- Mandy Yamanis: Interneti, fëmijët shqiptarë rrezikohen nga pedofilët online Rritet rr eziku i “jetës” online në Shqipëri, rastet që kanë përfunduar në tragjedi dhe këshilla për prindërit
- Mandy Yamanis vjen në Shqipëri për të trajnuar fëmijët me qëllim mbrojtjen e tyre nga “sulmet” në internet. Ajo tregon rastet e frikshme dhe mënyrën si t’i shmangim
- Drejtori teknik i Abissnet shpjegon për gazetën shërbimin më të ri në treg dhe arsyet e nevojës së tij
Emri i saj është Mandy Yamanis dhe ka lindur në Zimbabve. Ka nisur të jetojë në Qipro 12 vjet më parë. Puna e saj është specialiste për mbrojtjen e fëmijëve. Tregon se ka zgjedhur të punojë në këtë fushë sepse fëmijët kanë qenë pjesë shumë e rëndësishme e jetës së saj. ثshtë 42 vjeç dhe nënë e një djali 11-vjeçar; Ajo mendon se fëmijët janë një grup vërtetë në nevojë në shoqërinë tonë.
Kjo është arsyeja se përse punon në këtë fushë: të mundet t’i mbrojë, nga çfarëdo qoftë. E takuam Mandyn në Tiranë dhe biseduam me të për një temë delikate për të cilën ajo është specialiste. Folëm për rrjetet sociale dhe mënyrën se si duhet të mbrohen adoleshentët nga problemet që prodhohen në botën virtuale.
Mandy mund të na tregoni më konkretisht arsyen e ardhjes tuaj në Shqipëri?
Erdha të zhvilloj një trajnim me njerëz që mund të trajnojnë të tjerë persona për sigurinë online të fëmijëve. Institucione, mësues, prindër, të rinj, fëmijë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Armeni, Gjeorgji, Liban dhe në territoret palestineze. Në 2010 Ministria e Brendshme e Shqipërisë i kërkoi ndihmë “World Vision” të paraqiste një mjet kundër *****grafisë online dhe organizata prezantoi projektin “Siguria e fëmijëve online”. Dua të shtoj se përdorimi i internetit është rritur shumë në Shqipëri gjatë viteve të fundit dhe po ashtu edhe rreziqet e tij.
Cilat janë disa nga problemet e medias sociale?
Një nga problemet kryesore është që njerëzit japin online më shumë të dhëna personale nga ç’duhet. Për shembull, kur regjistrohemi në një media sociale, japin emrin dhe mbiemrin e plotë, numrin celular, adresat e sakta etj. Gjithashtu ndajmë edhe foto personale nga jeta jonë, shpesh edhe ****ualisht provokuese. Ndonjëherë, pa dashje, nxjerrim edhe fotot e fëmijëve tanë si një shënjestër shumë e lehtë për ata që mund të jenë të interesuar të abuzojnë ****ualisht me ta. Rrezik tjetër është dhënia e fjalëkalimeve drejt njerëzve tanë të afërm dhe të besuar në një kohë që ata mund t’i përdorin adresat tona pa e ditur ne. Problemi me fjalëkalimet qëndron edhe tek vendosja: shpesh janë shumë të shkurtër, të thjeshtë, duke ua lehtësuar kështu shumë punën piratëve të internetit.
E si mund të mbrohemi nëse dikush hyn në adresën tonë private?
Gjëja më e rëndësishme është: Ndryshoni fjalëkalimin dhe telefononi “Alo 116”, një linjë për ndihmën online të fëmijëve ose njoftoni Njësinë e Krimit Kibernetik, departament brenda Policisë së Shtetit. Për këtë është mirë të klikojmë dhe kontrollojmë opsionet e privatësisë që kanë këto media sociale. Gjithashtu mund të instalojmë disa filtra në kompjuterët tanë, të cilët monitorojnë uebsajte të caktuara. ثshtë mirë të sigurohemi se po krijojmë një ambient të sigurt për fëmijët tanë, që të mund të ndihen të sigurt e të na flasin për këto probleme. Nëse ne i pajisim fëmijët me njohuritë e duhura, atëherë ata mund ta përdorin në mënyrë të sigurt internetin.
Si mund të mbrohen vetë fëmijët nga personat me rrezikshmëri shoqërore?
Nëse personi fillon t’u flas me fjalë të papërshtatshme, t’i ngacmojë, t’i ftojë për takim, ata mund ta bllokojnë menjëherë, duke klikuar opsionin “Block” te kontaktet e tyre. Rekomandoj që fëmijët dhe të rinjtë të mos i besojnë çdo njeriu që njohin online. Mund të jetë krejt ndryshe nga ai që thotë se është. Të mos japin shumë të dhëna personale. Kur unë fola për këtë në Korçë, tre ditë më parë, të rinjtë po tregonin se ata kishin përjetuar përvoja të tilla: njerëz që i kontaktonin dhe gënjenin për identitetin e tyre të vërtetë. Ky është një problem i vërtetë, për fat të keq.
