legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
Autoritetet malazeze kanë shpallur një tender ndërkombëtar për ndërtimin e teleferikut më të gjatë në botë.
Teleferiku do të ndërtohet në itinerarin Kotorr-Lovçen-Cetinjë, ndërsa udhëtimi do të zgjasë 43 minuta.
Ai duhet të jetë 14.7 kilometra i gjatë, thënë ndryshe teleferiku më i gjatë në botë.
Ndërtimi është planifikuar të zgjasë 10 deri 12 muaj.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për parakualifikim skadon më 5 tetor.
Informacioni është konfirmuar zyrtarisht nga kryetari i komunës së Cetinjës si dhe nga koordinatori kombëtar i projektit, Aleksandar Bogdanoviç si dhe nga kryetarja e komisionit të tenderit, Daliborka Pejoviç.
Sipas tyre, ky është një hap historik për vendin.
Koncesioni për projektin e teleferikut do të jepet sipas ligjit malazez për koncesionet. /Telegrafi/