Maqedoni, arrestohen të dyshuarit për lidhje me ISIS. Mes tyre imami i Shkupit
Policia maqedonase ka ndërmarrë mëngjesin e së enjtes një aksion të gjerë policor në Shkup, Strugë, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar, duke arrestuar persona të shumtë të dyshuar për lidhje me ISIS.
“Aksioni masiv policor i MPB-së ka pasur si qëllim arrestimin e personave për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake në Siri dhe në vende të tjera ku ka konflikte luftarake, si dhe të personave të cilët kanë rekrutuar shtetas të Maqedonisë për të marrë pjesë në këto luftime", ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski.
Jozyrtarisht mësohet se imami Rexhep Memishi nga Shkupi është figura qendrore në mesin e të arrestuarve gjatë operacionit policor. Memishi është cilësuar edhe më herët si lider i grupit të besimtarëve që nuk pranojnë autoritetin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë.
Ai ka shërbyer si imam në xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe gjithashtu vlerësohet se ka pasur ndikim të madh tek xhemati në xhaminë Jahja Pasha të Shkupit. Këto dy xhami për një kohë të gjatë janë përfolur se janë jashtë kontrollit të BFI-së.
Burime nga ky institucion fetar kanë thënë për mediat se deri tani imami i arrestuar ka gëzuar përkrahjen e ish-funksionarëve të policisë maqedonase, me qëllim që të nxiste përçarje në Bashkësinë Fetare Islame.
/ Top Channel