Si specialiste në mbrojtjen online të fëmijëve, cili është kërcënimi më i madh që u kanoset fëmijëve shqiptarë?
Rreziku më i madh janë pedofilët që flasin online me fëmijët, duke u hequr si dikush tjetër, duke u fituar ngadalë besimin atyre, me qëllimin përfundimtar për të abuzuar në botën virtuale ose në atë reale. Një rrezik tjetër është trafikimi: njerëzit gjejnë punë online, duke shpresuar për një të ardhme më të mirë në shtetin tjetër dhe kur shkojnë atje, gjithçka rezulton të jetë bërë për arsye trafikimi. Mund të prostituohen, mund të dërgohen në vende të tjera për të punuar kundrejt rrogave minimale. Dhe gjithçka ndodhi sepse ata thjesht kërkuan për një jetë më të mirë.
A do të përmbyllet edukimi i fëmijëve shqiptarë me ardhjen tuaj në Shqipëri?
Në fakt duam që në një fazë tjetër, vetë fëmijët e trajnuar nga ne të mësojnë fëmijët e tjerë. Duam edhe që prindërit të përmirësojnë njohuritë e tyre sepse aktualisht ata janë hallka e dobët. Gjithashtu duam të trajnojmë prindërit. Do inkurajojmë Ministrinë e Arsimit të krijojë një kurrikulë të kredituar për mësuesit në lidhje me sigurinë online. Dhe së fundmi, sigurisht do rrimë shumë afër me Alo 116, në mënyrë që të përfshijë në linjën e saj asistencën e plotë në lidhje me këto probleme. Në mënyrë, ajo mund t’i ofrojë telefonuesit këshilla teknike dhe të çojë në polici çështjet me karakter antiligjor.
Shqetësimi i shqiptarëve!
Kur e pyesim se kush është shqetësimi kryesor që ka vënë re në takimet me të rinjtë shqiptarë, Mandy na tregon se: “Më shumë shqetësohen nga sulmet te adresat e Facebook-ut”. Sipas saj, shqetësimi është i drejtë pasi ata që sulmojnë, ua përdorin fotot dhe të dhënat personale për të krijuar profile të rreme, nga të cilët, më pas, u nisin miqve foto dhe mesazhe të papërshtatshme, që të vënë në siklet. “Dy vajza të reja adoleshente po më tregonin se si një djalë kishte sajuar një profil të rremë me foton dhe emrin e plotë të njërës prej tyre. Ai e përdorte për të ofenduar shokët dhe shoqet e saj, për t’i bërë presion. Vajza e kontaktoi vazhdimisht, duke iu lutur që ta mbyllte profilin e rremë dhe pas disa ditësh ai hoqi dorë. Por ndërkaq, dëmi ishte bërë” – tregon specialistja. Nga ana tjetër, ajo thekson me keqardhje se prindërit shqiptarë nuk janë të informuar mbi rrezikun që u kanoset fëmijëve të tyre në internet. “Mendoj se duhet të bëhet shumë punë për t’i edukuar. “Pashë që prindërit janë të lumtur që fëmijët kalojnë kohë me kompjuterin sepse e shohin këtë si shenjë zgjuarsie. Por ata s’e dinë se çfarë bën fëmija gjithë këto orë në kompjuter dhe është përgjegjësia e tyre që ta kenë këtë kontroll pozitiv” – shprehet Mandy Yamanis.
Koment
“Kontroll prindëror për të ruajtur fëmijët nga dhuna virtuale”
Abissnet është një ISP inovatore në fushën e internetit dhe shërbimet e telefonisë. Duke pasur përgjegjësi të tilla, shërbimet e saj bëjnë përpjekjet maksimale për të dëgjuar dhe për të ndihmuar përdoruesit për problemet që ata ngrenë në lidhje më shërbimin e internetit, shërbim ky që është i pashmangshëm për shkak të nevojës së cilitdo. Një nga rreziqet me të cilin një klient nuk e shmang dot përballjen, lidhet me ekspozimin e fëmijëve në botën e madhe virtuale, e cila siç ka të mirat e saj që është informacioni i pafund që mund të gjesh, ka edhe pjesën negative të informacionit për moshat e rritura, apo që edukon në mënyrë jo të duhur sidomos brezin e ri. Për këtë arsye Abissnet ka ngritur kohët e fundit shërbimin “Kontrolli Prindëror” me anën e të cilit pengohen faqet sociale apo ato për të rritur që njihen me emrin “adult pages”. Këto faqe qarkullojnë kryesisht material *****grafik apo ekstremist çka do të dëmtonte kulturën dhe rritjen e shëndoshë të fëmijëve në moshë të vogël.
