Makina del nga rruga, humbin jetën dy persona

eGo0sTyle

System Engineer
aksident1.jpg

KUKثS- Dy persona kanë humbur jetën në një aksident në aksin rrugor Kukës-Krumë. Dyshimet e para flasin për një dalje nga rruga të automjetit me të cilin ishin duke udhëtuar dy personat.
Në makinën me targa TR 2516 I., nga hetimet e para të policisë mësohet se kanë qenë duke udhëtuar Shaqir Matmuja 40 vjeç dhe Ilir Muça 43 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Plobit, në orët e para të mëngjesit, në rrethana ende të pasqaruara, por dyshohet se humbja e kontrollit mund të jetë shkaktuar edhe si pasojë e pagjumësisë së drejtuesit.
Në vend kanë mbërritur forca të shumta policore që po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve./Panorama
 
Last edited by a moderator:
Back
Top