Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Marcus Aurelius, njeriu i mençur në buzë të greminës

Mark Aureli lindi në Romë, më 26 prill 121 pas Krishtit, i biri i politikanit romak Marco Annio Vero dhe Domizia Lucilla.
the_triumph_of_marcus_aurelius.jpg

Që fëmijë demonstroi një prirje të natyrshme për retorikën greke e latine, si dhe filozofinë. Në vitin 133, aderoi në stoicizëm. Duke u shndërruar në krahun e djathtë të perandorit Adriano, i cili vlerësonte ndershmërinë dhe mençurinë e tij, Mark Aurelio u emërua tri herë konsull dhe u martua me vajzën e perandorit Antonino, Faustina. Më pas, ajo mori tribunicia potestas dhe imperium, postet kryesore të Perandorisë Romake./Konica.al

Kur mbushi të 40-at, ai u bë perandor, së bashku me të vëllanë Lucio Vero. Edhe pse nuk i pëlqente lufta, në fillimet e perandorisë u detyrua të hapte një periudhë konflikti brenda kufijve të perandorisë romake, sepse barbarët po i afroheshin gjithnjë e më shumë Romës. Ai i urdhëroi gladiatorët të kontribuojnë në mbrojtje, duke i rekrutuar në ushtri. U shqetësua gjithashtu edhe për përmirësimin e kushteve të skllevërve dhe heqjen dorë nga çdo luks për të përballuar krizën e rëndë ekonomike që pushtoi perandorinë. Ndaj të krishterëve, ai ndoqi politikën e paraardhësit, Trajanit, domethënë nuk i persekutoi ata. Ai nuk bashkohej me praktikat e tyre të adhurimit, por asnjëherë nuk e vuri çështjen fetare në qendër të politikës. Po ashtu, korri edhe suksese ushtarake, duke arritur të zmbrapsë presionet barbare, duke kontrolluar teutonët dhe duke pushtuar një pjesë të Mesopotamisë në fund të vitit 161. Në vitin 175, në fund të konflikteve, ai lejoi të futeshin në perandori grupe barbarësh. Vdiq në vitin 180, sipas disa historianëve, ai vdiq nga murtaja gjatë një fushate ushtarake. Do ishte Komodus, i biri, ai që do ta pasonte, duke i dhënë fund asaj që historianët do të konsiderojnë si mbretërimi i të fundit nga pesë perandorët në vitin 175, që lejoi grupe barbarësh të hynin në perandori
(së bashku me Nervan, Traianon, Adriano, Antonino Pio). Të studiosh filozofi është si të lexosh një manual mbi jetën shkruar nga mendimet më të ndritura të racës njerëzore. “Meditimet” e Mark Aurelit konsiderohet si një monument i filozofisë./Konica.al

“Të vepruarit kundër njëri-tjetrit është kundër natyrës”


Në mëngjes fillo t’i thuash vetes: do të takoj njerëz të padobishëm, mosmirënjohës, të dhunshëm, mashtrues, ziliqarë, antisocialë; gjithë kjo atyre u ndodh nga mosnjohja e së mirës dhe së keqes. Nga ana tjetër, unë që kuptova, duke medituar për natyrën e së mirës, se kjo është e bukur dhe për natyrën e së keqes, që është e poshtër dhe për natyrën e atyre që gabojnë se ai është i afërmi im, jo sepse ai është nga i njëjti gjak dhe farë, por sepse ai, si unë, është i pajisur me mendje dhe pjesëtar i hyjnores.

Nuk mund të më dëmtojë asnjëri prej tyre, sepse askush nuk do të mund të më përfshijë në pisllëkun e tij, atëherë, as nuk mund të inatosem me një të afërmin tim dhe as të ndjej urrejtje për të. Ne në fakt jemi të lindur për bashkëpunim, si këmbët, duart, qepallat, dhëmbët me radhë lart e poshtë. Pra, të veprosh kundër njëri-tjetrit është kundër natyrës, të veprosh në këtë mënyrë është për t’u përplasur dhe për të urryer njëri-tjetrin.


Njeriu s’duhet të ketë frikë nga vdekja, duhet të ketë frikë nga fakti që s’ka filluar të jetojë akoma.

Varfëria është nëna e krimeve.

Njeriu s’mund të gjejë askund një strehë më të qetë dhe më të patrazuar, se brenda shpirtit të tij.

Jeta jonë është ashtu siç e ndërtojnë mendimet tona.

Të jetosh i lumtur, është një fuqi e brendshme e shpirtit.

Ekzistenca është si një lumë që rrjedh vazhdimisht, aktivitetet e saj pësojnë pareshtur transformime, kauzat mijëra modifikime, aq sa në të nuk gjen asgjë të qëndrueshme, madje as ajo që është pranë jush./Konica.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back