Ado
FISEBILIL-LAH
Republika bregdetare malazeze deri në fund të vitit aktual do të aplikojë për anëtarësi në Bashkimin Evropian ndërsa synon që deri në vitin 2012 të jetë anëtare e BE-së, tha Millo Gjukanoviq kryeministër i Qeverisë malazeze për Associated Press (AP).
Njohja e shtetit të Kosova po tregohet se ka qenë pikë kthyese në aplikimin e Malit të Zi drejt institucioneve euro-atlantike.
Gjukanoviq gjatë intervistës së dhënë për AP tha se “kemi vlerësuar se Mali i Zi me mosnjohjen e Kosovës do ta ngadalësonte rrugën e vetë drejt BE-së dhe NATO-s”. Gjukanoviq mes tjerash tha se vendimi mbi njohjen është marrë në një moment kur Mali i Zi duhet të ndërmarrë disa nisma tejet të rëndësishme ndërkombëtare si kërkesat për anëtarësim në BE dhe NATO. /Telegrafi/