Maqedoni, përfundon operacioni i policisë në Kumanovë, 22 të vdekur, mes tyre 8 polic

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Maqedoni, përfundon operacioni i policisë në Kumanovë, 22 të vdekur, mes tyre 8 policë

kumanove1.jpg


Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka përmbyllur aksionin policor në lagjen e “Trimave” në Kumanovë. Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski tha se në përleshjen e armatosur kanë humbur jetën 8 policë dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur, të cilët ai i ka quajtur “persona me uniformë”.

Ai bëri të ditur se 37 policë janë plagosur, ndërsa 30 persona të armatosur i janë dorëzuar policisë. Kotesvki tha se organizatorë të sulmit kanë qenë 5 persona, tre prej të cilëve i janë dorëzuar policisë. Qëllimi i grupit të armatosur, sipas policisë, ka qenë që nga fillimi i majit të nisë me sulme ndaj institucioneve. Operacioni i policisë maqedonase në lagjen e “Trimave” në Kumanovë, të banuar me shqiptarë, që ndodhet rreth 700 metra nga qendra e qytetit, nisi mëngjesin e ditës së shtunë.

Në këtë lokalitet u stacionuan forca të shumta të policisë, të cilat bllokuan rrugën drejt lagjes ku ka ndodhur përleshja. Qeveria e Maqedonisë ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi këtë ngjarje të rëndë, për të cilën ka shpallur edhe dy ditë zie, duke nisur nga dita e diel 10 Maj, e deri të hënën më 11 Maj.
g.shqip
 
Titulli: Maqedoni, përfundon operacioni i policisë në Kumanovë, 22 të vdekur, mes tyr

Gjynaf per ata qe humben jeten sepse pas pak ditesh e gjitha do harrohet sic ndodh zakonisht
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top