Mafia shqiptare përbënë rrezikun më të madh në Skoci

Love

βeℓℓe â๓e
Mafia shqiptare është shpërngulur drejt Skocisë në tregun fitimprurës të drogës dhe prostitucionit gjatë vitit të kaluar, mësohet nga vlerësimi i parë i agjensive të inteligjencës për grupet e huaja kriminale që operojnë në Skoci.

mafiashqiptare_548818.jpg


Sipas agjensive të specializuara skoceze, grupet shqiptare janë në mesin e atyre që përbëjnë rrezikun më të madh dhe e veçojnë atë si ultra të dhunshme shqiptare, e cila operon përkrah 25 grupeve të krimit të organizuar. Gazeta skoceze e së dielës ‘Sunday Herald’ shkruan se nga të dhënat operative policore mafia shqiptare ka lidhje të forta dhe të drejtpërdrejta me rrugët botërore të trafikut të heroinës, armëve dhe prostitucionit.

Për policinë skoceze mafia shqiptare përbën një sfidë të re serioze. Një dekadë pasi pushtuan tregëtinë e seksit në Londër, kjo mafie zyrtarisht është objektivi kryesor i luftës kundër krimit të organizuar në Skoci. Superintendent i Agjenisë skoceze të Luftës kundër Krimit dhe Drogës, Stephen Whitelock, deklaron se “shqiptarët tashmë kanë mbërritur në Skoci dhe disa nga pjesëtarët e saj janë të aftë të kryejnë dhunë ekstreme”.

Pjesëtarë të mafias shqiptare e bazuar tek lidhjet e forta familjare, i kishin shtrirë edhe më parë tentakulat e saj në Skoci. Në 2003 një eksponent i saj, Luan Plakici, shqiptar nga Mali i Zi, është dënuar me dhjetë vjet për trafikimin e femrave nga Moldavia, Rumania dhe vende të tjera për prostitucion në Londër, duke përfituar 3 milionë sterlina. Mendohet se ai shtriu rrjetin e prostitucionit deri në qytetin skocez të Gllazgout. Por, ‘Sunday Herald’ shkruan se kontrolli i drejtpërdrejtë i shqiptarëve në bizneset e krimit të organizuar ose furnizimi i heroinës prej saj, do të përbëjë një kërcënim të madh jo vetëm për organet e zbatimit të ligjit, por edhe për interesat e grupeve kriminale vendase.

Deputeti skocez Graeme Person, ish-drejtor i përgjithshëm i Agjensisë së Luftës kundër Krimit dhe Drogës thotë se “nuk jam i habitur se kolegët e mi kanë identifikuar shqiptarët”.

Prania e tyre në Londër dhe Anglinë qendrore është e mirënjohur. Shqiptarët janë një lloj sfide për shkak të bekraundit të tyre ushtarak në vendlindje dhe elementët e tyre kriminalë kanë një histori shumë të dhunshme, raporton tch.

Ato janë grupe shumë të vështira për tu penetruar në radhët e tyre, thekson deputeti skocez, ish-drejtues i lartë i policisë.
Burimi: infosot
 
Titulli: Mafia shqiptare përbënë rrezikun më të madh në Skoci

S'kane turp, shqiptaret nuk i njohin as drogen, as prostitucionin dhe as armet.......:P keta jane akuza qe nuk na perputhen
 
Titulli: Mafia shqiptare përbënë rrezikun më të madh në Skoci

eh kete thashe edhe une turp te kene po te themi londren po:P po skocine sma do mendja se 5 ore me tren eshte .........parisi eshte 3:30 keshtu qe i bie me shpejt te shkojne ne parisLOL
 
Titulli: Mafia shqiptare përbënë rrezikun më të madh në Skoci

booooo se dia:dong: se qenkemi aqe te rrezikshem
 
Titulli: Mafia shqiptare përbënë rrezikun më të madh në Skoci

Sa te famshem qe jemi :p
 
Titulli: Mafia shqiptare përbënë rrezikun më të madh në Skoci

Keshtu thoshte edhe topchannel sot!!!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top