Lushnjë, vritet studenti i mjekësisë

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Vrasësi ftillohet pas arrestimit: E kam vrarë gabimisht, pasi e ngatërrova me një tjetër

Vret 24-vjeçarin dhe pastaj kërkon falje, sepse e ka qëlluar gabimisht, duke e kujtuar për një tjetër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën në mbrëmje në fshatin اermë Sektor, të Lushnjës, 21 km larg qytetit. Dorian Muça, 24 vjeç, student i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak disa orë pasi është qëlluar me një plumb të vetëm nga 45-vjeçari Artur Dushi.


Ngjarja

Me një automatik kallashnikov në dorë, Artur Dushi ka zbritur nga makina e tij pranë derës së një lokali dhe ka hapur menjëherë zjarr në drejtim të rreth 15 burrave që ndodheshin aty. Dorian Muça, njëri nga klientët, ka nxituar të dalë nga lokali duke iu drejtuar derës së pasme, por është pikasur nga Dushi, i cili e ka ndjekur nga pas. Vrasësi e ka qëlluar me një plumb të vetëm, kur i riu kishte mbërritur pranë një shtëpie pas lokalit dhe po tentonte të fshihej. Menjëherë pas kësaj, 45-vjeçari Artur Dushi është larguar me vrap. Ka fshehur armën në një puset në dalje të fshatit dhe ka marrë rrugën më këmbë, përmes arave, për të arritur në qytetin e Lushnjës. Ai është kapur nga policia rreth 30 minuta pas ngjarjes. Ndërkohë, 24-vjeçari Dorian Muça është çuar me urgjencë për në spitalin e Lushnjës e prej andej është transportuar për në Tiranë, në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm. Mjekët thanë se i riu vdiq për shkak të hemorragjisë së madhe. Plumbi që i kishte hyrë në ije i kishte përshkuar edhe organet gjenitale, duke i dëmtuar rëndë shumë enë gjaku.


Motivi

Policia e Lushnjës e ka klasifikuar ngjarjen si një krim për motive banale. Sipas kreut të krimeve në policinë e Lushnjës, Gramoz Traga, "Artur Dushi ishte përfshirë tri ditë më parë në një debat, ndërsa ndodhej në fshatin اermë Sektor. Atë ditë, ai është rrahur nga disa persona, të cilët ishin në lokalin ku ndodhi ngjarja e së hënës. Për këtë arsye, të hënën në mbrëmje, në gjendje të dehur dhe i pajisur me kallashnikov, Dushi shkoi e qëlloi në drejtim të lokalit. Megjithatë po hetojmë pse ai ka ndjekur nga pas 24-vjeçarin që vdiq". Kreu i krimeve thotë se autori, pasi marrjes në pyetje ka thënë se e kishte ngatërruar fytyrën e djalit me të një tjetri.

Artur Dushi, i lindur në Lushnjë, jetonte prej 10 vjetësh në Itali së bashku me familjen e tij. Ai ka dokumente të rregullta qëndrimi në këtë vend dhe kishte ardhur në Shqipëri një muaj më parë për të investuar në ndërtimin e stallave për rritjen e bagëtive. Stallat do t‘i ndërtonte në اermë Sektor, ndërsa këtë javë kishte planifikuar të udhëtonte përsëri për në Itali.

Ndërsa viktima 24 vjeç është djali i vetëm i familjes së Teki Muçës. Ai kishte përfunduar shkollën e lartë për infermieri në Vlorë dhe ishte duke ndjekur studimet për mjekësi në Tiranë. Ai njihet në zonë si djalë pa probleme, ndërsa ishte fejuar para pak muajsh. Policia po punon për zbardhjen e motivit, pasi ndjekja që vrasësi i ka bërë viktimës me kallashnikov në dorë, konsiderohet si një hakmarrje e pastër. Të dyja familjet, si e autorit dhe e viktimës, janë shprehur se nuk kanë pasur konflikt më parë dhe as që njiheshin me njëra-tjetrën.

Gazeta Shqip
 
Back
Top