Lushnje, zbardhet vrasja e ish-shikasit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Policia e Fierit rikthen dosjet e pazbardhura te viteve te fundit.

Burime nga organi blu fierak shprehen optimiste se dosja e vrasjes se ish-shikasit nga Lushnja, Bashkim Shkurti, vrasjet e disa policeve gjate vitit 1997, si edhe aktiviteti kriminal i bandave qe kane vepruar ne Qarkun e Fierit jane drejt zbardhjes perfundimtare te tyre.

Burimet nga grupi i hetimit bejne te ditur se ish-shikasi eshte vrare nga nje person, anetar i njeres prej bandave kriminale qe vepronin ne vitet ’90.

Hetimet e deritanishme, qe thuhen se jane drejt perfundimit te tyre, tregojne se autori i vrasjes se Bashkim Shkurtit eshte vrare disa muaj pas ekzekutimit te kryer.

Policia thote se ai ka qene anetar i nje bande kriminale, por ende nuk eshte percaktuar qarte roli i tij ne ngjarje.

Nderkohe qe te njejtat burime pohojne se jane drejt zbardhjes edhe nje sere dosjesh te vjetra, qe deri me tani kane mbetur pa autore.

Drejtoria e Policise se Qarkut Fier ka vene ne pune strukturat e saj hetimore ne kuader te intensifikimit te masave per parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.
*tch*
 

Attachments

  • policia-fier.jpg
    policia-fier.jpg
    12.3 KB · Shikime: 2
Back
Top