Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Si përdorues i rrjeteve sociale ndër to edhe i Facebook-ut, gjithnjë me emrin tim pa u pseudonuar kurrë, kontaktova me adresën e hapur së fundi nga juve z. Kryeministër. Gjatë një shfletimi të shpejtë në statuset e vendosura nga ju, pikësëpari më ra në sy një shënim në krye, ku u bëni ftesë të gjithë vizitorëve virtualë të kontaktojnë me juve për probleme të ndryshme, madje duke afishuar edhe një numër celulari për të dërguar sms. I entuziazmuar nga një njoftim i tillë, edhe unë si shumë të tjerë mora guximin të kontaktoj me ju z. kryeministër.

Aleksander-Ndoja-150x150.jpg

Në shënimin e parë që vendosa në ditën me shumë dymbëdhjeta në kalendar, pasi urova për përvjetorin e krijimit të Partisë Demokratike bëra prezent disa ngjarje të rënda të ndodhura në Mirditë si rezultat i mosfunksionimit të shtetit. Duke shtruar pyetjen nëse shteti ka ndërmend të marrë në dorë rendin publik në Mirditë, citova se kohët e fundit hajdutët po bëjnë kërdinë, aq sa në 10 ditë janë shënuar mbi 10 vjedhje dyqanesh, biznesesh të tjera por edhe automjete të tipave të ndryshme. Një situatë e tillë është në qytet, e sidomos në rrethina, por vjedhja më e rëndë e kryer kohët e fundit është ajo me pasojë lënien në errësirë e qindra familjeve me shtrirje në disa fshatra, si Tarazh, Bungaj, Malaj, Tenë, Valcë etj. Keqbërësit brenda pak minutash kanë grabitur qindra metra përcjellës elektrik duke i hequr nga shtyllat për ti shitur. Heqja dhe grabitja e telave është bërë natën me hënë, por shitja e tyre, natyrisht që është bërë ditën për diell, nën hundën e policisë që në fakt është në kufijtë minimalë numerikisht, por edhe pa asnjë logjistikë, e madje pa karburant për ndonjë makinë rrangallë.
Sapo hodha këtë shënim, teksa shkruajta disa probleme të tjera që kërkojnë vëmendjen e kryeministrit, dhe prisja ndonjë reagim, pashë që shënimi im jo vetëm u fshi menjëherë, por adresës time iu bë ‘bllocke”, e për pasojë mbetën pa u hedhur edhe disa probleme të tjera që shqetësojnë komunitetin e kësaj zone.
Referuar shënimit hyrës e përcolla me jo pak habi një veprim të tillë nga ana e menaxhuesve të adresës së kryeministrit, pasi jam i bindur se nuk mund të ishte ai të fshinte shënimin, e madje të më bënte bllok në përcjelljet e mija, jo vetëm për shkak të axhendës së ngarkuar të zyrtarit më të lartë të qeverisë, por edhe për faktin se kam bindjen se kryeministri nuk mund të merret me gjëra kaq të vogla, aq më tepër kur unë nuk prezantohem me ndonjë pseudonim siç ndodh rëndom, por edhe për faktin se aty u prezantova me pozicionin tim në profesionin e gazetarit.
Parë në këtë këndvështrim, druaj se menaxherët e adresës së tij ja kanë më shumë hile të zotit, referuar edhe thirrjes së kryeministrit në faqen e parë të shpalosjes së profilit të tij, ku tekstualisht thuhet: “Për mua ju jeni të parët. Më kontaktoni për pyetjet apo shqetësimet tuaja duke më dërguar SMS në telefonin tim celular ose mesazhe ne whatsapp, në numrin +355692099410”, ndaj në mënyrë publike bëj thirrjen: Ma hiq “bllokun” z. Kryeministër..!

tiranaobserver
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

Po ca kerkon ky tani pse e ka bllokuar kryeminsitri ne fb dhe smundet e ky si gjith te tjeret ?? pfff loool

Thuaj shyqyer qe sta ka bllokuar komplet si individ lool LOL
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

Edhe mua ma ka bere pffffffffffffffffffffffffffffff!
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

Edhe mua ma ka bere pffffffffffffffffffffffffffffff!

Po mir mos u merzit e ti si ky LOL

Ka te tjer qe u ka ber block me plumb ne kok e sjan ndjer fare ju ankoheni per fb LOL LOL
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

Ndersa mua me kishe dergu kerkese per shoqeri por se pranova ;)
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

Ndersa une jam bere Fan,,tek profili i tij,,me pelqen optimizmi te gjithe sebashku,thote,..(jashte Evropes,,,hahahahahaha..se se moren dhe kte here statusi,,)
Por me vjen me qesh,,sepse si grup shkollor e shoqeror,,dhe e shanim si plotikian,,por shof qe nga shoqeria ime,,(shkollore flas),,jemi bere fan..11 prej nesh...hahahahahhaa
C'ka do te thote dhe pse e shajm e duam shume..Z.Kryeminister,,:)
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

Ja nje nga Stauset e tij,,_sb_..(Sebashku.),,qe sapo e publikoj..

