Mamurras, shkuan në dasëm, vdesin nga helmimi 2 krushkat, rëndë nusja

cent

...Lontano
MAMURRAS- Dy gra kanë gjetur vdekjen në rrethana ende të paqarta, pasi kanë marrë pjesë në një dasëm, ndërsa vajza që do të martohej sot ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetsore në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
2mdsd4i.jpg
Policia jep variantin zyrtar për ngjarjen e ndodhur në Mamurras, kur dy gra humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, paraprakisht janë dyshuar për shkak të helmimit.

Sipas policisë, dy viktimat të cilat janë krushka Nusha Ndoja, 55-vjeçe banuese në Pukë dhe Mrika Gega, 45-vjeçe, banuese në fshatin Dukagjin i Ri në Krujë kanë marrë pjesë në dasmën e 21-vjeçares Pashke Gega dhe pas konsumimit të darkës kanë fjetur të treja në një dhomë.

Policia saktëson se në mëngjes familjarët kanë tentuar t'i zgjojnë, por kanë vënë re se ato kanë pasur probleme shëndetësore. Pas transportimit në Spitalin Ushtarak, dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërkohë që ndodhet në gjendje të rëndë nusja 21-vjeçare. Mësohet gjithashtu se njëra nga viktimat, Mrika Gega ishte vjehrra e vajzës që do martohej ditën e sotme. Grupi Hetimor që po kryen hetimin e rastit po vijon kqyrjen e vendit te ngjarjes pranë banesës, lokalit ku u zhvillua darka si dhe pyetjen e personave që kanë dijeni mbi rrethanat e hetimit, ndërsa po kryhen edhe ekzaminimet mjekësore për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes.
/e.m
 
Pe: Mamurras, shkuan në dasëm, vdesin nga helmimi 2 krushkat, rëndë nusja

Bahhhhhhh,dasma te kthehet ne mort:(...
Te prishet dita me e bukur e jetes,sma merr mendja te kete mallkim me te rende...
 
Titulli: Mamurras, shkuan në dasëm, vdesin nga helmimi 2 krushkat, rëndë nusja

Pronari restorantit te arrestohet. Ose i mbetet vetgjyqsis,sic e kemi zakon...
Gjynaf cifti qe humben prindrit ne diten e shenuar te tyre.
 
Titulli: Mamurras, shkuan në dasëm, vdesin nga helmimi 2 krushkat, rëndë nusja

Dasma fshati,fluturojne mizat sa andej sa ketej e mos te te gjej gje.
Mire qe i bejne dasmat e i mbledhin njerzit per gezim po te ven dhe ca lek me shume e te zgjedhin restorante me higjen absolut.
Shume keq, te kalosh nga nje ekstrem ne ekstremin tjeter.......nga gezim ne hidherim.
 
Titulli: Mamurras, shkuan në dasëm, vdesin nga helmimi 2 krushkat, rëndë nusja

s'i mund te helmohen per shkak te gatimeve te restorantit vetem 3 persona... te ishte keshtu, do kishte me shume raste me shqetesime...
mos jane vetehelmuar te treja, per nje arsye qe vetem ato e dine... qe me sakte, tani mund ta tregoje e mbijetuara...
 
Nuk mendoj se eshte bere qellimisht, varet cfare kane konsumuar qofte edhe sikur nje cep te mishit apo byrekut qe ka qen me myk edhe u ka mar jeten ketyre
 
Pe: Mamurras, shkuan në dasëm, vdesin nga helmimi 2 krushkat, rëndë nusja

Pak si te paqarta gjerat...Gjithsesi duhet pare me pas,jam dakord me Kreten nese ushqimi ne lokal ka qene i keq pse pikerisht keta re treja qe kane fjetur ne nje dhome?Dhe kjo fjetja ne nje dhome e pikerisht ketyre te trejave qe u semuren te ben te dyshosh?Pse su semur askush nga dhomat e tjera?
 
Titulli: Mamurras, shkuan në dasëm, vdesin nga helmimi 2 krushkat, rëndë nusja

Uhh sa gjynah, faji i njerezve qe skane higjene e nuk kujdesen, meqe ne si shqip jemi sh mishngrenes kushedi edhe qe kur ka qene mishi.
Sa keq.
 
Titulli: Mamurras, shkuan në dasëm, vdesin nga helmimi 2 krushkat, rëndë nusja

s'i mund te helmohen per shkak te gatimeve te restorantit vetem 3 persona... te ishte keshtu, do kishte me shume raste me shqetesime...
mos jane vetehelmuar te treja, per nje arsye qe vetem ato e dine... qe me sakte, tani mund ta tregoje e mbijetuara...

Ngjarje e paqarte me plot dyshime ashtu siq shprehet edhe kreta. Mos te harrojme se shkaktare i helmimit munde te ken qene edhe parfumet e ndryshme qe munde te kene perdorur mbremda dhomes. Sot perdoren parfumeri ta pakontrolluara, te lira dhe me prejardhje shume te dyshimt dhe te cilat realisht ne nje ambient te mbyllur, si dhoma, munde te jene shume helmuese.

Kete dyshim e bazoje ne faktin se kan vdekur dy me te vjetra dhe ka shpetuar disi nje me e re e cila ka qene me imune ndaj helmimit.
 
Titulli: Mamurras, shkuan në dasëm, vdesin nga helmimi 2 krushkat, rëndë nusja

Vdekja e krushkave, policia: U helmuan nga bari i miut. Nusja del nga reanimacioni

TIRANث- Përmirësohet gjendja e 21-vjecares Pashke Gega e helmuar një ditë para ceremonisë së martesës së saj.. Bluzat e bardha bëjnë me dije se nusja e re, ka dalë sot nga reanimacioni, ndërkohë që gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën. 21-vjecarja do të kalojë në pavionin e toksikologjisë të QSUT-së ku do vijojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve.
Po sot, policia e qarkut të Durrësit nga hetimet e kryera në fshatin Dukagjin i Ri në Krujë, kur dy gra humbën jetën, si pasojë e helmimit doli në konkluzionin paraprak se toksikimi i tre grave një ditë më parë në Mamurras dyshohet se ka ndodhur si pasojë e barit (helm) kundër miut dhe fotoksinës.
Specialistët që kanë kqyrur dhomën ku u gjetën gratë e toksikuara kanë vënë re një sasi të madhe bari kundër molës të përdorura për pajën e nuses, një rit i vjetër ky në vendin tonë. Gjithashtu pranë derës së dhomës, është gjetur një tjetër sasie bar miu. Mësohet se paja ndodhej prej disa ditësh brenda dhomës dhe do të transportohej ditën e djeshme, drejt Tiranës, ku do të martohej 21-vjeçarja Pashke Gega. Nëna saj dhe nusja e dajës mbeten të vdekura si pasojë e helmimit.
 
Back
Top