Marijuanë brenda kovës me djathë dhe turshi, kapet në Kakavijë

LeVoyageur

Once upon a time...
Kakavijë, 16 mars 2014, NOA.al- Policia kufitare Kakavijës ka sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë. Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se lënda narkotike u gjet në një çantë porosi që e kishte një taksixhi për ta çuar në Athinë, ku u gjetën katër pako të mbështjella me plasmas kuzhine, dy të fshehura në një kuti me djathë dhe dy të tjera të fshehura në një kovë plastike me turshi. Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i taksixhiut me iniciale Xh.S., me banim në Sarandë, ndërsa vijon puna për identifikimin e personit që i kishte dhënë çantën-porosi drejtuesit të taksisë, si dhe për pritësin e mallit porosi./a.y/noa.al/

noa.al
 
Titulli: Marijuanë brenda kovës me djathë dhe turshi, kapet në Kakavijë

Me i forte ish lajmi ku e ngaterruan drogen me trahana lol
 
Back
Top