Lulëzimi i kazinove "made in Albania"

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Në Shqipëri funksionojnë më shumë se 1500 kazino. Një pjesë e mirë e tyre punojnë në të zezë dhe kryejnë evazion fiskal. Rritja së fundmi e taksave synon të çojë drejt falimentimit të një pjese të mirë të tyre.

Rritja e konsiderueshme e taksave për kazinotë dhe lojërat e fatit ndodhi para disa muajsh kur Parlamenti shqiptar miratoi një ligj të ri për to.

Burime nga Ministria e Financave pohojnë për Dث, se rritja e taksave ishte një mjet jo vetëm për të mbushur arkën e shtetit, por edhe për të sjellë falimentimin e disa prej kompanive të këtij biznesi, uljen e numrit të njerëzve që qindarkën e tyre të fundit e hedhin në ruletën e kazinosë. Në Shqipëri ka rreth 1500 kazino dhe lojëra fati një numër ky i konsiderueshëm në raport me popullsinë.

Kazinotë tërheqin njerëz me strese psikologjike dhe sociale
Sociologu, Kosta Bajraba, pedagog në Universitetin e Tiranës, thotë se Shqipëria kaloi një tranzicion të vështirë. Pas 20 vitesh tranzicion, shumë njerëz janë të dëshpëruar, pasi nuk kanë realizuar gjithë sa prisnin: punë, të ardhura, jetë më të mirë.

Papunësia e lartë dhe varfëria, nga pikëpamja sociologjike, krijon një lloj stresi psikologjik dhe social, që i çon ata drejt kërkimit të alternativave që mund t'i nxjerrin nga kjo situatë.

Një arsye tjetër është stresi që u krijohet nga situatat e ndezura politike që kanë karakterizuar rotacionin politik në këto 20 vite të fundit. Tranzicioni në Shqipëri ka prodhuar periudha tensioni dhe konflikti të lartë politik, që sjell tek njerëzit stres social, psikologjik të përditshëm. Dhe njerëzit kërkojnë të relaksohen duke iu drejtuar lojërave të fatit."

Industria e lojërave të fatit vepron në bazë të parimit kërkesë- ofertë. Numri i madh i kazinove, basteve i përgjigjet kërkesës se tregut. Por nga ana tjetër tregon se njerëzve që frekuentojnë lojërat e fatit u mungojnë alternativat e tjera, rrjeti i shërbimeve, mundësi të tjera argëtimi. Do të mjaftonte si ilustrim fakti që në Tiranë ka vetëm dy kinema dhe qindra kazino.

"Qeveria duhet të dekurajojë qytetarët që t'u drejtohen kazinove dhe lojërave të fatit duke iu ofruar njerëzve alternativa të tjera, që ata të mos kenë arsye të përfundojnë në rrjetin e kazinove dhe lojërave të fatit"- thotë sociologu Kosta Bajraba.
Industri parazitare, punë në të zezë

Industria e lojërave të fatit është për sociologun Bajraba, një industri që nuk kontribuon në progresin e shoqërisë. "ثshtë një industri parazitare. Jo thjesht se u merr paratë të varfërve dhe të dëshpëruarve, por dhe të pasurve pasi klientët e lojërave të fatit i përkasin një spektri të gjerë të shoqërisë, duke filluar nga niveli i shtresave të poshtme të shoqërisë: të varfrit, të dëshpëruarit, të papunët, të pashpresët , ata që nuk kanë vizion dhe nuk gjejnë alternativë deri tek shtresat më të larta të shoqërisë",- thotë ai.

Një pjesë e kësaj industrie punon në të zezë, nuk paguan taksat, dëmton konkurrencën e ndershme në treg. Fran Rica, drejtor i Departamentit të Luftës kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit sjell shifra që tregojnë një tendencë në rritje të evazionit fiskal. "Ka një rritje të ndjeshme të veprave penale që lidhen me zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në vitin 2009 pati 214 raste nga 113 në vitin 2008.

