-
- Anëtarësuar më
- Apr 1, 2011
-
- Mesazhe
- 115,968
-
- Reagimet e mara
- 84,992

Marija Shrajver ka paraqitur kërkesë për shkurorëzim nga Arnold Shvarcenegeri, në Gjykatën Supreme në Los Anxhelos.
Ish gazetarja televizive dhe bijë e familjes Kenedi, në kërkesën për shkurorëzim, ka theksuar dallimet e papajtueshme me partnerin. Ajo nuk ka e ka paraqitur datën se kur çifti ishte ndarë.
Kjo kërkesë u bë gjashtë javë pasi ylli i filmit dhe ish guvernantor i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, pranoi se e ka një fëmijë jashtëmartesor me një anëtare të stafit të tij shtëpiak.
Në kërkesën për shkurorëzim, Marija Shrajver synon kujdestari të përbashkët për dy djemtë e tyre, të moshës 13 dhe 17 vjeç. Adam Mendelson, zëdhënësi i Shvracenegerit, ka refuzuar të bëjë koment.
Ish guvernatori i Kalifornisë dhe njëherësh aktor i njohur i Holivudit, Arnold Shvarceneger, dhe gruaja e tij, Maria Shrajver, kanë shpallur se po ndahen pas 25 vjet të martesës.
Shvarceneger, 63 vjeçar, shtatë vjet ishte guvernator i Kalifornisë, ndërsa mandati i kaloi në muajin janar. Maria Shrajver, 55 vjeçare, mbesë e ish presidentit të vrarë amerikan, Xhon F. Kenedi, e kishte lënë punën si gazetare televizive, kur bashkëshorti i saj ishte bërë guvernator.
B:LajmiFundit