Malaj: Rama, i paqartë me kursin e ri

eGo0sTyle

System Engineer
Deputeti-Arben-Malaj.jpg

Deputeti socialist, Arben Malaj, tha dje se PS është e paqartë për mënyrën
se si do të sillet në shtator si opozitë. I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në “News 24”, Malaj kërkoi nga lidershipi i PS që të marrë
përgjegjësitë ndaj vendit në procesit e tij integruese. “Kemi 2 vjet në krizë, por zgjedhjet nuk sollën zgjidhjen e krizës. Opozita ka pjesën e saj në zgjidhjen
e krizës. Kriza e zgjedhjeve vendore iu bashkëngjit krizës së zgjedhjeve parlamentare. Kriza është bërë më e vështirë. Në korrik u mbyll një fazë parlamentare kur opozita qëndroi jashtë jetës parlamentare edhe pse
ishte në një garë zgjedhore. Në vend që ta zgjidhnim krizën, e kemi bërë më të
vështirë dhe zgjidhjen nuk mund ta spostojmë në mënyrë spontane për në
vjeshtë. Nuk po hyjmë në korrik, na thuhet, por do të hyjmë në shtator ku do të jemi krejt ndryshe. Për mua është krejt e paqartë!”, u shpreh Malaj. Sipas tij, hyrja në korrik në Parlament do të ndihmonte në përmbushjen
e prioriteteve për integrimin e vendit për në BE. “اfarë e ndryshon shtatorin
nga korriku, aq më tepër kur vetëm para dy javësh, për herë të parë në tranzicionin shqiptar, zonja Ashton dhe zoti Fyle në mënyrë publike
i kërkuan Shqipërisë “ju lutem na ndihmoni që të marrim një vendim pozitiv
për integrimin tuaj”! Ishte momenti më i mirë që opozita t’i ndante objektivat e saj në dy faza; në fazën e parë, që vendi të mos pengohej të integrohej në BE, siç ndodhi kur mbështetëm integrimin e vendit në NATO dhe njëkohësisht duke marrë avantazhit e përgjegjshmërisë që vendi nuk u pengua në integrim, çdo kërkesë për reforma të thella, politike, ekonomike, të procesit
zgjedhor, administrativ do të ishe më e besueshme si forcë politike. PS duhet të kërkonte nga Parlamenti që të mos ndërpriste punën dhe të punonte për 12 prioritetet. Ne në shtator nuk kemi asnjë mundësi që të ndikojmë që
të zgjidhet problemi i statusit të vendit kandidat”, u shpreh Malaj. Duke analizuar sjelljen e KQZ dhe Kolegjit zgjedhor në zgjedhjet e 8 majit,
Malaj tha se ato janë produkt i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, të bëra me konsensus të plotë mes PS dhe PD. “Nuk ndaj të njëjtin mendim
me zotin Rama kur thotë se KQZ dhe Kolegji u kontrolluan nga zoti Berisha, sepse zoti Rama duhet të ndajë ambicien personale me misionin si lider i opozitës. Të gjitha ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimet në procesin
zgjedhor të bëra me marrëveshjen e natës mes zotit Rama më zotin Berisha, i
përkeqësuan mundësitë për të zhvilluar një proces zgjedhor më të mirë. Në këtë rast, një lider politik duhet të shohë më larg se ambicia e tij
personale”, u shpreh Malaj. Anëtari i Kryesisë socialiste dënoi etiketimet e kreut socialist ndaj deputetëve të tjerë të PS si bashkëpunëtorë
të Berishës. “Unë besoj se nuk është djallëzi ajo që “të gabosh nuk është djallëzore dhe të mos ndryshosh gabimin është djallëzore”. Jo,
djallëzore është çfarë sistemi politik ndërton në vendin tënd, i rrit apo i ngushton liritë demokratike të qytetarit tënd. Nëse në një pjesë të lidershipit
të partive politike të të dy krahëve është krijuar ideja se shqiptarët menaxhohen më mirë duke iu ngushtuar liritë politike dhe ekonomike dhe duke krijuar modelin me institucione të dobëta dhe me individë me
pushtet absolut në qeverisje të vendit apo në partitë politike, kjo është në dëm të shqiptarëve”, u shpreh Malaj.


Burimi : Shekulli.
 
Back
Top