Një shfaqje televizive koreane përdori teknologjinë për të ribashkuar një nënë me vajzën e saj të ndjerë shtatë vjeçare, e cila humbi jetën në vitin 2016.
Sipas Daily Mail, përmes kësaj risie teknologjike, me doreza të ndjeshme në prekje dhe me audio, nëna ishte në gjendje të prekte, të ndjente dhe të fliste me të bijën.
Shfaqja, e quajtur “Të takoj ty”, rrëfeu historinë e një familjeje që kishte humbur vajzën kur ajo ishte vetëm 7-vjeçe, Nayeon, si shkak i një sëmundjeje të rëndë.
Nëna arriti që ta prekte të bijën, të luante, të fliste, madje vajza dëgjohet teksa i thotë se nuk ka më dhimbje.
“Mami, unë nuk kam më dhimbje”.
Kompania koreane Munhwa Broadcasting Corporation, ose MBC, ka punuar në hartimin e fytyrës, trupit dhe zërit të Nayeon për të qenë sa më i ngjashëm me origjinalin e saj.
Vajza e vogël me sy të ndritshëm dhe flokë të zeza, pyeste nënën e saj se ku kishte qenë dhe nëse mendonte për të.
“Oh bukuroshja ime, të mendoj gjatë gjithë kohës”.
Pamjet prekëse janë përhapur me shpejtësi në rrjet, duke tërhequr vëmendjen e mijëra shikuesve. /tvklan.al