Vetëm gjatë një operacioni policor, strukturat e policisë së shtetit u sekuestruan rreth 400 ambiente që mbaheshin për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit. U sekuestruan sasi të mëdha të kompjuterëve që përdoreshin në mënyrë të paligjshme",- tregon Rica.

Zgjidhjen nga varësia e lojërave të fatit, sociologu Kosta Bajraba e sheh tek veprimi me dorë të hekurt i ligjit i shoqëruar me ofrimin për qytetarët te alternativave të shërbimit, të argëtimit dhe kalimit të kohës së lirë. Kështu do të vinte edhe zvogëlimi i kësaj industrie në Shqipëri. Ani Ruci
Shekulli
 
Titulli: Lulëzimi i kazinove "made in Albania"

Ku ka varferi ka bixhoz eshte e vertetuar me vite . Mos gaboj Berati mban rrekord per kaziona Sallone Bastesh etj etj
 
Titulli: Lulëzimi i kazinove "made in Albania"

Cdohere kam menduar dhe vazhdoj te mendoj se lojrat e bixhozit te pasurit i bejne vetem per snobizem dhe per te treguar se i takojne nje shtrese me te larte :26:...Keta me te varferit pastaj mund ti bejne me mendimin qe ashtu do pasurohen me lehte...Ves i keq gjithsesi.
 
Titulli: Lulëzimi i kazinove "made in Albania"

Shifra tronditëse, në Shqipëri funksionojnë më shumë se 1500 kazino


Ne Shqiperi funksionojne me shume se 1500 kazino. Nje pjese e mire e tyre punojne ne te zeze dhe kryejne evazion fiskal. Rritja se fundmi e taksave synon te çoje drejt falimentimit te nje pjese te mire te tyre. Rritja e konsiderueshme e taksave per kazinote dhe lojerat e fatit ndodhi para disa muajsh kur Parlamenti shqiptar miratoi nje ligj te ri per to. Burime nga Ministria e Financave pohojne per DW, se rritja e taksave ishte nje mjet jo vetem per te mbushur arken e shtetit, por edhe per te sjelle falimentimin e disa prej kompanive te ketij biznesi, uljen e numrit te njerezve qe qindarken e tyre te fundit e hedhin ne ruleten e kazinose. Ne Shqiperi ka rreth 1500 kazino dhe lojera fati nje numer ky i konsiderueshem ne raport me popullsine.

Kazinote terheqin njerez me strese psikologjike dhe sociale

Sociologu, Kosta Bajraba, pedagog ne Universitetin e Tiranes thote se Shqiperia kaloi nje tranzicion te veshtire. Pas 20 vitesh tranzicion shume njerez jane te deshperuar, pasi nuk kane realizuar gjithe sa prisnin: pune, te ardhura, jete me te mire. Papunesia e larte dhe varferia, nga pikepamja sociologjike, krijon nje lloj stresi psikologjik dhe social, qe i çon ata drejt kerkimit te alternativave qe mund t'i nxjerrin nga kjo situate. Nje arsye tjeter eshte stresi qe u krijohet nga situatat e ndezura politike qe kane karakterizuar rotacionin politik ne keto 20 vite te fundit. Tranzicioni ne Shqiperi ka prodhuar periudha tensioni dhe konflikti te larte politik, qe sjell tek njerezit stres social, psikologjik te perditshem. Dhe njerezit kerkojne te relaksohen duke iu drejtuar lojerave te fatit.”

Industria e lojerave te fatit

Industria e lojerave te fatit vepron ne baze te parimit kerkese- oferte. Numri i madh i kazinove, basteve i pergjigjet kerkeses se tregut. Por nga ana tjeter tregon se njerezve qe frekuentojne lojerat e fatit u mungojne alternativat e tjera, rrjeti i sherbimeve, mundesi te tjera argetimi. Do te mjaftonte si ilustrim fakti qe ne Tirane ka vetem dy kinema dhe qindra kazino. “Qeveria duhet te dekurajoje qytetaret qe t'u drejtohen kazinove dhe lojerave te fatit duke iu ofruar njerezve alternative te tjera, qe ata te mos kene arsye te perfundojne ne rrjetin e kazinove dhe lojerave te fatit” thote sociologu Kosta Bajraba.

