Majko kundërshton Ramën: Zgjedhjet pa opozitën jo normale

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Majko kundërshton Ramën: Zgjedhjet pa opozitën jo normale[/h]

Ministri për Diasporën Pandeli Majko tha gjatë fjalës së tij në kuvend se nuk e ka të lehte të kritikoje publikisht Ilir Metën, njeriun me të cilin është rritur ne politike.

Por Majko tha se të paktën juridikisht, presidenti ka gabuar me shfuqizimin e dekretit për mbajtjen e zgjedhjeve në datën 30 qershor, një veprim që sipas tij është antikushtetues. Majko shtoi se politikisht nuk mund ta gjykojë dot Metën në këtë rast.


“Politikisht nuk e kontestoj dot Ilir Metën por juridikisht nuk e gjej në Kushtetutë aktin e tij për shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve. Nuk e ka të shkruar në Kushtetutë zhdekretimin e datës së zgjedhjeve. Dekreti i Metës, akt jo Kushtetutës, ka gabuar, ka krijuar një problem dhe nuk sjellë zgjidhjen e krizës, por thellimin e saj.

Majko shtoi se Meta si president është produkt I Partisë Socialiste.

Ilir Meta është zgjedhur President nga Partia Socialiste ai është produkti ynë. Ky diskutim i sotëm është tregues i përgjegjësisë sonë ndaj publikut dhe vendit. Zgjidhja është te kutia e votimit, Nëse opozita do fitonte te kutia e votimit, atëhere PS nuk ka pse qendron më në pushtet. Nga vota erdhëm, nga vota ikim”.

Më tej ish kryeministri u ndal edhe tek kriza politike dhe zgjedhjet lokale.

Ai tha se zgjedhjet pa opozitën, teknikisht nuk mund të quhen normale. Majko shtoi më tej se PS e ka detyrim të negociojë krizën, qoftë edhe duke tentuar ndryshimin e Kushtetutes me opozitën e re që është aktualisht në parlament.

Majko ka vënë theksin për ndryshime të Kushtetutës dhe kjo sipas tij, mund të bëhet edhe vetëm me dakordësinë e opozitës së re. Në këtë mënyrë, shprehet Majko, do t’i vinte fundi i krizës politike.

” Zgjedhjet e 30 qershorit janë detyrim, jo dëshirë e partive politike. Zgjedhjet pa opozitën nuk janë normale, pro është produkt i krizës politike. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së lartë është çështje kohësh, PS duhet të negociojë krizën edhe me opozitën e re. Ky kuvend e ka të drejtën që të ndryshojë Kushtetutën, duhet të respektohen kërkesa e opozitës së re për ndryshime të Reformën zgjedhore.
lajmifundit.
 
Back
Top