Burrel1924
Anëtar i Respektuar
Basha, ambasadorëve: Leka Zogu është ‘Naltmadhni’
TIRANE-Ministria e Punëve të Jashtme nuk e konsideron veten si një institucion të një Republike Parlamentare, por si organ të një Mbretërie . Në dikasterin e drejtuar nga Lulzim Basha, këshilltarit të tij të jashtëm, qytetarit Leka Zogu, i drejtohen zyrtarisht me titullin “Naltmadhnia e Tij”. Madje, Ministria e Jashtme, duke bërë edhe një gafë diplomatike, u kërkon të gjitha ambasadave të huaja në vendin tonë që në korrespondencat mes tyre, t’i drejtohen me të njëjtin titull Leka Zogut. Konkretisht, përmes një shkrese zyrtare që mban datën 6 tetor 2008, ky institucion u shkruan mes të tjerash përfaqësive diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare në Tiranë se, “emri i saktë i Këshilltarit të Ministrit të Punëve të Jashtme është N.T Leka II Zogu dhe lutet që në korrespondencat e ardhshme të mbahet parasysh nga ana juaj”.
Emërimi
Falë një marrëveshjeje politike të Partisë Demokratike me pretendentin e Fronit Mbretëror, Leka Zogu dhe Partinë e Legalitetit, rreth një vit e gjysmë më parë u ra dakord që djali i tij, Princi Leka, të marrë një post të rëndësishëm në administratë. Vetë Kryeministri Berisha i ofroi trashëgimtarit të fronit mbretëror se mund të zgjidhte çfarë pozicioni të donte. Dhe, Princi dinak nuk zgjodhi keq, por një vend në diplomacinë shqiptare, ku shpreson të ngjisë karrierën graduale. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, duke e prezantuar atë para zyrtarëve më të lartë të këtij institucioni, vuri në dukje se emërimi i Princit Leka në kabinetin e tij është pjesë e filozofisë së qeverisë shqiptare, si dhe e vendosmërisë së tij për të pranuar në administratën shtetërore kapacitetet më të mira të vendit, persona me aftësi të spikatura në pajtim me nevojat e shërbimit të jashtëm dhe kërkesave gjithnjë në rritje të diplomacisë shqiptare.