjisorja pretendon se qarkullonin prej kohësh zëra për një vizitë të Marilyn në Moskë dhe se KGB-ja, e interesuar për aktoren dhe miqësitë e saj në nivele të larta, e kishte skeduar në dosjet e saj me emrin në kod “Masha”.

Madje, thotë regjisorja, vetë Krusciov e thërriste “shoqja Monroe” dhe donte ta sillte me çdo kusht në Moskë, ndoshta për të xhiruar edhe një film në Rusi, projekt që më pas u anulua për shkak të paparashikueshmërisë së aktores.

Ish-agjenti i KGB-së ka treguar se e kishte njohur yllin e kinemasë rastësisht në një pritje në ambasadën sovietike, të organizuar me rastin e një vizite të Krusciov në Shtetet e Bashkuara.

“Fillimisht lindi një miqësi, që më pas u kthye në diçka më shumë”, ka treguar agjenti, duke shtuar se shoqërohej shpesh me aktoren, me të cilën fliste për artin dhe veprat e Dostoevskijt.

B:topchanel.
 
Pe: Marilyn Monroe në shënjestrën e KGB-së

Ah kjo "shoqja Monroe" ia prishi mendjen te gjitheve.. LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back