Përfundimisht Republika e Malit të Zi ia ka marrë Kosovës rreth 8223 hektarë tokë. Kjo sipërfaqe është konfirmuar se i takon shtetit fqinj në dokumentin, të cilin e ka bërë publik Qeveria e Malit të Zi.
I tërë kufiri shtetëror në mes të Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës (në gjatësi 75.6 kilometra) llogaritet humbje për Kosovën, ndërsa bruto në bazë të hartave të periudhës së viteve 1974, janë humbje rreth 89.3 kilometra katrorë.
Këto shifra janë zyrtare në dokumentin, të cilin e ka publikuar Qeveria e shtetit fqinj, pas marrëveshjes që kishte arritur me Kosovën për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, tashmë e nënshkruar në Vjenë (më 26 gusht 2015).
Derisa pala malazeze ka publikuar hartën me vijën e kufirit, Qeveria e Kosovës ende zyrtarisht nuk ka dorëzuar dhe publikuar vijën e kufirit. Në këtë hartë shihet se edhe arteria kryesore e burimeve të ujit për pjesën veriore dhe veriperëndimore të rrafshit të Dukagjinit ka mbetur thellë në territorin e Malit të Zi... (Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)