Maqedonia po tenton që t’ia marrë Kosovës investitorët

Arfenilla

Themelues i Forumit
20150212194048761646.jpg
Kosova rrezikohet edhe nga largimi i atyre pak bizneseve prodhuese që ka, .

Bizneset po joshen në mënyra nga më të ndryshme nga Maqedonia, e cila po dërgon gati çdo javë zyrtarë te kompanitë kosovare për t’ua mbushur mendjen që të investojnë atje.

Drejtori i Trepharmit që merret me prodhimin e ilaçeve thotë se oferta e Maqedonisë ka lëkundur planin për ndërtimin edhe të disa linjave të prodhimit në Kosovë, ku do të punësoheshin 100 punëtorë.

Ai thotë të jetë duke paguar penallti ndaj prodhuesit të makinerive, të cilat është i detyruar t’i lërë në Gjermani, pasi që për sjelljen e makinerisë po i duhet të paguajë një shumë të madhe për TVSH dhe Doganën.

Qeveria ka kohë që ka paralajmëruar lirim të shumë taksave për nxitje të investimeve, ndërsa Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale po planifikon të japë edhe fonde për rritje të punësimit.

KOHA.net
 
Titulli: Maqedonia po tenton që t’ia marrë Kosovës investitorët

Cilet investitore?

(pyetje retorike)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top