Ado
FISEBILIL-LAH
Malavi njohu shtetin e Kosovës
Republika e Malavit bëhet shteti i 64-të që e njeh shtetin e pavarur të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, është njoftuar të mërkurën, me një notë verbale, e cila është përcjellë nga misioni i përhershëm i Republikës së Malavit në OKB përmes konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, se Republika e Malavit, më 14 dhjetor 2009 e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në një komunikatë të MPJ-së.
Në notën verbale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malavit po ashtu theksohet se, në vijim do të ketë këmbim të mëtejmë formal midis ministres së Punëve të Jashtme të Malavit, Eta E. Banda dhe ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni në pajtim me aktin e njohjes.
Republika e Malavit është shteti i 64 që e ka njohur Republikën e Kosovës dhe gjendet në Afrikën Jugore. /Telegrafi/