Ky kontroll bëhet në nivel rrjeti direkt nga lidhja e Abissnet i cili pengon dhe e bën të pamundur që fëmija apo personi që merr internetin, ta anashkaloje këtë kontroll pasi ai nuk varet nga programe të instaluara në kompjuter apo në modem (rooter), por në rrjetin e Abissnet i cili kontrollohet vetëm nga inxhinieret e kompanisë. Për ata klientë të cilët duan një kontroll më të personalizuar, për kompjuter dhe jo në tërësi të të gjithë linjës së internetit, Abissnet ka gjetur një zgjidhje duke bashkëpunuar me kompaninë e njohur të mbrojtjes, “Kaspersky”, e cila përveç produkteve antivirus ka dhe një produkt i njohur si “Internet Security” apo “Kaspersky One” të cilat përfshijnë mes shumë moduleve të tjera dhe modulin e Kontrollit Prindëror, të personalizuar për çdo kompjuter apo llogari. Duke qenë se dita-ditës rreziku për përdoruesit e internetit vjen duke u shtuar, për shkak edhe të lindjes së portaleve të ndryshme dhe luftës kibernetike, Abissnet e ka parë të arsyeshme që këtë investim ta konsiderojë si shërbim më tepër të dobishëm për familjen shqiptare, se sa si fitimprurës, duke ofruar instalim dhe konfigurim në çdo shtëpi.
Bilance të frikshme nga Facebook
Entela Resuli\Opinion
Rrjeti social “fytyrë libër” është kthyer shpesh në arenë sherresh “me libër shtëpie” mes adoleshentëve. Nxehja e parë mes një konflikt fillon virtualisht e më pas të prekurit zbresin në botën reale duke e vazhduar sherrin, këtë herë jo duke goditur tastet e tastierës së kompjuterit, por duke goditur njeri-tjetrin me thika dhe shpesh me armë zjarri. Sherri i fundit ishte me disa të rinj nga Kashari kanë nisur të shahen në Facebook e më pas kanë marr thikat dhe e kanë filluar këtë histori realisht. Njeri nga ata është plagosur rënd me thikë ndërsa dy të tjerët janë plagosur më lehët. Sherre të tilla për motive banale ndodhin kryesisht mbrëmjeve pranë ndonjë qendre interneti. Një rast tragjik që ka pasur si zanafillë të njëjtën pikë është edhe ai i datës 9 shkurt 2010. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz ku autori B. Muçeku 18 vjeçar, nxënës i vitit të katërt në gjimnazin e këtij qyteti i cili vrau me thikë një 22 dy vjeçar.
Motivi; i kishte ngacmuar motrën në Facebook. Në fillim u mendua se ishte një krim në grindje e sipër, por gjithçka u sqarua kur trupi i R. Dishmemës u dërgua në morg, ndërsa Muçeku me pranga në polici. Ai pranoi autorësinë e krimit duke u shfajësuar se vrasjen e kishte kryer pasi 22-vjeçari i kishte ngacmuar motrën në Facebook. Ndonëse e reja nuk kishte treguar personalisht, vetë autori duke pasur ekses në profilin e së motrës, lexoi disa komente në fotot e saj. Fjalë që nuk i pëlqyen dhe për më tepër, i kishin lexuar edhe miqtë e tyre të përbashkët në këtë profil. Tragjedia arrin kulmin në rastin e juristes 32 vjeçare Aurora Trashani. Vajza kishte njohur një djalë nëpërmjet rrjetit social dhe pikërisht prej tij do gjente edhe vdekjen. Ajo u qëllua 60 herë me thikë dhe më pas, banesës ku jetonte iu vu flaka për të mbuluar gjurmët. Sipas hetuesve, ngjarja u zbardh gradualisht pasi u futën në profilin e saj në Facebook.
Aty panë se ndërmjet Trashanit dhe një djali që jetonte në Gjermani kishte pasur konflikte. E reja nuk jeton më dhe shkak u bë një njohje e gabuar në rrjetin social. Dhe si shumicën e frymëzimeve të këtyre sherreve edhe këtë herë në mes është femra. Në 13 gusht të vitit të kaluar në orën 2 e 45 të natës ka plasur një sherr në lagjen “Komuna e Parisit” ku kanë marrë pjesë 15 adoleshentë, dhe shkaku kanë qenë disa fyerje që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në rrjetin social “Facebook”, pasi kishin ngacmuar të dashurat e njëri-tjetrit.