Industri parazitare, pune ne te zeze

Industria e lojerave te fatit eshte per sociologun Bajraba, nje industri qe nuk kontribuon ne progresin e shoqerise. “eshte nje industri parazitare. Jo thjesht se u merr parate te varferve dhe te deshperuarve por dhe te pasurve pasi klientet e lojerave te fatit i perkasin nje spektri te gjere te shoqerise, duke filluar nga niveli i shtresave te poshtme te shoqerise: te varferite, te deshperuarit, te papunet, te pashpreset , ata qe nuk kane vizion dhe nuk gjejne alternative deri tek shtresat me te larta te shoqerise” thote ai.

Nje pjese e kesaj industrie punon ne te zeze, nuk paguan taksat, demton konkurrencen e ndershme ne treg. Fran Rica, drejtor i Departamentit te Luftes kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit sjell shifra qe tregojne nje tendence ne rritje te evazionit fiskal. “Ka nje rritje te ndjeshme te veprave penale qe lidhen me zhvillimin e paligjshem te lojerave te fatit. Ne vitin 2009 pati 214 raste nga 113 ne vitin 2008. Vetem gjate nje operacioni policor, strukturat e policise se shtetit u sekuestruan rreth 400 ambiente qe mbaheshin per zhvillimin e paligjshem te lojerave te fatit. U sekuestruan sasira te medha te kompjutereve qe perdoreshin ne menyre te paligjshme”. Zgjidhjen nga varesia e lojerave te fatit, sociologu Kosta Bajraba e sheh tek veprimi me dore te hekurt i ligjit i shoqeruar me ofrimin per qytetaret te alternativave te sherbimit, te argetimit dhe kalimit te kohes se lire. Keshtu do te vinte edhe zvogelimi i kesaj industrie ne Shqiperi.

Numri i kazinove

Ne Shqiperi funksionojne me shume se 1500 kazino. Nje pjese e mire e tyre punojne ne te zeze dhe kryejne evazion fiskal. Rritja se fundmi e taksave synon te çoje drejt falimentimit te nje pjese te mire te tyre.

Falimentimi

Rritja e konsiderueshme e taksave per kazinote dhe lojerat e fatit ndodhi para disa muajsh kur Parlamenti shqiptar miratoi nje ligj te ri per to. Burime nga Ministria e Financave pohojne per DW, se rritja e taksave ishte nje mjet jo vetem per te mbushur arken e shtetit, por edhe per te sjelle falimentimin e disa prej kompanive te ketij biznesi, uljen e numrit te njerezve qe qindarken e tyre te fundit e hedhin ne ruleten e kazinose.

Industri parazitare

Industria e lojerave te fatit eshte per sociologun Bajraba, nje industri qe nuk kontribuon ne progresin e shoqerise. “eshte nje industri parazitare. Jo thjesht se u merr parate te varferve dhe te deshperuarve por dhe te pasurve pasi klientet e lojerave te fatit i perkasin nje spektri te gjere te shoqerise, duke filluar nga niveli i shtresave te poshtme te shoqerise: te varferite, te deshperuarit, te papunet, te pashpreset , ata qe nuk kane vizion dhe nuk gjejne alternative deri tek shtresat me te larta te shoqerise” thote ai.

Puna ne te zeze

Nje pjese e kesaj industrie punon ne te zeze, nuk paguan taksat, demton konkurrencen e ndershme ne treg. Fran Rica, drejtor i Departamentit te Luftes kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit sjell shifra qe tregojne nje tendence ne rritje te evazionit fiskal. Shqiperia
 
Titulli: Lulëzimi i kazinove "made in Albania"

nuk me vjen qudi se katunaret shkojne edhe lejne lopen ne kazino se nuk kane qfare te lene hajt se gjame marrim nje kope dhe marrin nje shit
 
Back
Top