Ado
FISEBILIL-LAH
Mali i Zi zyrtar nuk do të tërheqë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sepse ky është realiteti i tanishëm politik, mirëpo është i gatshëm që ta tërheqë atë nëse ky realitet politik ndryshohet, ka deklaruar mbrëmë nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet, Svetozar Maroviq.
Nëse çfarëdo qoftë ndryshon në krahasim me gjendjen e tanishme në dobi të Serbisë, Mali i Zi do të jetë vendi i parë, i cili pa ngurrim do ta njohë, ka thënë Maroviq në një intervistë për Televizionin e Malit të Zi.
"Me njohjen e Kosovës Mali i Zi nuk i ka shkaktuar dëm Serbisë, sepse Mali i Zi me asgjë nuk i ka kontribuar pavarësisë së Kosovës, e cila përfundimisht është zgjidhur në vitin 1999, kur Serbia humbi të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë institucionale. Mali i Zi vetëm ka respektuar realitetin politik, sikurse që një ditë më parë, në Asamblenë e Përgjithshme të KB me votën e vet pro, i ka kontribuar realizimit të dëshirave dhe besimit të Serbisë që çështja e Kosovës mund të zgjidhet duke u transferuar në terrenin juridik", ka thënë Maroviq. /qik/