Maqedonia edhe zyrtarisht e ndërroi emrin

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Ndryshimet kushtetuese në fazën përfundimtare u mbështetën nga 81 deputetë, aq edhe sa ishin të pranishëm në sallë.
(E plotësuar) - Kuvendi i Maqedonisë ka votuar sonte ndryshimet kushtetuese, ku pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, me këtë emri i ri i Maqedonisë, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimet kushtetuese janë kundërshtuar në vazhdimësi nga partia opozitare, VMRO-DPMNE, por që nuk ka arritur t’i ndalë.

Deputetët e opozitës maqedonase VMRO – DPMNE, nuk ishin të pranishëm në seancë, që sepse sipas tyre nuk duan t’i japin legjitimitet ndryshimit të Kushtetutës së vendit, qoftë edhe vetëm me prezencë.

Mediat nga Maqedonia raportojnë se janë pranuar edhe amendamentet e partive opozitare shqiptare të Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët.

“Ne Ligjin kushtetues nuk do të radhiten përcaktimet e shtetësisë. Për maqedonasit do te vlejë ‘makedonsko’, ndërsa për shqiptaret /e Maqedonisë.

Me Ligj do të rregullohet që në letërnjoftime te shtohet grafa e përkatësisë etnike. Për diasporën pranohet amendamenti që të radhiten bashkësitë etnike”.

***

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot me shumicë prej dy të tretave kanë miratuar ndryshimet kushtetuese, të cilat kanë dalur sipas marrëveshjes me Greqinë.

Ndryshimet kushtetuese në fazën përfundimtare u mbështetën nga 81 deputetë, aq edhe sa ishin të pranishëm në sallë.

Deputetët e opozitës maqedonase OBRM-PDUKM, nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme për ndryshimet kushtetuese, të cilët kanë thënë se nuk duan t’i japin legjitimitet ndryshimit të Kushtetutës së vendit.

Ndryshe, pas miratimit të nevojës për ndryshimin e Kushtetutës, amendamente kanë dorëzuar edhe partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, propozimet e të cilave u pranuan nga qeveria.auto_kuv1547234204.jpghttps://www.botasot.info
 

Attachments

  • auto_kuv1547234204.jpg
    auto_kuv1547234204.jpg
    75.1 KB · Shikime: 0
Back
Top