Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mali i Zi: Mirënjohje atyre që vranë shqiptarët me 1918!



Xlpress.tv/ Ismet Azizi


Vendimi për ndarjen çmimit më të lartë në Berane të Malit të Zi , Shoqatës së Vullnetarëve të Luftës së vitit 1912-1918, ka nxitë zemërimin e shqiptarëve , boshnjakëve në përgjithësi, posaçërisht ndaj këtij vendimi ka reaguar Bashkësia islame në Mal të Zi.

Nga viti 1912 deri në vitin 1918 kanë ndodhur krimet më të tmerrshme kundër popullatës myslimane në veri të Malit të Zi. Më shumë se 1,000 njerëz në Plavë dhe Guci janë vrarë, dhe i gjithë kjo trevë është konvertuar me dhunë.

\"Autoritetet në Berane të cilët partitë e veta politike i quajn qytetare, marrin vendime që këta njerëz të cilët paraardhësit edhe miqtë e mi i kanë vrarë vetëm se kanë qenë myslimanë, i shpërblen me mirënjohjen më të lartë të komunës. Shtrohet pytja se çfarë bëjnë myslimanët, a është vendi i tyre në këto parti\" thuhet në reagimin e Reisit të bashkësisë Islame në Mal të Zi Rifat Fejziq.

Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi paraprakisht kishte kërkuar nga Presidenti malazez të mos merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve në Berane të Shoqatës vullnetarëve të luftës 1912-1918 dhe i dënoi krimet e kryera ndaj qytetarëve të përkatësisë islame në veri të Malit të Zi, në fillim të shekullit të kaluar.

Mandej Reisi Fejziq, kërkoi nga komuna e Beranës të shqyrtohet vendimi për dhënien e mirënjohjeve vullnetarëve të luftës 1912-1918, dhe nga Vujanoviqi që të mos marrë pjesë në ndarjen e këtyre mirënjohjeve , sepse është fjala për shoqatën anëtarët e secilës në të kaluarën, siç ka thënë në fillim të shekullit të kaluar, në fillim të shekullit të kaluar kanë vrarë dhe dhe me forcë kan konvertuar qytetarët e besimit islam në Plavë dhe Guci.

Kryetari malazezë Filip Vujanoviq ka refuzuar kërkesën e Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi të mos merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve.Vujanoviq,gazetarëve pasi mori pjesë në seancë solemne në Beranë u ka thënë se në trevat e Plavës dhe Gucisë blu dhe fillimi të shekullit të kaluar kanë ndodhur krime të tmerrshme ndaj qytetarëve të besimit islam, duke shtuar se kjo është ana e errët e historisë së Malit të Zi.

Ai shprehu besimin se të gjithë e njohin harmoninë multinacional dhe ndër fetare, si dhe antifashizëm, si vlerë e madhe e Malit të Zi.\"Në këtë drejtim, kam dëshirë të njoftoj se Mali i Zi ka treguar qartë se ajo që ndodhi një shekull më parë në Plavë dhe Guci është një krim të tmerrshëm kundër qytetarëve të fesë islame, të cilët në atë kohë një numër i madh prej tyre u vranë, u përndjekën dhe konvertuan me forcë \"tha Vujanoviq.

Ai tha se këtu është në pyetje \"ana e errët e historisë së Malit të Zi, e cilat edhe në kohën e Mbretërisë së Malit të Zi është vlerësuar si e tillë.\"

Vujanoviç tha se Mali i Zi ka treguar forcën për të përballuar me të kaluarën dhe të dënojë çdo krim, në të vërtetë të \"kultivoj harmonia ndërnacionale dhe multi-fetare\". Vlen të theksohet se Mali i Zi zyrtarisht popullsinë e përkatësisë islame në Mal të zi e ka ndarë në tri grupe: shqiptarët, myslimanët malazezë, dhe boshnjakët. Prandaj qartë shihet nga deklarata e presidentit Vujanoviq se aludon në malazezët të përkatësisë islame, dhe askund nuk i përmend shqiptarët apo boshnjakët të cilët në të kaluarën dhe sot përbëjnë pjesën dërmuese të popullsisë së Plavës dhe Gucisë.

Presidenti i Shoqatës së Vullnetarëve të Luftës së vitit 1912-1918, Goran Kikoviit ka deklaruar më herët se anëtarët e kësaj shoqate krenohen me paraardhësit e tyre, të cilët e Beranën e çliruan nga turqit në vitin 1912 ( malazezët dhe serbët mos të harrojmë se shqiptarët dhe boshnjakët i kan konsideruar si turq v. j.).

Mandej Goran Kikov shkon edhe më lart dhe thotë se Reis Fejziq, pa kur far nevoje politizon ndarjen e shpërblimeve komunale. Goran Kikov, kinse habitet pse dikën e pengon që shoqata tij nga komuna e Beranës ka marrë mirënjohjen më të lartë, shkruajnë mediat elektronike dhe ato të shkruara në Sanxhak.
 
Titulli: Mali i Zi: Mirënjohje atyre që vranë shqiptarët me 1918!

Kur edhe nje shtet hamburger si MALI I ZI lun qoke me shqiptar atehere e sheh realitetin se sa poshte jemi me te vertet.
Shqiptaret atje jan ne meshiren e zotit sepse politikanet jan te shitur ndersa shtetit shqiptar meme si duket si han palla per keto qe ndodhin.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back