“Mallkuar ai që mban dy gra, ose ai që merr grua kunatën”, del dokumenti me 21 mëkatet

Hera

Έτερος εγώ
“Mallkuar ai që mban dy gra, ose ai që merr grua kunatën”, del dokumenti me 21 mëkatet
Në fondin e dokumenteve të krijuara prej Arqipeshkvisë së Shkodrës, spikat nje tekst i kopjuar i 21 mallkimeve shkruar në italisht dhe shqip, nën titullin dygjuhësh “I scomunnicati nel Giovedi Santo” përkthyer në shqip si: “Mallëkimet puth lëshon ipeshkëpi t’Eiten e Madhe”.

415.jpg


Dokumentin me te dhenat e ben publik sot Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave, duke numeruar disa nga mallkimet qe Kisha katolike u adresonte atyre qe binin ne mekate.

Postimi i Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave

Sikundër gjuhët e tjera të botës, edhe gjuha shqipe zotëron një potencial të larmishëm mallkimesh. Mallkimet mund të tingëllojnë të frikshme dhe gjëmëndjellëse, por mund të bartin edhe humor, kur i lexojmë a i dëgjojmë pa u përfshirë emocionalisht në gjendjen që evokojnë. Situata ndryshon krejt kur mallkimet i artikulojnë institucionet fetare, si, për shembull, Kisha Katolike. Në fondin e dokumenteve të krijuara prej Arqipeshkvisë së Shkodrës, në njësinë e ruajtjes me numër 1 të vitit 1744 ruhet një regjistër që përmban materiale të ndryshme: shënime historike, një përshkrim të shkurtër të gjendjes së Shkodrës dhe famullive të saj, dekrete ipeshkvnore, vendime, qarkore, etj. Mes tyre, në fl. 7r-8v gjendet teksti i kopjuar i 21 mallkimeve shkruar në italisht dhe shqip, nën titullin dygjuhësh “I scomunnicati nel Giovedi Santo” përkthyer në shqip si: “Mallëkimet puth lëshon ipeshkëpi t’Eiten e Madhe”. Mes këtyre mallkimeve lexojmë (në transkriptim të përshtatur me shqipen e sotshme): “1. Kiofshin mallëkuem ata puth diegën shtëpin, e qietër ngja të huejn, edhe ata puth të dhein për inat shtëpin e huej” (italisht: “Gli Incendiarii), 6. “Kioft mallëkuem ai puth të mbaan dyy graa” (“Quello, che nello stesso tempo tiene due done”), apo 7. Kioft mallëkuem ai puth të marrën për grue të kunatën o t’emptën, o qietër grue puth e ieep ligja jon” (“Chi pigliasse, o tenesse la cognata, zia, etc.”). Në këtë rast këto mallkime nuk kanë qëllim të mirëfilltë evokimin e një të keqeje mbi njerëzit, por shërbejnë si paralajmërime për veprat që i ndalojnë besimtarët nga pjesëmarrja në sakramentin e kungimit. Ndërkohë, interes të përveçëm përbën dhe përkthimi (apo perifrazimi) i tekstit origjinal në gjuhën shqipe. (AQSH i RSH, Fondi: 132/A, Viti 1744, Dosja 1, fl. 7r – 8v.)

1124.jpg250.jpg323.jpghttp://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2019/08/415.jpg
 

Attachments

  • 415.jpg
    415.jpg
    264.8 KB · Shikime: 0
  • 1124.jpg
    1124.jpg
    258 KB · Shikime: 0
  • 250.jpg
    250.jpg
    254.9 KB · Shikime: 0
  • 323.jpg
    323.jpg
    263.2 KB · Shikime: 0
  • 415.jpg
    415.jpg
    264.8 KB · Shikime: 0
  • 1124.jpg
    1124.jpg
    258 KB · Shikime: 0
  • 250.jpg
    250.jpg
    254.9 KB · Shikime: 0
  • 323.jpg
    323.jpg
    263.2 KB · Shikime: 0
Shpesh hy ne retoriken e pytjeve me vetveten time;
Si eshte e mundur qe vete feja krijone, shejtin dhe djallin?!
Bekimin dhe malkkimin?! eh :)
Gjithesesi,ajo me dy gra ,me pelqen qe e ndeshkon deri diku.
Por jo ne forme mallkimi aq rende.
 
nje here po flisja me nje mikun tim teolog mbi keto fenomene
dhe me dha nje pergjigje qe me pelqeu shume dhe po e ndaj edhe me ju aq sa me ka mbetur ne memorie.
kur nje person eshte i bindur i verbuar ne besimin e tije seshte i qete ta jetoje por nis ta imponoje edhe ne te tjere pasi per te eshte me e drejta e duhet bere.
ketu hyne ekstremistet katolik apo musluman...
ndersa keto fenomene duhet te shikojme kohen e te shkruarit ..
1. sipas meje ka qene nje akt extrem i marre ne baze te asaj qe mbase po ndodhte .. mbase ishte edhe per ato qe kishin ndryshuar besim apo imitonin nje veprim qe per besimin tjeter ishte normale dhe per te tonin jo.
pra nje menyre extreme qe impononte ate qe eshte e palejuar per besimin tone.
2. ka dy lloje prezantimesh te zotit nga cdo predikues te cdo feje.. ai plot dashur dhe ai qe ndeshkon i plotfuqishmi .. dhe ne baze te adaj qe me shume pergjogjej populli behej edhe predikimi.
3. nese edhe sot ju trembemi ketyre mallkimeve do te thote ka patur efekt pra predikusi ka arritur cdeshironte.
4. perse pikerisht tek ne kjo lloj e te drejtuarit...
sepse sipas meje ishim shume te manipulueshem ..fakt ky edhe ndryshimi i besimit ne masivitet qe kishte ndodhur dhe jo per motive besimi por intetesi ..
....
gjithesesi ben sh efekt ta lexosh dhe te ben mishin puprra puprra
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top