Malajzia nuk e ka ngrirë procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka pritur të enjten në një takim në Presidencë, Mustafa Mansor, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Malajzisë, me të cilin bisedoi për gjendjen në Kosovë dhe për relacionet e vendit tonë me Malajzinë.

Mansor, duke paraqitur qëndrimin e Qeverisë së vet, gjatë takimit me presidentin Sejdiu, ka thënë se nuk ka ndryshim të qëndrimit të Malajzisë karshi Kosovës – duke e përgënjeshtruar kështu shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, i cili ditë më parë ka njoftuar se, “Malajzia e ka ngrirë procesin e njohjes së Kosovës”.

“Malajzia nuk e ka ngrirë procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo çështje është në shqyrtim e sipër”, ka thënë Mansor, duke paraqitur qëndrimin e Qeverisë së vet.

Malajzia mirëpret shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, thuhej në një deklaratë për shtyp të Ministrisë së Jashtme të Malajzisë, lëshuar më 20 shkurt 2008. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top