Lugina, Veriu i Kosovës dhe Maqedonia - vatra të krizës

Arfenilla

Themelues i Forumit
Maqedonia, veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës konsiderohen akoma si vatra të krizës, sipas barometrit gjerman “Conflict Heidelberg”.



Sipas këtij hulumtimi të kryer nga Instituti për Kërkime të Konflikteve në Heidelberg (“(Institut für Politische Wissenschaft der Universitنt Heidelberg)”), vëmendja përqendrohet edhe në Ballkan por edhe në vendet e tjera të globit, transmeton portali “Presheva Jonë”.

Kur është fjala për konfliktin “Kosovë-Serbi”, analistët kanë vlerësuar se kjo çështje është ‘e ngrirë’, ndryshe nga kriza në Maqedoni, ku mosmarrëveshjet e pushtetit me shqiptarët kanë tendencë të rritjes.

Gjithashtu kriza Serbi-Kosovë tregohet në raport si një konflikt midis “autoriteteve të Kosovës me autoritetet serbe dhe të pakicës serbe në Kosovë, i cili mbetet “i dhunshëm.”

Sipas këtij barometrit gjerman për konflikte në kapitullin për Evropën konfliktet janë me intensitet të shtuar, sipas në Ballkan ku pas krizave mes Kosovës-Serbisë dhe Maqedonisë vatër e krizës parashihet edhe ajo në Serbinë Jugore, në rajonin e banuar kryesisht me shqiptarë, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Mosmarrëveshja për monumentin shqiptar (UاPMB) në qytetin jugor serb të Preshevës të banuar me shumicë shqiptare, mund të shkaktojë një konflikt të armatosur në mes të serbëve dhe shqiptarëve. Rreth 80 000 shqiptarët etnik në jug të Serbisë janë shumicë lokale, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Monumenti i larguar në Preshevë që përkujton luftëtarët e rënë të Ushtrisë اlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UاPMB) ka ngritur edhe më tensionet në rajon. Me këtë rast, shqiptarët duan të thyejnë të gjitha kontaktet me Beogradin, ka pohuar kryetari Preshevës Ragmi Mustafa.

Krizë tjetër në Serbi përmendet ajo ndërmjet autoriteteve në Beograd dhe atyre të Vojvodinës, e cila mund të thellohet nga debati i vazhdueshëm rreth autonomisë. Vlerësime të njëjta jepen dhe për kriza para shpërthimit edhe mes Serbisë dhe Sanxhakut edhe atë për dy shkaqe, një me vehabistët, dhe së dyti në lidhje me sanxhkalinjtë lokal, të cilët kërkojnë autonomi më të madhe.

Pas krizës në Kaukaz, instituti gjerman parasheh si krizën “më të vështirë” në Evropë, mundësinë e konfliktit të pushtetit me opozitën në Rusi, pastaj krizën në mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, dhe po ashtu në Rumani ndërmjet pozitës dhe opozitës. Po ashtu ky institut parash se mund të ketë konflikte të dhunshme, të cilat janë të shtytura kryesisht nga konfliktet e pazgjidhura, si kërkesat për autonomi dhe shkëputje. Sipas këtij instituti, numri i konflikteve dhe krizave në botë vitin që lamë pas është ngritur për nëntë.ina
. vazhdon
 
Back
Top