“Lum” ankesash në burgje, qelitë kanë 691 persona mbi kapacitetin

Зngjεll

___________
Tirane –Speciale -Avokati i Popullit në Shqipëri verën se sistemi i burgjeve ndodhet në një gjendje të rënduar nga mbipopullimi. “Në fund të vitit 2008, në burgjet shqiptare ka pasur 4857 persona nga kapaciteti real i burgjeve që është 4166 persona”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit, dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë me objekt veprimtarinë e vitit 2008. Sipas këtij raporti, 691 persona mbi kapacitetin e burgjeve në Shqipëri, mbahen në qeli duke vështirësuar ndjeshëm kushtet e higjienës në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend. “Gjithësej kanë qenë 4875 persona të privuar nga liria, nga 4554 persona që ishin në fund të vitit 2007, pra 303 persona mëshumë”, vlerëson raporti. Sipas tij, gjatë inspektimeve dhe vizitave në këto institucione janë takuar personalisht 427 të dënuar apo të paraburgosur. Në 123 raste ankesat e të dënuarve janë bërë me shkrim. Në Shqipëri, nga njëri vit në tjetrin vjen duke u rritur dhe konsoliduar interesi i shtetit dhe publikut në drejtim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të burgosurve dhe të paraburgosurve. Edhe në vitin 2008 të burgosurve ju është ardhur në ndihmë nëpërmjet linjës telefonike që funksionon falas për ankesat e tyre. Edhe gjatë vitit 2008 ka patur ankesa nga të burgosurit se nuk janë lejuar nga administratat e burgjeve të marrin në telefon Avokatin e Popullit dhe se ju është penguar korrespondenca me Avokatin e Popullit. Prandaj, gjatë vitit 2008 Avokati Popullit në bashkëpunim me OSBE-në ka filluar një projekt për vendosjen e kutive postare në të gjitha burgjet dhe paraburgimet me qëllim për të ardhur në ndihmë të burgosurve dhe te paraburgosurve që të komunikojnë lirshëm me Avokatin e Popullit
Të ndarë sipas burgjeve, gjëndja e ankesave paraqitet si më poshtë:
1. Paraburgimi “Jordan Misja” Tiranë ankuar 10 persona
2. Paraburgimi “Mine Peza” Tiranë ankuar 5 persona
3. Burgu “Ali Demi” Tiranë ankuar 53 persona
4. Burgu i Lushnjës ankuar 15 persona
5. Burgu i Tepelenës ankuar 6 persona
6. Burgu i Burrelit ankuar 11 persona
7. Burgu i Vaqarrit ankuar 6 persona
8. Spitali burgjeve ankuar 5 persona
9. Burgu i Rrogozhinës ankuar 6 persona
10. Burgu i Lezhës ankuar 19 persona
11. Burgu i Krujës ankuar 21 persona
12. Burgu i Peqinit ankuar 78 persona
13. Paraburgimi Vlore ankuar 2 persona
14. Paraburgimi Durrës ankuar 1 persona
15. Paraburgimi Kukes ankuar 2 persona
16. Paraburgimi Sarande ankuar 2 persona
17. Paraburgimi Korçë ankuar 3 persona
18. Paraburgimi Tropojë ankuar 2 persona
19. Paraburgimi Berat ankuar 0 persona
20. Nga burgjet jashtë vëndit ankuar 12 persona
Por në këtë numër nuk janë përfshirë ankesat apo kërkesat me shkrim të familjarëve të burgosurve si dhe kërkesa të tjera që janë paraqitur nga drejtoritë e burgjeve, komisariatet e policisë në rrethe, punonjës të administratës së burgjeve dhe të policisë së burgjeve.
Të ndarë sipas gjinisë, në 108 raste kanë bërë ankesë burrat, në 12 raste gratë dhe në rastet e tjera ankesat apo kërkesat janë dërguar nga drejtoritë e burgjeve, komisariatet e policisë në rrethe apo familjarët e të burgosurve dhe të paraburgosurve./Lajmifundit/
 
Back
Top