Macja mbijeton shtatë javë në mur

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Macja mbijeton shtatë javë në mur


f.0827041921673_m.jpg

Se macet i kanë nëntë shpirtra e vërteton edhe rasti i maces katërvjeçare me emrin Bonny, e cila një muaj e gjysmë ka jetuar e murosur nën vaskën e banjës dhe vetëm disa ditë në duart e pronares së kujdesshme është shëruar tërësisht.Macja katërvjeçare Bonny ka mbijetuar shtatë javë e murosur rastësisht nën vaskë, ka njoftuar pronarja e saj.

"Kjo është mrekulli", ka thënë pronarja Monika Hoppert nga qyteti Stadthagen.

"Mendoj se ka pasur engjëllin e saj mbrojtës", ka shtuar ajo.

Bonny kishte humbur më19 qershor kur instaluesit e ujit kishin ndërruar gypat në banjë. Macja sigurisht pa u vërejtur është fshehur nën vaskë para se ata ta kenë bërë rimurosjen e vaskës.

Kur pronarja e ka dëgjuar mjaullimën e saj pas pllakave, më 8 gusht, macja nga gjashtë kishte rënë në vetëm dy kilogramë.

Bonny ishte aq e dobët sa që veterinarët kishin rekomanduar t’i japin injeksionin për ta vënë në gjumë të përjetshëm.

Mirëpo pronarja nuk ka dashur as të dëgjojë, dhe ka arritur ta shërojë duke e ushqyer me ushqim kalorik të maceve.

"Tani është ajo e vjetra", ka thënë pronarja.Telegrafi
 
Tek ne kur duam te paraqesim qendrushmerin e dikujt ne kushte ekstreme themi: Ishte si macja qe ka nente shpirtra :ciaoo:. Vertete nga ka mbet kjo thenje se di por ky shkrim edhe verteton diq :ciaoo:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top