Lule djemtë e nënave!

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
56550.jpg

Nga: DRITAN HILA


Pesë Heronjtë e Vigut. Monumenti nën hijen e të cilit shkodranët kanë kaluar me vite të tëra dhe ka shërbyer si pikë takimi për mijëra prej tyre. Monumenti i pesë të rinjve që me origjinat e tyre përfaqësonin veriun e Shqipërisë në kompleksitetin e vet demografik social dhe fetar. Ahmet Haxhia, Naim Gjylbegu, Ndoc Mazi, Hydajet Lezha dhe Ndoc Deda. Pesë djem që pranuan të jepnin jetën vetëm për mos u korit prej kujt i kishte zënë pritë. Që pranuan të vdisnin, por mos turpëronin veten e mbi të gjitha atë çfarë përfaqësonin. Nëse ashtu të pestë siç mbahen mënd do ishin zhvendosur në kohë diku nga vitet ’68, do kishin qenë studentët që kërkuan që shoqëria të ishte më liberale dhe e lirë. Mbase do ishin fanatikë të festivalit të Woodstockut. Por ja që fati e desh të vdisnin diku mes maleve shqiptare, si mbartës të frymës që donte të ndryshonte dhe çonte vendin përpara. Monumenti i atyre pesë djelmoshave nuk i prishte punë kurrkujt, aq më pak shkodranëve që i kishin djem të qytetit të tyre apo adoptuar, ishin bërë aq familjarë sa i kishin futur në pikat e orientimit të qytetit të tyre. Nuk nervozonin askënd, pasi nuk kishin bërë keq në të gjallë të tyre. Të vetmit që sikletosnin, ishte kush në Luftën e Dytë të përbotshme u bë palë me pushtuesin. Ndër ta dhe Jozefina Topallit, e cila meqë ka marrë tagrat e përfaqësueses së Shkodrës dhe historisë së saj, do ndihet e turpëruar se në vitet kur bota mbarë u çua dhe luftoi bishën e zezë, paraardhësit e saj, ngroheshin pranë zjarrit. Kur pesë djemtë që përfaqësonin unitetin e shqiptarëve si katolikë e myslimanë, qytetarë e malësorë, përpiqeshin ta nxirrnin shoqërinë shqiptare nga letargjia, paraardhësit e saj bënin llogje tek Kafja e Madhe. Si njëqind e tridhjetë e katër vjet më parë, stërgjyshi i saj llomotiste e shante luftëtarët e Lidhjes së Prizrenit, pse i kishin vrarë ortakun e tij, spiun i otomanëve, dhe që me luftën e tyre për mbrojtjen e trojeve shqiptare po i prishnin tregtinë e leshit. Pesë djemtë që i lidhi bashkë Vigu , ku lanë jetët, bënte të ndihej me turp Sali Berisha , sa herë kalonte atyre anëve, pasi i rikujtonte që kur bota po ndryshonte dhe ishte koha që vendi të merrte një vendim, paraardhësit e tij kishin zgjedhur të shihnin tymin e oxhakut. Dhe së bashku me kanakaren e tij, i vranë për herë të dytë këta djem, duke i hequr nga sheshi i qytetit dhe çuar në fushën e plehrave. Duke menduar se me këtë gjest, i poshtëruan pas vdekjes. Por nuk bënë më shumë se vunë në pah burracakërinë e tyre dhe të asaj çka përfaqësojnë.
Manush Alimani, ishte një tjetër shkodran i vrarë në moshë të re. “Nëse më kapin – u kish thënë shokëve të vet – ndërroni bazat, se nuk muj me ju ba ball torturave, e ndruj se dekonspiroj”. Jo vetëm që nuk tregoi shokët, por vdiq nën tortura pa e hapur gojën. Dhe dora që e torturonte ishte ajo e Gestapos, emrit të frikshëm që dridhte Europën. E vranë atëherë kur jeta realisht fillon.
