Lumit i fundit i egër në Europë, 30 shkencëtarë zbarkojnë në Shqipëri

! - !

Once upon a time...
Shiko fotografinë 1921181
30 shkencëtarë nga Austria, Shqipëria, Italia dhe Gjermania po studiojnë dy degët kryesore të Vjosës si dhe kanë bërë gati të gjitha të dhënat që do të përdoren për të kundërshtuar në gjykatë projektet e planifikuara të hidrocentraleve.


Këta shkencëtarë që prej datës 30 maj deri në 5 qershor kanë mbledhur të dhëna në dy degët e Vjosës në Shushice dhe Benc.

Gjatë kësaj jave kërkimore të organizuar dy shkencëtarët kryesorë prof Fritz Schiemer nga Vjena dhe homologu shqiptar prof Aleko Miho kishin qëllim të ndiqnin kërcënimin e hidrocentraleve në Vjosë që është ndalur momentalisht.


5 HEC-e jane planifikuar ne Shushice ndërsa Benca kërcënohet nga jo me pak se 8 HEC-e. Shkencëtarët shpjegojnë se për të mbrojtur Vjosën është jetike mbrojtja e degëve të saj, nëse shkatërroni degët e saj Vjosa do të shkatërrohet gjithashtu ashtu si trungu i një peme i cili vdes përfundimisht nëse pritni degët e saj ka thënë Schiemer.

E ndërsa prof Aleko Miho ka pohuar: “Ne ofrojmë edhe njëherë mbështetjen tonë për qeverinë e sapo zgjedhur ne mbrojtjen e rrjetit unike lumit Vjosa dhe krijimin e parkut kombëtarë të lumit të egër të Evropës.



Vjosa është lumi i fundit i madh i egër ne Evrope jashte Rusisë. Përgjatë rrjedhës së saj prej gati 279 km lumi rrjedh tërësisht i pandërprerë nga malet e Pindit ne detin Adriatik.


Sot.com.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top