Antiplumb dhe e modifikuar në mënyrë të tillë në pjesën e pasme për të qëlluar ndaj ndjekësve “keqdashës” të mundshëm. Kjo është makina e famëkeqit Al Kapone.
Mjeti “Cadillac” do të dalë në një ankand në Shtetet e Bashkuara që me siguri do të mbahet mend gjatë. Ankandi nis më 28 korrik dhe çmimi i hapjes së ofertave pritet të variojë nga 300 mijë deri në 500 mijë dollarë.
Makina ishte një risi për kohën e saj, e prodhuar nga kompania e automjeteve “Cadillac” enkas për Al Kaponen. Fakti që është tërësisht anti-plumb tregon që armqitë nuk i mungonin Al Kapones.
Vite më parë, pas përfundimit të “viteve të punës”, makina u ble nga një koleksionist kanadez.
/BALLKANI/