Nazmi Rushiti nga Dibra, ishte tjetër djalë që edukoi Shkodra. Vuante nga zemra dhe kjo e bëri të binte në dorë të italianëve, pas atentatit që i bëri Stavri Jahos, komandant karabinierie i zonës dhe me siguri luftëtar nacionalist sipas standarteve të sotme. Nazmiu vdiq në tortura. I prishën bustin në qendër të Peshkopisë, pas gjashtëdhjetë vjetëve. Hajdar Dushi, djalë Kosove i shkolluar në të bekuarën Shkodër, dhe firmëtar i Konferencës së Bujanit që do bashkonte Kosovën me Shqipërinë. Njohës i anglishtes, italishtes, gjermanishtes dhe turqishtes. Ishte njëzet e tetë vjeç kur e vranë në Kalanë e Dodës. Dalip Ndreu, djalë Dibre, që komandonte Divizionin e Parë Partizan, i cili kaloi Shkumbinin për të vazhduar luftën çlirimtare kundër pushtuesit në veri; për të treguar që Shqipëria është një dhe e pandashme; për të mos lejuar sojin e Biçakëve, Kryezinjve, Devëve e sorollopin e tyre që ta ndanin Shqipërinë në krahina e principata; që vendi në mes të Europës mos ngjante me rezervat ku aplikohej dhe tribalizmi parahistorik. Djemtë e Tropojës, krahina që në luftën e dytë i dha më shumë partizanë e Heronj Populli Shqipërisë, se çdo krahinë e veriut, së bashku me Emin Duraku e Vasil Shanto; Jordan Misja e Asim Vokshi; Tuk Jakova e Branko Kadia. Ishin këta djem e vajza me shokët e tyre që vazhduan luftën deri në Vishegrad, si kontribut për çlirimin e Kosovës; si kontribut për luftë ndaj mostrës që donte të shfaroste njerëzinë; si dëshmi se një Shqipëri e re, e përfaqësuar nga kjo djalëri po lindte. Së bashku me vëllezërit e tyre nga jugu i Shqipërisë, përfaqësonin njerëzit më idealist që nacionalizmi i këtij vendi kishte dhënë në vite. Kjo lule djemsh janë heronjtë e veriut dhe Kosovës, dhe jo vrasësit e tyre për të cilët kjo betejë e vlerave të njerëzimit kundër monstrës fashiste, ishte një rast për të shitur lëkurën sa më shtrenjtë tek blerësi më i parë.
Shqipëria la në fushën e betejës mbi katër mijë luftëtarë dhe bashkë me civilët janë 28 mijë jetë që humbën. Ishte një kontribut për frymë popullsie më i madh se i Italisë, Francës, Anglisë, SHBA apo Holandës e Belgjikës. ثshtë i njohur nga fuqitë fituese. Kush përpiqet ta ndërrojë këtë fakt të njohur botërisht, nuk bën gjë tjetër veçse një shërbim qarqeve antishqiptare. Aq më pak Kryeministrit, nuk ka të drejtë të rishikojë historinë, pasi është aty për të administruar të tashmen e vendit, dhe jo të analizojë të shkuarën. ثshtë për të mbrojtur çka thonë historianët dhe jo për t’iu dhënë mënd, pasi kjo quhet autoritarizëm. ثshtë për të siguruar unitetin e popullit dhe jo të hedhë tezat e ndarjes jug-veri, që askush nuk i ka përmendur, por kërkush si ai nuk po përpiqet ta ngjallë për hir të interesave meskine të pushtetit personal, pasi quhet përçarje. ثshtë për të nxitur dashurinë ndaj sho-shoqit, dhe jo për të vrarë në kohë paqeje njerëzit e një gjaku si më 21 janar, apo të ngjallë urrejtjen e të vdesë gjysmën e vendit që quhet opozitë, pasi quhet vëllavrasje.
Në rikujtimin e njëqindvjetorit të Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran, një vend i pamohueshëm u takon dëshmorëve të veriut. Asnjë përpjekje e Kryeministrit të vendit nuk mund ti heqë, errësojë apo zëvendësojë. Kush u mundua në të gjallë ta ndajnë vendin në jug e veri, dhe u mund në fushën e betejës nga lulja e kombit, nuk mundet të fitojnë me dorën e Sali Berishës. Pasi askush nuk mund të përdhosë idealet dhe jetën e njerëzve që vendin e nderit e kanë merituar duke dhënë jetën, rininë dhe pasurinë, pa kërkuar asgjë në këmbim.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
 
Titulli: Lule djemtë e nënave!

Dhane jeten e tyre per atdhe, e sot busti i tyre eshte mes plehrave,e ne vend te tyre eshte vendosur nje shatervan qe as uj nuk nxjerr, shum e padrejt...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top