Nese gezimi do te kishte nje tempull, pa dyshim materniteti do te ishte i pari. Ishte kenaqesi te vizitoja maternitetin “Mbreteresha Geraldine” ne 70 vjetorin e themelimit te tij. Si mjek, ky ishte per mua nje moment per te rikujtuar me nderim te madh dhe emocion ish profesoret e mi si Kico Glozhenin, Ilir Gjylbegun apo doktoreshe Konciten per kontributin e dhene per kete maternitet. Por nje nderim shkon edhe per te gjithe mjeket, infermieret, mamite e ketij institucioni si dhe te gjithe sistemit shendetesor sepse me punen e tyre e kane renditur Shqiperine perkrah vendeve me te zhvilluara per vdekshmerine foshnjore dhe ate ametare. Kjo eshte deshmi e nje sistemi qe funksionon me eficence, te cilin jemi te vendosur ta cojme perpara - sb

S'ke ci thua ti kishte veprimet, si mendimet ne te shprehur,,do na ndriconte te terve,,..;p
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

Epo tani i bie te ankohen te gjithe personat qe u bejm bllock do kishte lufte ne fb :P

hej po Sala eshte si kal karroce...dmth ka ecen ne rrugen e vet e merr perpara pa pyetur e pa e car koken hic. Derr maloku kokefort eshte...i lumte LOL :dylbi:
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

hej po Sala eshte si kal karroce...dmth ka ecen ne rrugen e vet e merr perpara pa pyetur e pa e car koken hic. Derr maloku kokefort eshte...i lumte LOL :dylbi:

hahah ka vite qeveritnar dhe esht msuar me pushtet
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

hahah ka vite qeveritnar dhe esht msuar me pushtet

vallaj kujt nuk do i pelqente tere keto vite pushtet?? kush nuk do e donte kete pushtet deri sa te vdes?? eee mos jemi hipokrit ime se luftrat per pushtet behen :)..........madje edhe ne hirarki me te vogla, apo familjare apo shoqerore behen luftra te vogla per te pasur pushtet......liderin e nxjerrin me te pasigurtit....e keshtu ne kete rast ne populli i shkret :(

se dola nga tema.....un kam frike me qen mik me salen ne fb....ai te gjen e te shkaterron :P ahahah
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

se dola nga tema.....un kam frike me qen mik me salen ne fb....ai te gjen e te shkaterron :P ahahah
hahahah shpifje jan keto,,sala sesht merrur kurr me gjera te FB,,perjashtim kohet e fundit qe me sa di une ka patur koh te lire,,dhe ka kerkuar nipa e mbesa
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

hahahah shpifje jan keto,,sala sesht merrur kurr me gjera te FB,,perjashtim kohet e fundit qe me sa di une ka patur koh te lire,,dhe ka kerkuar nipa e mbesa

si te gjithe ne njerzit thua ti :) hmmmmm po te merr rrjedha ne fb....hyn per kusherinjt e del duke bere politike pastaj sa andej kendej neper faqe ahahahahah
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

si te gjithe ne njerzit thua ti :) hmmmmm po te merr rrjedha ne fb....hyn per kusherinjt e del duke bere politike pastaj sa andej kendej neper faqe ahahahahah

jo jo natyrisht qe Ai futet si kryeminister,,,dhe qellimi esht social per te ber nje piktur sipas meje,,por se paska lejuar ky djali me artikujt e ti qe e akuzojne,,dhe ky e paska futur ne bllok per te mos i dhen mundesin qe ti perzihet ne piktur ose ne planet politike :pete:
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

edhe une paskam frike me bo friends salen...shkurt sma mban :sherrgirl:
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

Filan Fisteku and 98 people became fan of Sali Berisha O.o nga fb im kto ...un spiunoj anej nga faqja e tij po nuk i bej like sikur tbehet qameti ;p
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

"Zbulohet shpejtesia e re qe ja kalone asaj te drites...Ajo eshte shpejtesia me te cilen te fshihen komentet dhe te behet Blloke nga faqja e fb e Berishes...! Po sme besuat provojeni...! :P " LOL

- G. Durda
 
hahahaha me verte?? bo imagjino edhe nje faqe interneti e monopolizon ky dhe e kthen ne territor diktatorial.....ste le te kesh liri as ne rrjete sociale ahahaha.........Ky eshte fenomenal per koken time.:tv:
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

Amon mo dhe ju , edhe e shani , edhe doni te mos ju bej bllok tjetri .
Mos ja hiq fare bllokun ketij o Sale , por venja me te madh .
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

Perfitoj nga rasti ti bej dhe un thirrje Kryeplakut te Shqiperise Sali Ram Berisha te me heqi bllok se kisha 1 pyetje per te ne lidhje me rrogen alarmante qe perfiton e bija.
Dhe sa do jet rritja ekonomike ne 2013,a do ja kalojm kete vit dhe USA se Gjermanis ja morem doren.
Dhe i uroj gjume te qete,mos ti dalin gjith viktimat dhe ato familje qe ka len ne mjerim ne endrra.
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

hahahaha me verte?? bo imagjino edhe nje faqe interneti e monopolizon ky dhe e kthen ne territor diktatorial.....ste le te kesh liri as ne rrjete sociale ahahaha.........Ky eshte fenomenal per koken time.:tv:

Hahahahaha... po ai e ka hapur fcb per lavderime, nuk e ka hapur per halllet e popullit.
Une doja ta provoja njehere, po kam frike se mos me dergon ndonje virus Sala.. :haaa:
 
Titulli: Ma hiq “block-un” nga Faceboook z. Kryeministër..!

Debil'llek!!!
 
Back
Top