Makinat e policisë, me GPS

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Makinat e policisë, me GPS
Prej katër muajsh , fillimisht në komisariatin numer tre në Tirane e mandej edhe në komisariatin numer një dhe dy, është instaluar sistemi GPS, në automjetet e patrullave të përgjithshme të policisë.

Ky sistem monitorimi ndaj patrullave te pergjithshme, qe percjell ne cdo sekonde ne sallen operative levizjet e automjeteve te policise, si dhe identifikon e ruan per nje kohe te gjate zonat me te patrulluara nga policia eshte instaluar me teper, per ngjarjet qe denoncohen. Qe do te thote, ne rast ngjarjesh e konfliktesh, salla operative gjen me GPS vendndodhjen e mjetit policor me prane vendngjarjes dhe i komunikon levizjet e reja, qe duhet te kryeje kjo patrulle.

Ky inovacion ka sjelle ndikimet e para ne tre komisariatet, pasi ne mjaft ngjarje, autoret e tyre jane jane kapur ne kushtet e flagrances.
MONITORIMI-I-POLICISE-18_tn.jpg

“Vendosja e sistemit GPS sherben per arsyen e nderhyrjes me te shpejte ne sektorin perkates ku ndodh ngjarje. Me te marre nje njoftim patrulla me e afert kalon te vendi problematik”, tha shefi i patrullave te Komisiariatit 3, Engjellush Abdullaj.

Nje nder problemet e policise ne vendangjarje eshte moskoordinimi i veprimeve mes efektiveve, cka pritet te eliminohet nga monitorimi me GPS.

Video
[video]http://www.tellalli.com/video/top-channel/makinat-e-policise-me-gps-video_849d3000a.html[/video]
TCH
 
Pe: Makinat e policisë, me GPS

Kjo esht nje gje e mir dhe nje ndihem per policat e shtetit shqiptar sepse ka shum polica qe as nuk din sa lagje ka qyteti le me rruget me ne fund dicka qe ju vjen ne ndihme dhe ktyre :D
 
Pe: Makinat e policisë, me GPS

Me mire keshtu ,te pakten ne kete menyre perveçse efektivitetit ne vendin e ngjarjes ,kontrollon dhe makinat e policise se nga shkojne gjithe diten
 
Back
Top