Dua të më tregosh për çdo person me të cilin ke qënë e dashuruar. Më thuaj përse i dashurove, pastaj më thuaj përse ata të dashuruan ty. Më trego për një ditë të jetës tënde, të cilën nuk mendoje se mund t'i mbijetoje. Më thuaj seç nënkupton fjala "shtëpi" për ty dhe ma thuaj në një mënyrë të tillë, që të mund të njoh emrin e nënës tënde, thjesht nga përshkrimi që ti i bën dhomës tënde kur ishe tetë vjeçe. Shiko, dua të di për herën e parë kur ti ke ndierë peshën e urrejtjes dhe nëse ajo ditë ende të rrënqeth nën kockat e tua. A të pëlqen të luash në pellgjet e shiut apo të kërcesh me flokët e dëborës ? Dhe nëse do të ndërtoje një plak dëbore, a do t'i shkulje dy degë prej një peme për të bërë krahët e tij ? Apo do ta lije plakun e dëborës pa krahë, për hir të moslëndimit të pemës ? E nëse po, a do ta vije re se si qan pema për ty, sepse plaku yt i dëborës nuk ka krahë të përqafojë ty sa herë që ti e puth në faqe ? A i puth miqtë e tu në faqe ? A fle pranë tyre kur ata janë të trishtuar, pavarësisht se kjo gjë mund ta tërbojë të dashurin tënd ? A mendon se inati është një ndjenjë e sinqertë, apo thjesht një reagim i ndrojtur i një zemre delikate, e cila përpiqet të mposht dhembjet e saja ? Shiko, dua të di se ç'mendon ti për emrin tënd. Dhe nëse qëndron shpesh zgjuar natën, dhe mendon për gëzimin e nënës tënde, kur të ka thirrur për herë të parë në emër. Dua të më tregosh të gjitha mënyrat se si ke qënë e padrejtë. Më trego të gjitha mënyrat se si ke qënë e pashpirt. Shiko, dua të di më shumë nga çka bën ti për një jetë. Dua të di se sa shumë shpenzon prej jetës tënde veçse duke dhuruar. E nëse e do aq mjaftueshëm vetveten, sa edhe të marrësh ndonjëherë.
Dua të di nëse gjakosesh ndonjëherë prej plagëve të të tjerëve...
[ Andrea Gibson ]
Hi miq . Un e gjeta shume veten ne kto rreshta ndaj e solla ktu . Po ju ?
jepni dhe disa shembuj te tjere te cilet nuk jan me lart.
Do ju lexoj me kenaqesi .
Une jam nje rob i bute qe dua fort e pretendoj te me duan me shume.
Kam dashur me cdo qelize e jam ndjere,ndihem e me thone qe me duan me shume se veten e tyre.
Une linda ne vitet '80, nga dy prinder qe kishin frike te krijonin jete qe mos te paguaja pasojat e gjysherve e te prinderve( presekutimet )
Kur isha ne barkun e nenes time me tregojne sot qe babai im kurr nuk fjeti pa me vendosur veshin afer pa me dhene naten e mire e pa shkembyer dy fjale. Mami me tregon qe argetohej e njekohesisht ndjente me pak vemendjen.. nje gramafon me disqe te gervishtur nga perdorimi u be pjes e mbremjeve perpara se te lindja.
Kur linda im ate edhe aty donte te ndihej i lire .. me vendosi nje emer qe kishte lexuar ne nje liber qe deri vone ishte liber i verdhe, ju desh ta modifikonte por mbetet i rralle.. unik per mua.
Dhoma ime kur isha 8 vjec me ngjante e madhe dhe bosh .. nje dollap dykanatesh mbante ato pak rroba qe kishim me aq shume cercafe e jorgan prej pambuku ku mami im i rivishte me atllas e i qepte duke ju dhene forma lulesh apo rombash .. ai dollapi i vockel kishte te vetmen pasqyre te madhe te shtepis te gjithe aty pershendeteshin ne mengjes.
Me ngjante bosh dhe e madhe e me tre krevate njereni qe kur isha beb ato prej druri e dy te tjeret ku prisnin vetem miq pasi une pothuajse cdo nate emigroja ne krevatin e prinderve.
Urrejtje jo por nje traum qe shume here kujtoj ka qene 5 maji i 1986 (dita e deshmoreve)
Prisja te caktohesha te recitoja apo sdi cfare kur ne mengjes pas rrjeshtimit, betimit, fiskultures na therrasin ne qe ishim te se njejtes klase e perpara shkolles na thone qe femijet e armiqeve nuk mund te merrnin pjese pasi per fajn e prinderve te tane kishin vdekur ato deshmore...
Nuk me ka pelqyer kurre debora per te lozur, max e shikoja nga xhamat e vogel kisha bajamet kronike e madhe me eshte dashur te rritem ne cdo kuptim te fjales.
Miqt e mi i quaj te tille per dite te veshtira e nese dua te jen patjeter qe edhe une do jem, persa i perket te dashurit kam idene qe duhet te jene te perbashket.
Nuk mendoj se inati ka justifikim, mendoj qe njeriu me inat ka nevoje te doje veten, te pranoje veten, e te pranoj boten sic eshte .
Cmendoj une per emrin tim..
Emri im merr kuptimin,vleren, esencen ne cdo fjale, ne cdo veper, ne cdo sjellje te cdo casti apo vendi e ate do e vleresojne te tjeret, ndersa per mua sic e thashe edhe me lart per kuptimin dhe historine qe ka ndjej xhelozi tja degjoj dikujt tjeter dhe kur ma shkurtojne ne perkedheli me mbush shpirtin.
Kam vuajtur shume nga pagjumesia dhe kujtoj qe ato net kam tjerrur, sterholluar cdo veprim te se djeshmes e planifikuar te nesermen, jam perlotur e kam mbajtur ditar.. kam numeruar yjet e marre pika leng barishtesh per ta fjetur trurin... kam ndjer keqardhje per veten qe sarrija te ulesha ne preherin e Morfeos..
Nuk bej aq sa mund te bej per te tjeret edhe pse mundohem por gjithmone kuptoj sa pak bej, ndonjehere ndihem e pamundur kundrejt aq shume me te pafat se mua.