Lulzim Basha zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike

xhebrail1

INTERIST
Pasi ka arritur majën e karrierës poltike, Basha si shef i opozitës ka përpara një sërë sfidash për partinë e tij, që doli me një humbje të thellë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Mesditën e së martës komisioni zgjedhor qendror në Partinë Demokratike e ka shpallur Lulzim Bashën si fitues të garës për postin e kryetarit të partisë. Ai fitoi bindshëm me afër 80 përqind të votave me rivalin e tij Sokol Olldashi në një proces, ku morën pjesë afër 40 përqind e anëtarësisë në të gjithë vendin.
Një ngritje e shpejtë në karrierë
39 vjeçar, aktivist rinor në Lëvizjen e Dhjetorit 1990 për përmbysjen e diktaturës komuniste, Lulzim Basha një pjesë të aktivitetit të tij e ka zhvilluar jashtë vendit. Gjatë viteve 90 ai ka kaluar periudhë studimesh në Holandë dhe më pas është punësuar në ekipet ekspertëve ndërkombëtarë në Kosovën e pasluftës.
Ai u afrua për kontribuar në PD në vitin 2005, si pjesë e një grupi inteletualësh të rinj, që punuan për programin e partisë në tentativën e rikthimit në pushtet pas 8 viteve në opozitë. Si anëtar i parlamentit në këtë periudhë të së djathtës në pushtet Lulzim Basha mori disa poste të rëndësishme në ekzekutiv. Fillimisht si ministër i transporteve dhe punëve publike, dy vjet më pas ministër i jashtëm dhe pas dy vjetësh emërohet ministër i brendshëm.
Në vitin 2011 Lulzim Basha fitoi garën për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës kundër Edi Ramës, që e kishte atë post prej 11 viteve. Rezultatin e ngushtë të votimeve për pushtetin lokal në Tiranë socialistët e përshkruajnë si të trukuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Si shef i opozitës tashmë Lulzim Basha është sërish në rivalitet të drejtëpërdrejtë me Edi Ramën, që në muajin shtator pritet të fillojë zyrtarisht detyrën e kryeminsitrit të Shqipërisë
.
0,,16968683_303,00.jpg
 
Titulli: Lulzim Basha zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike

Luli i vogel, te prift e mbara :)
 
Titulli: Lulzim Basha zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike

Hajt urime i ngjafsh Berishes lol
 
Titulli: Lulzim Basha zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike

Mire se erdhe djali i enver hoxhes .
 
Titulli: Lulzim Basha zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike

Kjo dihej qe do fitonte Luli vocerr :D
 
Titulli: Lulzim Basha zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike

Une do i thoja BIG LULI.
Nje send eshte i sigurt se ky tipi eshte i adhuruari i femrave.
Me shume ka me pas fansa ky se JOHNY DEEP hahhaaahah
 
eeeeeeeeee Johny Deep thote, na more xhebro se ska bukuri mekatare ky...Luli eshte si fytyre petull :P ..nuk eshte i shemtuar sigurisht po nuk eshte si ta them un..***y, hot...afashinant...interesant :P ncuq hic fare...te pakten shija ime nuk eshte ahahah :P
 
Rri mire ti se behen xheloze keto tjerat ti sje prioritet i demokrateve se ti je e zenme hahahhaaa..
 
hahahaah qenkan dhe demokrat dhe te ndershem....e pabesueshme :P
 
Titulli: Lulzim Basha zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike

Ngritja e Lulzim Bashes ne krye te PD, deshmon qe PD si parti ka arritur pjekurine e maturine e saj politike. Akti i doreheqjes se Dr. Berishes pas humbjes se zgjedhjeve nuk ishte thjeshte nje precedent historik politik, ishte nje standard per kete parti politike. Standardi eshte qe kryetari i partise gezon te drejten te drejtoje kete force politike ne opozite deri ne zgjedhjet e ardhshme elektorale. Nese i fiton zgjedhjet, kryetari i partise merr drejtimin e qeverise. Nese i humb zgjedhjet, jep doreheqjen dhe hap krahu per dike tjeter te marri drejtimin e partise. Nje kontrast i thelle ky mes PD dhe PS, ku per te 8 vjet socialistet mbajten ne krye te partise te njejtin njeri qe humbi 3 here ne zgjedhje.

Riardhja ne pushtet e PD eshte garantuar dhe e sigurt per aq kohe sa ne krye te qeverise do te jete nje majmun cirku si Edi Rama dhe ne krye te parlamentit nje njeri i korruptuar si Ilir Meta, qe te dy te skeduar si njerez me lidhje kriminale ne mbare kancelarite e botes. Por detyra e pare e Bashes ne detyren e re duhet te jete rindertimi i strukturave te Partise Demokratike. Kjo do te kerkoje si sjelljen e nje fryme te re ne kete parti ku anetaret nuk jane militante rrugesh por anetare me nje ze qe degjohen e respektohet nga drejtuesit. Do te kerkoje edhe afrimin e njerezve te rinj ne PD, sidomos nga rradhet e inteligjences se vendit. Eshte e lehte te afrosh njerez ne PD kur ne krye te qeverise eshte nje njeri qe perzuri me shkelma intelektualet me te nderuar socialiste vetem se keta kishin nje mendim ndryshe nga kryetari. Opozites se Bashes do ti bashkohen jo vetem demokratet tradicionale, por edhe rradha e gjate e socialisteve te zhgenjyer nga lidershipi e pazaret e Rames e Metes.

Suksese.
 
Sa bukur ke fol :) Me te vertet bindes :) :P
 
Back
Top