Lushnjë, ekzekutohen me armë zjarri një djalë dhe një vajzë

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
vrasje.jpeg



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Toshkëz të Lushnjës. Dy persona kanë gjetur vdekjen pasi janë ekzekutuar me armë zjarri. Viktimat janë Rajmonda Sota, 27 vjeç, dhe Marsel Cani, 24 vjeç. Policia bën me dije se ekzekutori është Erjon Cjapi, 32 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur në një lokal të fshatit.

TemA
 
Pe: Lushnjë, ekzekutohen me armë zjarri një djalë dhe një vajzë

O bombi..je bere kronika e zese e forumit.. :p
 
Titulli: Lushnjë, ekzekutohen me armë zjarri një djalë dhe një vajzë

Lushnje, ekzekuton me breshëri plumbash ish-të dashurën dhe rivalin


Ekzekutoi me breshëri plumbash dy të rinj në Lushnje,shpallet në kërkim 32-vjecari. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në një lokal në Toshkëz të këtij rrethi, ndërsa Gazeta Shqiptare zbulon se shkak i vrasjes ishte xhelozia.

Burime nga policia e Fierit srqarojnë se 32-vjecari Erjon Cjapi ka qëlluar për vdekje 27-vjecaren Rajmonda Sota, me të cilën dyshohet se ka pasur një lidhje dashurie si dhe “rivalin” e tij, 24-vjecarin Marsel Cani. Autori është shpallur tashmë në kërkim.

Policia sqaron se 32-vjecari nuk e ka “kapërdirë” dot lidhjen e 27-vjecares me një mashkull tjetër, duke ndërmarrë kështu edhe krimin e rëndë.

Ai ka qëllur me 3 plumba në drejtim të ish-të dashurës, e cila punonte si banakiere në lokalin e fshatit, e më pas ka derdhur plot 5 plumba mbi 24-vjecarin Cani.

Ekspertët deklarojnë se 32-vjecari disa orë para vrasjes kishte shkuar në lokal dhe kishte debater me 24-vjecarin, duke e akuzuar se i kishte marrë të dashurën.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Titulli: Lushnjë, ekzekutohen me armë zjarri një djalë dhe një vajzë

Qfare po ndodhe more ne Shqiperi ! nuk ka dite qe nuk vetevriten njerzit thuajse ' vrasje ne tradheti vrasje ne kafe ' burgmi per droge ........... Po 3 milon jeni sjeni 200 milon ti ndgjojm gjithe keto krime qo dite e eshte per te ardhur keq kur po ndegjoj se si e shohin dhe marrin te rit sot jeten. Sa lehet vendosin te ja marrin vetevetes jeten dhe te tjerve. Zoti i udhezoft vellezerit tone dhe motrat tona.
 
Back
Top