Macron dhe Merkel ftojnë Ramën në Berlin

Guest2

Antarë i Respektuar
[h=2][/h] Rama-Merkel-2-640x340.jpg

Berlini pritet të jetë vendtakimi i radhës së liderëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi është paralajmëruar të jetë joformal më 29 prill dhe janë ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, ndërsa pritet që në takim të jenë Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.

Në këtë takim është ftuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç. E pranishme do të jetë kryeministrja serbe Ana Brnabic, presidenti kosovar Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Nën shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, po mendohet të negociojnë për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takimin joformal në Berlin, Vuçiç ka deklaruar se përderisa është në fuqi taksa doganore prej 100 për qind, ai nuk do të kthehet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, ku zhvillohet dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së.
Opinion.al
 

Attachments

  • Rama-Merkel-2-640x340.jpg
    Rama-Merkel-2-640x340.jpg
    44.4 KB · Shikime: 0
  • Rama-Merkel-2-640x340.jpg
    Rama-Merkel-2-640x340.jpg
    44.4 KB · Shikime: 0
hajde per hajer, mbase e mbajne dhe e bejne krieminister te Gjermanise ose te Frances kete lidrin ton suprim. :P :P
 
Back
Top